• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para zyrës së Ballukut: Po na vjedhin ujin!

11:41 : 02/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Banorët e Kaçinarit të Rrëshenit e kanë zhvendosur ditën e sotme protestën para godinës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, ku kundërshtojnë ndërtimin e HEC-it në këtë zonë, nga koncensionari “Shpërdhaza-Energji”.

Banorët pretendojnë se projekti është duke u zbatuar mbi bazë dokumentacionesh të dyshuara si të falsifikuara, shoqëria koncesionare nuk ka leje mjedisore të vlefshme dhe nuk ka dakordësinë publike të komunitetit.

Gjithashtu, ata pretendojnë se zbatimi i projektit është duke u bërë me presione të paligjshme ndaj banorëve dhe me përdorim të mjeteve të rënda ndërtimore, duke rrezikuar sigurinë publike dhe shëndetin e njerëzve.

Gjatë tubimit të sotëm, banorët e Kaçinarit hodhën thirrje se “Uji është jetë, mos na thaj shpirtin” dhe “Jo dorë e zezë mbi Mirditën e bardhë”.

Ata kërkojnë që të ndalohet projekti, teksa u bënë thirrje edhe organeve kompetente për të hetuar.

Lexo edhe:

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

“Ata duan të na vjedhin ujin, pasurinë më të çmuar të njeriut. Nuk kemi asnjë lloj informacioni. Banorët nuk u vunë në dijeni për lejen që është e paligjshme. Organet kompetente të hetojnë, është në shkelje të ligjit. Të ndalohet ky projekt dhe ndërtimi i HEC, kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet”, thanë mes të tjerash organzatorët e protestës dhe banorët e Kaçinarit.

Një prej tyre kërkoi që ministrja Belinda Balluku të dalë dhe t’u japë fjalën që projekti të pezullohet.

“I bëj thirrje ministres, zonja Balluku, të dalë këtu dhe të na japë fjalën që do pezullojë punimet për katër HEC-et në Kaçinar. Në mungesë të saj, të dalin zëvendësministrat, drejtori i koncesioneve që monitoron këto hidrocentrale që po u pijnë gjakun njerëzve në Kaçinar.” tha një nga protestuesit.

Banorët kërkuan që punimet të pezullohen deri në një vendim të qartë të drejtësisë, duke theksuar se nuk do të ndalen derisa të mbrojnë të drejtën për ujin dhe mjedisin e tyre.

“Mbase kujtohet ministrja t’i dalë gjumi dhe të dalë para këtyre banorëve.  Ne kemi një peticion që do t’i paraqitet ministres dhe kryeministrit”, u shpreh një tjetër protestues.

VIDEO/ Makineritë e HEC-eve kthehen në Kaçinar të Mirditës nën rojen policore

Etiketa: belinda ballukuHECkacinarmirditeprojektiprotesteShpërdhaza-Energji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inxhinieri grek dëshmon 2 ditë në SPAK, si e fitoi tek Balluku mbikqyrjen e punimeve të tunelit të Llogarasë

21:04 : 08/11/2025
AKTUALITET

Balluku e pandehur, Kryemadhi: Flitet që është garipe, në SMS doli që nuk e rr*an për Ramën

18:41 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Tjetër dëshmi për korrupsionin e Ballukut”, Bardhi: Përcaktoi edhe nënkontraktorët e punimeve në Aeroportin e Vlorës

16:27 : 08/11/2025
AKTUALITET

Nga Spaçi në Marinzë, punonjësit e nëntokës në protestë për siguri dhe dinjitet

11:14 : 08/11/2025
AKTUALITET

Zbardhet skema e Ballukut: kompania me dy bilance që fshehu milionat e Tunelit të Llogarasë

22:06 : 07/11/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Dëshmia e Pacollit zbulon ‘kokën e korrupsionit’! Provë unike për SPAK-un

18:18 : 07/11/2025
Para

Denoncimi në SPAK, Vokshi: PS po keqpërdor administratën publike

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com