• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

S’mund të fitonte i paracaktuari? Sako e Durrësit anulon tenderin 300 mijë euro të kanaleve Rrushkull

13:20 : 03/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Bashkia e Durrësit ka anuluar tenderin me vlerë mbi 300 mijë euro për “Ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve Rrushkull”, pasi ka skualifikuar të gjithë kompanitë pjesëmarrëse, plot 20 të tilla.

Një situatë, në dukje absurde, që krijon dyshimet se ndonjë prej kompanive të paracaktuara nga administrata e Emirjana Sakos për të fituar këtë procedurë nuk ka pasur shanse për t’u shpallur e suksesshme.

Këtë fundjavë, Bashkia e Durrësit ka shpallur në portalin e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP) njoftimin për anulimin e procedurës me fond limit 32.9 milionë lekë të reja. Sipas njoftimit të shkurtër, arsyeja e anulimit është: “Në procedurat me një fazë nuk është dorëzuar asnjë ofertë e përshtatshme”.

Në foto: Njoftimi për anulimin e tenderit nga Bashkia Durrës

Për momentin, Bashkia e Emirjana Sakos nuk jep të dhëna se sa është numri i pjesëmarrësve dhe për cilat arsye janë skualifikuar të gjithë.

Lexo edhe:

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

“Boldnews.al” ka mësuar se në këtë procedurë kanë marrë pjesë 20 operatorë ekonomikë. Ofertat e paraqitura prej tyre variojnë nga 20.4 milionë lekë deri tek 30.2 milionë lekë të reja. Nuk rezulton asnjë prej konkurentëve që të mos ketë paraqitur ofertë ekonomike.

Këto të dhëna dëshmojnë se tenderi për ndërtimin e kanalizimeve të Rrushkullit ka pasur një garë reale dhe të fortë.

Por, diçka duhet të ketë ndodhur brenda Bashkisë së Durrësit. Duket se stafi i Bashkisë duhet të ketë pasur “dëshirë” që fitues të ketë qenë njeri prej operatorëve pjesëmarrës. Në pamundësi që ky “i paracaktuar” të fitonte këtë garë, atëherë administrata mund të ketë vendosur që të anulojë tërësisht procedurën.

Në foto: Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako

Gjithësesi, ky skenar për momentin është hipotetik. Kjo lloj skeme mund të marrë një lloj konfirmimi, nëse operatorët e skualifikuar të ndjekin rrugën administrative të ankimit.

Tenderi me vlerë mbi 300 mijë euro u shpall në 4 Prill 2025 dhe Bashkia e Durrësit caktoi afat 2-javor për dorëzimin e ofertave nga ana e kompanive të interesuara.

Sipas dokumentave zyrtare, kjo procedurë po zhvillohet referuar problematikave të shkaktuara nga fenomeni i daljes së ujërave të ndotura në sipërfaqe në rrugët kryesore të zonës, si dhe shqetësimeve të herëpasherëshme të banorëve të kësaj zone për pasojat e këtij fenomeni për shkak të dëmtimeve dhe mungesa e tyre.

Këto problematika shkaktojnë përmbytje në ditët me rreshje të shumta atmosferike, duke sjellë shqetësime jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për qarkullimin e mjeteve, si dhe në faktin që pjesa e parë e kolektorit kryesor të ujërave të ndotura kalon nëpër disa shtëpia private, duke krijuar kështu shqetësime jo vetëm për qytetarët, por edhe mosfunksionim të mirë kanalizimeve.

Etiketa: 300 mije euroBashkiaBashkia e DurrësitDurresEmiriana Sakoi paracaktuarRrushkulltenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

09:02 : 27/07/2026
AKTUALITET

Mbushte makinën me naftë dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

12:42 : 26/07/2026
AKTUALITET

Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës

08:12 : 26/07/2026
AKTUALITET

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:56 : 25/07/2026
AKTUALITET

Përfshihet nga flakët magazina në Durrës

11:00 : 25/07/2026
AKTUALITET

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026
Para

Gaztorë dhe gazetarë

TË GJITHA

Doganierët grekë pezullojnë punën në 4 pika kalimi kufitare me Shqipërinë

09:23 : 27/07/2026
Screenshot

Nga Londra në Mesdhe: Kroçera e orgjive për gra biznesmene

09:12 : 27/07/2026

Protesta/ Policia ‘gardh’ para Parlamentit, nuk lejon qytetarët të kalojnë

09:08 : 27/07/2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

09:02 : 27/07/2026

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026

Raporti/ Zbulohet roli i mjekëve në skemën e vjedhjes mln euro nga “CFO Pharma”, prokuroria hesht

08:40 : 27/07/2026

Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit

08:14 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş