• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lider-globali, çështja kombëtare dhe halle shqiptarësh

11:38 : 21/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Kohë zgjedhjesh, vakt fushate, cikël që risjell bashkë me ekuinoksin pranveror dhe disa nga dilemat e vjetra. Zhvillimet e sotme shpesh janë të kushtëzuara nga trashëgimia, veçanërisht ajo e mungesës së kulturës politike. Pesë dekadat e autarkisë komuniste bënë që izolimi ynë i detyrueshëm të zinte mirë rrënjë dhe duket gati-gati e pamundur të shpëtojmë prej prangave që nuk na lënë të ngremë kokë nga hallet e vogla të përditshme, të cilat i shumojmë me thashetheme kafenesh nga mëngjesi në darkë. Në vend që lajmi ndërkombëtar të imponohet këtu te ne, përkundrazi, ia gjejmë anën të bëhemi ne lajm për botën dhe, kuptohet, gati gjithnjë për keq. Nuk ka shqiptar që në kohë zgjedhjesh nuk shndërrohet në politikan me kohë të plotë, por problemi te ne është se zgjedhjet nuk kanë fund. Shpesh duket se kjo historia e re paskomuniste evoluon sipas një cikli dhe logjike të caktuar. Ajo që francezët e quajnë histoire événementielle, pra histori që tregohet/ rrëfehet bazuar në ngjarje të caktuara, te ne vërtitet rreth zgjedhjeve, të cilat ngjajnë të pambarimta. Madje dhe historitë personale, apo data të veçanta si dasma apo morte, ka mundësi të fillojnë e të marrin si pikë referimi datat e zgjedhjeve iks apo ipsilon.

Thënia e famshme e Kavur-it një kolegut të tij, se “nëse do të bënim për veten aq sa kemi bërë për vendin tonë, do të ishim maskarenj të mëdhenj”, gjen reflektim më tepër se kudo në Ballkanin e trazuar, ku gjen që nga politikanë nacionalistë deri te tallava politika, me rezistencë të admirueshme. Përjashtimin e zakonshëm e bën klasa politike shqiptare, të cilën rrallë e bezdisin ngjarje që ndodhin përtej sinoreve parokiale. Sinjalet e gjeopolitikës së rrëshqitshme, diskriminimet e pakicave shqiptare në vendet fqinje, apo çështje të çfarëdoshme të karakterit pak më të gjerë nga bataku ynë ku llokoçitemi prej kohësh të pashqetësuar, duket se bëjnë pak apo aspak përshtypje këndej nga mëhalla jonë. Duket se zërat që vijnë nga jashtë këtu përplasen heshtur si valë të mbytura, ndërkohë që jehonën kryesore dhe shpesh të vetme e mbart kumti politik, aktualisht ai elektoral, i cili përçohet mes tallazesh emblematike që duken se kanë shoqëruar fatin e shqiptarit kaherë.

Procesi i zgjedhjeve duket se ndërpritet vetëm kur fillon fushata paraprake e procesit të ardhshëm zgjedhor dhe shyqyr që i kemi të alternuara një herë në dy vjet; ndryshe, me zgjedhje të parakohshme dhe alternativa të ngjashme i binte që gjithë koha të ndahej në fushatë, numërim dhe kontestim. Çështjet vërtet të mëdha, ato që synojnë një pakt elite për kapërcim ngërçesh artificiale, për reforma të mëdha, në të drejtat pronësore, në reformat antikorrupsion dhe ngritjen e një mekanizmi efikas sanksionimi për të bërë të mundur që ligjet në letër të zbatohen, kemi arritur t‘i banalizojmë në atë farë feje sa duken si llogje kavaje, ndërsa ato që janë realisht të tilla, i kthejmë në lajm kombëtar në një marrëzi të çastit.

Për të mos folur pastaj për çështje dhe ngjarje matanë kufijve që ndodhin, pavarësisht telenovelës miniseriale që vazhdon prej kohësh këtej te ne. Çështje dhe ngjarje që kërkojnë që shteti shqiptar të flasë me zë të vetëm kur vjen puna te ajo që perceptohet si “interes kombëtar” dhe nuk njeh dallim partiak.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

Vendi ynë nuk mund të rrijë si arbitër neutral kur Republika e Kosovës ballafaqohet me risqe të shumëfishta të cilat nuk i ndihmon situata e paqëndrueshmërisë politike si rezultat i vështirësive në krijimin e qeverisë dhe konstituimin e institucioneve por edhe një ‘lufte të ftohtë’ president-kryeministër në Prishtinë. Ndërkohë që marrëdhëniet shpesh të acarta mes Ramës dhe Kurtit vështirësojnë jo vetëm ofrimin dhe pranimin e këshillave me vlerë nga ‘vendi amë’ por edhe nuk kanë kontribuar kurrfarë soj as në krijimin e një hapësire të përbashkët ekonomike, as në nxitjen e njohjeve të mëtejshme të Kosovës (përkundrazi i vendosim ende footnotën edhe kur e ftojmë në Tiranë), as edhe në bashkë-rakordimin e avokimit të përbashkët për Luginën e Preshevës që ballafaqohet me spastrim etnik përmes pasivitetit të adresave dhe kriza të tjera. Po ashtu, rivaliteti Tiranë-Prishtinë është manifestuar edhe duke mbështetur kahe të kundërta në Maqedoninë e Veriut por edhe duke injoruar zhvillimet në Mal të Zi.

Por, që të jesh në gjendje t‘u përgjigjesh sfidave rajonale dhe të kthehesh në faktor me peshën proporcionale në rajonin ku bën pjesë, nuk mjafton vetëm retorika e njëtrajtshme e ditës. Mbi të gjitha, duhet vizion, strategji e qartë, objektiva të sakta dhe koherencë të faktorit dhe aktorëve politikë të këtushëm, të cilët duhet të ndërgjegjësohen që jo detyrimisht “hallet” e tyre politike përbëjnë njëkohësisht “hall” për shqiptarët votues kudo që ata janë. Në vend që të përpiqen të bëjë liderin global, kryeministrit Rama i takon së pari të bëj funksionet që i ka përcaktuar kushtetuta e Shqipërisë dhe mandej t’i bënte hyzmetin halleve të shqiptarëve në rajon apo në diasporë qofshin. Halle këto të shumëfishta që koha nuk i lehtëson por shpesh i ka rënduar. Halle që variojnë nga vijueshmëria e ekzistencës në trojet amtare deri te pasja e sigurisë ekonomike apo e drejta për një jetë të dinjitetshme që nën Rilindjen që nuk polli kurrë duken si ëndrrat e një nate vere apo pritje për Godonë që nuk vjen kurrë. Çdo qeveri duhet të kujdeset për shtetasit e saj. Jo vetëm të kujtohet kur i duhen për vota!

Etiketa: çështja kombëtareEdi Ramafushatehalle shqiptareshilir kalemajlideri globalzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
Para

Vdekja e Papa Françeskut, reagon politika shqiptare

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com