• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Berisha akuza Ramës nga Tropoja: Shqipërinë po e qeveris një argat i Vuçiçit

12:26 : 04/05/2025
në Lajmet e Dites

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Tropojë, ka hedhur akuza ndaj Edi Ramës, se e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë.

Berisha u shpreh se, Partia Demokratike është një forcë politike tradicionale që beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja.

‘Ne, vijmë sot këtu tek ju, si një forcë politike tradicionale e lidhur që vlerëson dhe beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja, është trashëgimia më e virtytshme që kemi ne shqiptarët. Trashëgimia jonë është morali, virtyti.

Tradita jonë është atdhedashuria’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Lexo edhe:

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

Të dashur banorë të rrethit të Malësisë së Gjakovës. Një përshëndetje vëllazërore të gjithë ju që jeni në këtë shesh, po të gjithë banorëve të këtij rrethi, kudo që ndodhen sot në Tropojë, në Shqipëri, jashtë vendit.

Një mirënjohje të pakufishme, të pafundme për ju për, për mbështetjen e jashtëzakonshme që keni dëshmuar këto 32 vite për PD, për Sali Berishën, për Azem Hajdarin, për kauzën e drejtë.

I dashur Flamur Hoxha, drejtues politik i qarkut të Kukësit për PD-ASHM.

I dashur Fatmir Mediu, kryetar i PR, aleat i çmuar kryesor i PD, që nga themelimi gjer sot.

I dashur Phil, me mirënjohje të madhe ju falënderoj për praninë tuaj sot këtu.

Të dashur kandidatë për deputetë në Kuvendin e Shqipërinë për qarkun e Kukësit. Nderimin tim më të madh për ju, vlerësimin më të madh. Jeni krenaria e qarkut të Kukësit, Tropojës, Hasit, Kukësit dhe mbarë Shqipërisë.

Miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore. Madhështore nga natyra, madhështore nga historia, madhështore nga shpirti dhe zemra e banorëve të saj. Edhe një herë, edhe njëmijë herë dua të theksoj se, nuk do të zgjidhja kurrë po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës.

Por, miqtë e mi, unë vij sot në Tropojën madhështore në një kohë kur, madhështia e Shqipërisë, madhështia e Tropojës ka bjerrur këto 12 vite, si rrallë ndonjëherë në historinë e saj. Vij sot, kur këtë tokë të bekuar me pasuri nga më të mëdha e braktisin çdo muaj djem dhe vajzat e saj, kështu braktisin dhe Shqipërinë.

Vij sot në Tropojë, kur pasuritë e saj nuk janë pasuri të banorëve të Tropojës. Kur taksat e tyre nuk shkojnë për rrogat dhe pensionet e tyre, për një jetë më të mirë për ta. Vij sot, kur vendi qeveriset nga konglomeratë të pushtetit me krimin.

Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, është vendi i njerëzve atdhetarë. Por, vij sot tek ju, kur në Tiranë qeveris një person, një njeri, që bota e ka quajtur kryeministri më i mirë i Serbisë, pas Pashiqit. Pra, qeveris Shqipërinë dhe Tropojën një argat i Aleksandër Vuçiçit.

Ndaj dhe, ne vijmë tek ju me një projekt të ri. Me një projekt me të cilin duam, këtë madhështi të bjerrur, ta rikthejmë në madhështinë e saj.

Duam që, Tropoja dhe Shqipëria, banorët të Tropojës dhe mbarë Shqipërisë të jetojnë të lirë, me dinjitet, të mëkëmben çdo vit e më shumë. Pasuritë e tyre të kthehen në të mia për familjet, për qytetarët e Topojës dhe të Shqipërisë.

Ne, vijmë sot këtu tek ju, si një forcë politike tradicionale e lidhur që vlerëson dhe beson në traditën tonë, dhe tradita jonë është familja, është trashëgimia më e virtytshme që kemi ne shqiptarët. Trashëgimia jonë është morali, virtyti.

Tradita jonë është atdhedashuria

Etiketa: Alekasandër VuçiçBerishaRamaShqiperiatropoja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
BOTA

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

08:20 : 18/09/2025
Para

"Ministret stolisen sikur janë princesha"/ Berisha: Ne do t'iu rikthejmë shqiptarëve dinjitetin

TË GJITHA

Zjarr masiv në fshatin Poro të Vlorës, rrezikohet përhapja

20:41 : 18/09/2025

Financial Times: SHBA do t’i shesë Ukrainës 33 mijë dronë me Inteligjencë Artificiale

20:29 : 18/09/2025

Intervista e parë e Papa Leonit XIV: Gjenocid në Gaza? Selia e Shenjtë për momentin nuk shprehet

20:27 : 18/09/2025

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025

Trafiku i armëve nga Kosova në Tiranë, dosja shkon në SPAK me 9 persona të arrestuar

20:00 : 18/09/2025

Lefter Maliqi: Ilir Meta po mbahet në burg politikisht, i bëjnë kontrolle sikur të ishte kriminel

19:46 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com