• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Drejtuesja e BKH, Aida Hajnaj kërkon një mandat të dytë 5-vjeçar

16:19 : 30/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurën e riemërimit për drejtuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Veizaj Hajnaj, pasi kjo e fundit ka shprehur interesin për një mandat të dytë 5-vjeçar më 28 mars.

SPAK i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se referuar ligjit 95/2016 të strukturës së posaçme antikorrupsion, në këtë fazë po vlerësohet ekskluzivisht kandidatura e drejtorit në detyrë.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me një proces riemërimi, ky proces i adresohet vetëm Drejtorit në detyrë, i cili duhet të plotësojë sërish të gjitha kriteret ligjore dhe të kalojë në të gjitha fazat e testimit të parashikuara nga ligji nr. 95/2016,” deklaroi Prokuroria e Posaçme përmes zëdhënëses.

“Në rast se Drejtori në detyrë nuk kalon te gjitha fazat e përzgjedhjes te procedurës se riemërimit, Komisioni e përmbyll këtë proces dhe çel procedurën e emërimit përmes një gare të hapur, ku mund të aplikojnë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret ligjore për pozicionin e Drejtorit të BKH-së,” shtoi SPAK.

Byroja Kombëtare e Hetimit është struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, e cila kryen veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Anomalia e procesit të zgjedhjes së kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit i ka rrënjët te neni 33 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve antikorrupsion, i cili e kufizon garën e hapur mes kandidatëve me të drejtën që i jep drejtuesit aktual për t’u riemëruar për një mandat të dytë 5-vjeçar.

Megjithatë, ligji parashikon në nenin 6 që asnjë kandidat nuk mund të caktohet në detyrë pa plotësuar më parë kushtet e sigurisë; të tilla si kontrolli i figurës dhe i pasurisë si dhe dhënien e pëlqimit për vete dhe familjarët për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe telekomunikimeve.

Aida Veizaj Hajnaj u emërua si drejtorja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me më 30 korrik të vitit 2020. Deri në ato momente ajo mbante pozicionin e zëvendësdrejtores së Policisë së Shtetit, funksion që mbante prej 2018-ës. Më parë ajo ka ushtruar detyrën drejtores së Departamentit për Kufirin dhe Migracionin pranë Policisë së Shtetit.

Procedura e verifikimit të drejtueses në detyrë të BKH-së, Aida Veizaj Hajnaj, po kryhet nga Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Në rast se drejtuesja në detyrë do t’i kalojë me sukses fazat e verifikimit, emri i saj do t’i propozohet për një mandat të dytë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Hajnaj nuk iu përgjigj një kërkese për koment nga BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN

Etiketa: aida hajnajAida VeizajALTIN DUMANIEdi Ramaprokuroria e posacmeqeveriaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Leja e Ramës/ Kreu i “Grupit Aruba”, Artur Shehu, me restorant brenda në det, ujërat e ndotur derdhen në breg

09:09 : 14/07/2026
Para

Sali Berisha takon Johannes Hanh/ Komisioneri i BE: Do ngre zërin për të gjitha problematikat

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş