• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimet elektorale/ Task-Forca e SPAK-ut dhe rreziku për t’i dhënë Ramës “certifikatën e pastërtisë”

11:33 : 27/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Boldnews.al

Me nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dhënë sinjal për goditjen e krimeve elektorale.

Megjithëse fushata është në ditët e para dhe mund të konsiderohet shumë herët për rezultate të mundshme të Task-Forces së SPAK-ut, shumë të dhëna në terren, denoncime publike, por edhe informacione të përcjellë në redaksitë e mediave, përfshirë “Boldnews.al”, sugjerojnë se “skema e tjetërsimit të votave” nga Partia Socialiste ka nisur shumë javë përpara.

Gjatë ditëve të Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, i cili u shtri gjatë të gjithë Marsit 2025, eksponentë qeveritarë u shpërndanë në të gjithë Shqipërinë për të shpërndarë ndihma për të varfërit, një ndjenjë mëshiruese që u ngjallet vetëm në vite elektorale.

Shumë të dhëna të tjera tregojnë se zyrtarët e lartë qeveritarë detyrojnë administratën të marrë pjesë në takimet elektorale të kryeministrit, në të kundërt rrezikojnë largimin nga puna.

Lexo edhe:

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

Tenderat e asfaltit elektoral, thirrjet e shpallura për naftë të lirë për fermerët, “vizita” intimiduese në biznese, janë pjesa e dukshme e asaj që duket se socialistët në pushtet kanë aktivizuar sërish makinerinë e rëndë elektorale për të siguruar mandatin e katërt qeverisës.

Këto manovra, por edhe të tjera më të sofistikuara ose edhe më të dhunshme, nuk ndodhin për herë të parë.

Megjithatë, në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ka një element të ri; deklarimi publik i Prokurorisë së Posaçme për të hetuar krimet zgjedhore, sidomos korrupsionin elektorale.

Për të konkretizuar këtë angazhim, SPAK-u ka ngritur një strukturë të posaçme për hetimet zgjedhore, si edhe ka formalizuar bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve ndaj rasteve të tjetërsimit të votës.

Gjithçka duket e kolauduar-terren për krime zgjedhore ka dhe është e dukshme, si edhe strukturë ka, dhe është e publikuar.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse struktura e posaçme do të shkojë tek krimet zgjedhore.

Në rastin më të mirë, Prokuroria e Posaçme do të tregojë me angazhimin e saj për “skemën e tjetërsimit të votave” nga Partia e Edi Ramës dhe i gjithë mekanizmi i ngritur prej vitesh.

Por, në rast se Prokuroria e Posaçme nuk do të zbulojë ose, në rastin më të keq, nuk do të zbulojë krimet zgjedhore, sidomos ato që ndikojnë drejtpërdrejtë në thelbin e vjedhjes së pushtetit, a ekziston rreziku që Rama të rifitojë pushtetin, kësaj radhe me “çertifikatën e pastërtisë” së SPAK-ut?

Pra, për ata skeptikë që kanë bindjen se Prokuroria e Posaçme është, as më shumë e as më pak, se sa një mjet represiv në duart e Ramës kundër opozitës politike dhe atyre “që ngrenë kokën” kundër tij brenda Partisë Socialiste, a do të arrijë SPAK-u që të dëshmojë se është i pavarur dhe do të zbulojë realisht se ku është origjina dhe motorri i tjetërsimit të votës?

Ndërkohë që nga njëra anë kemi duartrokitje për vendimin e SPAK-ut për të hyrë në hetimin e terrenit zgjedhor, nga ana tjetër ekziston rreziku që Prokuroria e Posaçme mund të përdoret nga Rama si një “çertifikues” i pavarur i vjedhjes së zgjedhjeve.

Deri më tani, SPAK-u nuk ka lëshuar ende asnjë sinjal konkret se është i gatshëm të godasë fort, lart dhe shpejt.

Etiketa: Krimet elektoraleRamaShqiperispaktask forcaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Basha del nga SPAK pas më shumë se një ore: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

Thirrja e Bashës në SPAK: Hetimet për “21 Janarin” u rihapën pas provave audio të ardhura nga SHBA

17:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Lulzim Basha paraqitet në SPAK për dosjen e “21 Janarit” (Video)

16:18 : 30/10/2025
Para

Tiranë/ Shkoi të merrte drogën e ardhur nga SHBA, 28-vjeçari arrestohet në postë

TË GJITHA

“Albautor” në shkelje të ligjit, Ministria e Kulturës mbyll sytë! Drejtori Muka kërcënon median

21:01 : 30/10/2025

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com