• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letër votuesit për herë të parë!

12:36 : 18/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Ervin Salianji

Me gjithë plakjen e popullsisë, kryesisht për shkak të emigrimit, sërish rreth 115 mijë të rinj votojnë për herë të parë pas 22 ditësh. Kjo grupmoshë që ishte deri para një dekade dominante, 18 deri në 20 vjeç, edhe pse është rrudhur ka jo vetëm numrat e nevojshëm për të vendosur drejtimin e Shqipërisë, por dhe forcën për të ndikuar e për ta rrezatuar gjykimin e saj.

Dikush në përfundim të gjimnazit apo sapo ka nisur universitetin është tërësisht sovran për të marrë një vendim të rëndësishëm me 11 Maj.
Duhet vetëm një moment zgjimi. Duhet një çast për të davaritur mjegullën e tymin që ka prodhuar e vetmja industri eficente që socialistët, më saktë rilindja, vuri në punë në këto 12 vite, që është propaganda.

Edi Rama ka bërë gjithçka për ta trajtuar një votues për herë të parë si një tabula-rasa, si një homo-sapiens, pa interesa, pa kureshtje, pa projekt, pa endrra, pa aspirata.

Autokratuci e do këtë votues, këtë maturante ose student, që të jetë një masë pa memorie, pa analizë, pa reflektim. Dhe beson se i bën ata për vete shumë thjeshtë, me truke në veshje, me batuta, duke u sjellë si rock-star, apo duke marrë në krah disa kengetare të njohur.

Lexo edhe:

Rama fali gjobat e 10 viteve të fundit/ PD: U shkel ligji dhe barazia në garë, ç’do thotë SPAK?

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

Edi Rama i ka fyer vazhdimisht duke i trajtuar sikur nuk ka çfarë u duhet atyre se si qeveriset vendi, nuk u hyn në punë korrupsioni, apo lidhjet me krimin.

Dhe modelet që ka zgjedhur të promovojë, janë një tallje tjetër për të rinjtë, për votuesit për herë të parë.
Unë kam punuar gjithnjë me të rinj, dhe e di mirë se Edi Rama gabon me këtë shpërfillje.

Fuqia e tyre analitike është më e lartë se sa mesatarja e qeverisë së rilindjes, dhe ku e ku më e lartë se e shumë kopukëve që e rrethojnë autokratucin.

Po bëhen 6 muaj që jam i penguar, i ndaluar të merrem me politikë sepse kështu dëshiroi Edi Rama, po në kushte të tjera do të isha me ta çdo ditë në këtë betejë vendimtare për vendin, për ta ndalur gremisjen finale në humnerë.
Dua ti them me këtë letër, dy fjalë votuesit për herë të parë.

Qeverisja e keqe, krimi dhe korrupsioni lidhen me ty dhe kanë të bëjnë me ty më shumë se me asnjë tjetër. Sepse Edi Rama minon kështu shanset e potencialin që vendi yt do të ofronte. Dëmton rrugën që duhet të ndjekësh për të ndërtuar të ardhmen kudo ku ti aspiron. Ti e ke tërësisht të drejtën, të pretendosh e të kërkosh një atdhe ku nuk vidhet në çdo tender, ku krimineli nuk bëhet deputet e kryetar bashkie, ku listat nuk i caktojnë bandat, ku karriera nuk behet me parti, ku patronazhisti të mos jetë beu i lagjes.

Ti e di tashmë, po do ta ndeshësh dhe në tekste e leksione, se nuk është demokraci ajo kur Kryeministri urdhëron burgosjen e një deputeti të opozitës, për një denoncim, për një konferencë shtypi. Nuk është ky sistemi, shteti që ti meriton. Dhe kjo çështje të përket ty.

Padrejtësia që krijon qeverisja e keqe, të përket ty më shumë se kujtdo tjetër. Kur sheh prindin tend që mundohet e nuk ja del, e nëse i mbulon faturat e shpenzimet nuk ngelet më asgjë, kur sheh gjyshin ose gjyshen tënde që numërojnë qindarkat e maten mirë për të blerë në market, dyqan a farmaci, kur dallon se disa të tjerë të lidhur me qeverinë marrin shpinë e dytë e të tretë, je ti që duhet të reagosh. Kush tjetër do ta bëjë nëse jo ti.

Kur sheh babain që hedh prodhimin se nuk e shet dot, kur dëmtohet sera e askush nuk të subvencionon, kur ngelet molla apo domatja stok, kur me aq sa e tregton nuk nxjerr as kostot, kur është bërë e pamundur të shtosh krerët e bagëtive dhe ato po zvogëlohen nga viti në vit, kjo është një situatë që të kërket ty drejtpërdrejt, më shumë se askujt tjetër. Sepse kjo gjendje po rrënon të ardhmen tënde. Nëse ti nuk do ta thuash fjalën tënde, kush tjetër.

Kur vëren se taksat janë te larta, nafta mezi merret, kur faturat e energjisë janë dhimbje, kur nuk shtohet puna por shtohen taksidarët që vijnë vërdallë si hiena, kur gjobat mbijnë ngado, çfarë do bësh? Do thuash dot se kjo nuk ka të bëjë me ty?!.

Kur vjen student, e të duhet të bësh prioritet përballimin e jetesës, pastaj po të doli kohë të mësosh e të thellohesh në fushën tënde, në profesion a dije, a nuk të revolton kjo? A të përket ty kjo situatë?

A duhet përmbysur e gjitha kjo. E gjitha kjo vjen nga ai tipi me syze e kapele që del me Noizin aty, që bën tallava me gaztoret e oborrit. Ai kërkon që ti të mos mendosh, kërkon që ta gjykosh nga atletet, jo nga vendimet që merr. Ti e di që kjo është një tallje direkt në kurrizin tend. Nuk ke pse e mban. Ti e ke në dorë ta bësh ndryshimin. Me votën tënde me 11 maj. Ajo është dita e një prej akteve më të forta që do të marrësh, për të cilin do të jesh krenar një ditë. Jo vetëm për veten tënde. Por dhe për gjyshërit, për prindërit, për shokët e miqtë. Për Shqipërinë. Vendi i ka sytë nga ti!

Etiketa: Ervin SalianjiRamavotuesiZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama fali gjobat e 10 viteve të fundit/ PD: U shkel ligji dhe barazia në garë, ç’do thotë SPAK?

18:05 : 09/05/2025
AKTUALITET

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025
AKTUALITET

12 vite që ia “merr shpirtin” shqiptarëve, Rama tregohet “zemërgjerë” 2 ditë para zgjedhjeve: Falen gjobat!

15:13 : 09/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
AKTUALITET

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025
AKTUALITET

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025
Para

Berisha: Bënë mbledhje urgjente, një gjykatës urdhëroi SPAK-un të hetojë vilën e Ramës

TË GJITHA

Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

18:53 : 09/05/2025

Zyrtare/ Premier League do të ketë 6 klube në Champions sezonin e ardhshëm

18:49 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Mamurras, rasti referohet në SPAK

18:41 : 09/05/2025

Ideja e bujshme, Ronaldo mund të rikthehet te Sportingu për të mbyllur karrierën

18:34 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Kukës

18:32 : 09/05/2025

Mbyllja e fushatës, Meta: Merrni pjesë në zgjedhje, mos e lini vendin në dorën e krimit

18:25 : 09/05/2025

Denoncon PD/ Ja emrat që po vjedhin vota në Durrës

18:18 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com