• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

19:01 : 01/05/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu, vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve dhe mbështetësve të partisë, Meta bën thirrje për një mobilizim të gjerë kundër asaj që ai e quan “sekti i pabesë” dhe “regjimi kleptokratik” që sipas tij ka shpopulluar vendin dhe ka abuzuar me fondet publike përmes skandaleve si ai i inceneratorëve.

Duke e cilësuar këtë si një betejë ekzistenciale për kombin shqiptar, Meta thekson rëndësinë e votës për të sjellë rotacion politik dhe për të garantuar një të ardhme më të mirë për familjet, të rinjtë dhe pensionistët. Ai premton mbështetje të menjëhershme ekonomike për qytetarët dhe një klimë të re miqësore për biznesin dhe sipërmarrjen.

Meta e mbyll mesazhin me fjalët e poetit Havzi Nela, “O Liri, o vdekje”, duke e konsideruar 11 majin si një moment historik për bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të Kushtetutës dhe të së ardhmes europiane të vendit.


Audio-mesazhi i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta:

Lexo edhe:

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Të dashur qytetarë, shok dhe miq në tërë Shqipërinë dhe anembanë botës,

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Edhe 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 Majit kur shqiptarët si kurrë më parë do të bashkohen në kutitë e votimit për të dërrmuar sektin më të pabesë që shpopulloi vendin tonë qëllimisht.

Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë por që me lekët e vjedhura nga ju fabrikon sondazhe të rreme për të dekurajuar frymën e madhe dhe të pandalshme të ndryshimit.

Katër vite më parë rezultati i zgjedhjeve ishte i trukuar ende pa filluar fushata dhe arbitrat tip McGonigal ishin blerë siç u provua botërisht.

Tani kjo është një betejë e vërtetë dhe është një betejë për të garantuar ekzistencën e kombit tonë dhe mbrojtjen e familjes shqiptare nga sekti më i rrezikshëm në botë i “Prindit 1 dhe Prindit 2”.

Është një betejë për të shpëtuar gjysmën e fëmijëve të shqiptarëve që nuk ushqehen dot tre herë në ditë. Jo vetëm kaq, por për t’i mbrojtur fëmijët e të gjithë shqiptarëve edhe nga abuzimi siç bën paturpësisht dhe publikisht Kreu i Organizatës Kriminale edhe në këtë fushatë.

Ndaj programi ynë është programi që mbështet menjëherë çdo familje shqiptare dhe çdo pensionist, që në 100 ditët e para të qeverisjes.

Me ne, investitor strategjik është qytetari shqiptar, është çdo fermer shqiptar dhe çdo sipërmarrës shqiptar dhe Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajonin tonë.

Më 11 Maj me votën tonë arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit dhe sipëmarrjes dhe çelim një perspektivë fantastike duke garantuar klimën më miqësore ndaj biznesit, duke rikthyer lirinë ekonomike për t’u dhënë oksigjen të gjithëve dhe për të nxjerrë nga intubimi i regjimit një popull të tërë plot aftësi dhe energji të ndrydhura nga ky regjim represiv dhe kleptokratik.

Partia e Lirisë ka një rol historik për të luajtur më 11 Maj dhe për të kontribuar për rotacionin më të rëndësishëm që nga 22 Marsi 1992.

Sot unë firmosa letrën e 4 mijë në këtë fushatë të pazakontë dhe çdo minutë tani, për mua por edhe për të gjithë ju, merr vlerën e orës, çdo orë merr vlerën e ditës dhe çdo ditë deri më 11 Maj merr vlerën e viteve dhe të dekadave që vijnë për të garantuar Shqipërinë e shqiptarëve të lirë, krenarë, të begatë dhe zotër në vendit e tyre duke hedhur në Lanë regjimin e kukullës së Sorosit që shpopulloi Shqipërinë dhe e shndërroi vendin tonë në një federatë bandash dhe kartalesh.

Me fjalët e poetit të pavdekshëm, Havzi Nelës “O Liri, o vdekje” dhe me programin tonë shpëtimtar për çdo pensionist, për çdo familje shqiptare, për të rinjtë dhe për të rejat tona të vrapojmë drejt fitores së 11 Majit, që do t’i bashkojë shqiptarët si kurrë më parë rreth interesit kombëtar dhe interesit publik, rreth Kushtetutës dhe së ardhmes europiane.

Etiketa: 11 MajiEdi RamaIlir MetaPartia e LiriseqeveriaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025
AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
Para

Koka: Rezoluta e PPE dramatike! Censurimi nga mediat kombëtare çmenduri

TË GJITHA

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025

Zbardhet përmbajtja e letrës së Melania Trump për Putinin në Alaskë

16:38 : 17/08/2025

Të shtëna me armë në restorant në Nju Jork, tre të vdekur dhe tetë të plagosur

16:16 : 17/08/2025

Trump paralajmëron zhvillime të rëndësishme me Rusinë pas takimit me Putinin

16:02 : 17/08/2025

Transportonte mallra të kontrabanduara nga Greqia, kapet 57-vjeçari në Kapshticë

15:49 : 17/08/2025

Drejtonin motomjetet në gjendje të dehur, arrestohen 3 të rinj në Shëngjin

15:36 : 17/08/2025

Emri/ Zbulohet oligarku qe i shiti vilën pa leje Dua Lipës, policia dhe IKMT pjesë e skemës

15:22 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com