• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja në Vlorë me porosi nga Dubai? Del FOTO e tropojanit të ndaluar me Roan Brahimin

11:14 : 01/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Eris Mehmetaj është i vetmi person i ndaluar deri më tani për atentatin e regjistruar mëngjesin e të dielës në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorë, ku u ekzekutua pranë banesës së tij 58-vjeçari Renato Hoxhaj.

Ai është ndaluar nga uniformat blu në Tiranë, pas identifikimit nga Policia e Vlorës të automjetit me të cilin ka lëvizur vrasësi ditën e krimit. Nga hetimi ka rezultuar se Mehmetaj ia ka dhënë automjetin para krimit autorit, teksa mjetit më pas i ishin ndërruar edhe targat.

Eris Mehmetaj i është sekuestruar edhe celulari, nga i cili grupi hetimor beson se do të marrë të dhëna që mund ta ndihmojnë për zbardhjen e vrasjes së Renato Hoxhajt.

Ai është me origjinë nga Tropoja, teksa pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Dubai, ku reklamonte një jetë luksi në rrjetet sociale. Eris Mehmetaj njihet edhe si një mik Roan Brahimit alias Sidorel Prendit, i ekzekutuar në Maj të vitit të kaluar në Athinë, i cili strehohej në Dubai, teksa muajin e kluar i ekzektuan edhe të atin, Gjovalin Prendi në Lezhë.

Së fundmi ka dalë në media edhe një foto e Eris Mehmtajt me të ndjerin Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, ku shfaqen krah njëri-tjetrit.

Lexo edhe:

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gjykata e le në burg, akuzohet dhe për drogë

Në foto: Roan Brahimi alias Sidorel Prendi dhe Eris Mehmetaj

Vrasësi i Renato Hoxhajt është filmuar nga një kamer sigurie ranë vendit ku ndodhi atentati, ku ai  shfaqet në momentin kur shkon mes rrugicave për të kryer krimin dhe momenti kur largohet sërish në të njëjtën rrugicë, teksa është i maskuar me kapele, maskë dhe doreza. Dyshohet se pasi ka kryer vrasjen e Renato Hoxhajt, ai është larguar drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

Grupi hetimor dyshon se vrasja e 58-vjeçarit është porositur nga Dubai, nga një grup kriminal nga Vlora, nën dyshimet se ai mund të ketë qenë informator për grupin kundërshtar.

Mediat raportojnë se viktima Renato Hoxhaj ka qenë komshi me Sokol Sinomatin, i njohur me nofkën “Buzëderri”, një prej personazheve më të njohur të krimit në Vlorë. Raportohet se 58-vjeçari ka qenë edhe roje i banesës së Sinomatit në lagjen “Hajro Çakërri”.

Një vit më parë Sokol Sinomatit i vranë të birin, Gëzim Sinomati me snajper, një atentat që u pasua nga ngjarje të tjera kriminale në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë.

Renato Hoxhaj tani punonte si roje në një pallat, teksa u ekzekutua pranë banesës së tij, kur po kthehej në orët e para të mëngjesit të së dielës. Mbi Renato Hoxhajn autori qëlloi katër herë me armë zjarri pistoletë, ku 58-vjeçari mori dy plumba në trup dhe dy në kokë. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori ka hyrë nga një rrugicë pas pallatit ku 58-vjeçari punonte, duke i dalë këtij të fundit përballë dhe më pas është larguar përsëri në rrugica.

Renato Hoxhaj jetonte i vetëm në shtëpi, teksa prej dy vitesh bashkëjetonte me një grua të komunitetit rom. Ai ishte babai i dy fëmijëve të rritur. Gruaja e tij e parë jetonte në Itali dhe shpesh fëmijët vinin për ta takuar.

Etiketa: DubaiEris MehmetajRenato HoxhajRoan BrahimiSidorel Prendivlorevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

13:06 : 18/10/2025
AKTUALITET

Vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj “kyç gojën”, gjykata e le në burg, akuzohet dhe për drogë

11:16 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

08:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Policët flenë, hajdutët bëjnë kërdinë në një fshat të Vlorës! Vidhen 50 stalla

22:43 : 17/10/2025
AKTUALITET

Autori u vetëdorëzua/ ‘La Repubblica’: Dyshohet se vrasja e Edoardo Sarchit është e porositur

11:21 : 17/10/2025
AKTUALITET

Moti i keq pezullon aktivitetin detar në Vlorë

10:40 : 17/10/2025
Para
Screenshot

1 Maji/ Qori: Punëtorët shqiptar nëpërkëmben se kanë një kryeministër që punon për oligarkët

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com