• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Emërimet në SPAK/ Kushtetuesja nxjerr zbuluar KLP-në për rastin e Ndini Tavanit

12:01 : 24/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese, në të cilën Komisioni i Posaçëm pranë Prokurorisë Speciale (SPAK) konsiderohet thjesht si një organ ndihmës për emërimet e magjistratëve në Prokurorinë dhe Gjykatën e Posaçme vendos në një pozitë aspak komode Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP), ndërkohë që i hap një perspektivë të re Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën e kësaj jave (23 Prill 2025), se (1) Komisioni i Verifikimit të kandidatëve është një organ ndihmës i Këshillit të Lartë Gjyqësor; (2) emërimi dhe ngritja në detyrë e gjyqtarëve në gjykatat e posaçme është funksion kushtetues vetëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor; dhe (3) raporti i Komisionit të Verifikimit i nënshtrohet shqyrtimit dhe vlerësimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas procedurave ligjore për këtë qëllim. Për këtë arsye, akti që nxjerr Komisioni i Verifikimit nuk përcakton ngritjen në detyrë.

Vendimi i Kushtetueses lidhet me një proces të iniciuar fillimisht në Gjykatën Administrative nga gjyqtari i Tiranës, Gerd Hoxha, por që lidhet në mënyrë integrale edhe me një proces paralel të ngjashëm që po zhvillohet nga prokurori i Tiranës, Ndini Tavani, në Gjykatën e Apelit Administrativ.

Lexo edhe:

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

Në verën e vitit të kaluar, dy magjistratët, Hoxha dhe Tavani, u kualifikuan nga KLGJ dhe KLP për të plotësuar vende vakante, përkatësisht në Gjykatën e Posaçme dhe Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Por, pas kualifikimit nga KLGJ dhe KLP, të cilat janë organe emërtese, një Komision i Posaçëm Verifikimi, i ngritur pranë SPAK-ut në bazë të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, konstatoi papërshtatshmërinë magjistravë Gerd Hoxha dhe Ndini Tavani për t’u emëruar në strukturat e posaçme.

Rasti “Gerd Hoxha”

Pas kësaj vendimmarrjeje dhe ndërkohë që KLGJ nuk ishte shprehur përfundimisht për kandidaturën e tij, gjyqtari Hoxha i drejtohet Gjykatës Administrative të Tiranës, në të cilin kundërshton jo vetëm gjetjet e Komisionit të Posaçëm, por edhe rolin e kësaj strukture në procesin e verifikimit.

Gjykata administrative, pasi mori në shqyrtim kërkesën e magjistratit Hoxha, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, me kërkesë për “për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit…”, mbi të cilin është ndërtuar Komisioni i Posaçëm për verifikimin e kandidaturave, të ngritur pranë SPAK-ut.

Në foto: Gjyqtari i Tiranës, Gerd Hoxha

Gjykata Kushtetuese konstaton se “nuk janë paraqitur arsye bindëse për antikushtetutshmërinë e dispozitës së kundërshtuar”.

Megjithatë, në vendim e saj të përmbledhur, shumica e trupës kushtetuese gjithësesi ka vendosur disa piketa, ku thelbi qëndron në faktin se “Komisioni i Verifikimit të kandidaturave është organ ndihmës i Këshillit të Lartë Gjyqësor” (për analogji, edhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shën.red.), një konstatim që është bërë më herët edhe nga një analizë e “Boldnews.al”.

Tashmë, rasti i magjistratit Gerd Hoxha pritet të vijojë rrjedhën normale gjyqësore, në të cilën do të vlerësohet nëse “konstatimet” e Komisionit të Posaçëm pranë SPAK-ut janë reale dhe të atij niveli sa të pengojnë emërimin e tij në Gjykatën e Posaçme dhe, më pas, çështja do t’i paraqitet për vendimmarrje finale Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Rasti “Ndini Tavani”

Por, nga ana tjetër, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nxjerr zbuluar një vendimmarrje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për rastin e prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani.

Edhe Tavani, si magjistrati Hoxha, u kualifikua nga KLP-ja për t’u emëruar në Prokurorinë e Speciale, por më pas nuk arriti të kalonte filtrin e Komisionit të Posaçëm, të ngritur pranë SPAK-ut.

Në foto: Prokurori i Tiranës, Ndini Tavani

Por, ndryshe nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ende nuk ka marrë një vendim për gjyqtarin Gerd Hoxha pas raportit “jo-kalues” të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit në SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideroi vendimtar raportin “negativ” vendimtar, pa e marrë aspak në shqyrtim dhe analizë, e duke vendosur në 31 korrik 2024 “moscaktimin e z. Ndini Tavani si prokuror pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, megjithëse më herët ishte vetë KLP-ja strukturë që e kishte kualifikuar.

Prokurori Tavani e kundërshtoi këtë vendim në Gjykatën e Apelit Administrativ. Në një nga seancat gjyqësore, përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka deklaruar se vendimmarrja për moscaktimin e prokurorit Tavani në SPAK ishte rrjedhojë e vendimit të Komisionit të Posaçëm të Verifikimit dhe se KLP nuk e kishte marrë aspak në shqyrtim, por e kishte konsideruar të mirëqenë.

Pra, duket qartë që KLP-ja i ka dhënë rol vendimmarrës Komisionit të Posaçëm pranë SPAK-ut, një kompetencë që ajo strukturë e përkohshëm nuk e ka ligjërisht, gjë që u konfirmua së fundmi nga Gjykata Kushtetuese, e cila e konfirmoi se ai komision është “organ ndihmës”.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, tashmë pritet të shihet ecuria e proceseve në gjykatat administrative të gjyqtarit Gerd Hoxha dhe prokurorit Ndini Tavani, të cilat, me shumë gjasa do të përfundojnë me rikthimin e çështjeve pranë KLGJ-së dhe KLP-së.

Megjithatë, në çdo rast, si KLGJ-ja dhe KLP-ja, kur të rimarrin çështjet e tyre, mund të kryejnë thjesht një “formalitet”, t’i shqyrtojnë dhe në fund të vendosin sipas vullnetit të Komisionit të SPAK-ut, me një “përulësi” që e kanë treguar shpesh edhe më parë.

Etiketa: Gerd HoxhaGjykata KushtetueseklpNdini Tavanispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

21:19 : 06/07/2025
AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
AKTUALITET

Pas SPAK-ut dhe Gardës, firma “AlbaScan” fiton tender edhe nga Gjykata e Posaçme

19:56 : 05/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

16:53 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë dhe pezullim nga detyra, Myzyri i KPP-së del para GJKKO

10:25 : 04/07/2025
AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
Para

Dhuna ndaj Klea Prengës, shtyhet seanca për motrat Berisha

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com