• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranë, GJKKO dënon me nga 3 vite burgim Lefter Kokën dhe Taulant Tushën

14:26 : 16/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për 8 ish-zyrtarët që ishin marë të pandehur në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorit të Tiranë.

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është dënuar me 3 vjet burgim, si dhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar për 5 vite funksione publike.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi Lefter Kokës i është ulur në 2 vite burgim dhe masa ndaj tij është shuar, për shkak se e ka kryer dënimin gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim dhe dënimi quhet i vuajtur. Por, edhe pse masa i sigurisë iu shua, Koka nuk mund të lirohet pasi ndaj tij rëndojnë dënimet e tjera për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit.

Po ashtu, edhe Taulant Tusha, Namik Samixhiu, Bledar Karoli dhe Fatjon Murati janë dënuar me nga 3 vite burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar, dënimi iu është ulur në 2 vite burgim, si dhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar për 5 vite funksione publike. Edhe për ata, GJKKO ka urdhëruar shuarjen e masave të sigurisë, për shkak se iu konsiderohet dënimi i vuajtur.

E pandehura tjetër, Valbona Ballgjini është dënuar me 2 vite burgim, ku me gjykim të shkurtuar  i ulet në 1.4 vite, por nuk do të përfundojë në qeli, pasi dënimi i është konvertuar në shërbim prove, sa dyfishi i mbetur i pjesës së shlyerjes së dënimit.

Lexo edhe:

Bardhi kërkon prezencën e Ballukut në Komision: Person i pandehur, u vodhën 50 mln euro me një projekt

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

Ish-zyrtarja Sidita Kopliku është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, ku nga gjykimi i shkurtuar dënimi i është ulur në 1 vit burgim, dënim i cili sërish i është konvertuar në punë publike. Gjithashtu, i është dhënë dhe dënimi plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar për 5 vite funksione publike.

Ndërkohë, i pandehuri tjetër Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm.

Vendimi është dhënë nga trupa gjykuese me kryesuese gjyqtaren Elsa Ulliri, e cila ka dhënë dënime më të ulëta se sa pretenca e SPAK-ut. Procesi i gjykimit ka qenë me procedurë të zakonshme.

Të pandehurit janë shpallur fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” e kryer në bashkëpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.

Gjatë hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënien e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionarët publik kanë bashkëpunuar  me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumentet për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.

Dënimet e kërkuara nga SPAK

  • Lefter Koka – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga ushtrimi i funksioneve publike.
  • Bledar Karoli – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Fatjon Murati – 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Taulant Tushe – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite) dhe 5 vite ndalim nga funksionet publike.
  • Namik Simixhiu – 4 vite burg me gjykim të shkurtuar (2.8 vite).
  • Valbona Ballgjini – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar (1.4 vite), i cili konvertohet në shërbim prove.
  • Sidita Kopliku – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar (1.4 vite), i cili konvertohet në shërbim prove.
  • Jetmir Llapaj – 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar (1.4 vite), i cili konvertohet në shërbim prove.

Në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranësn çështja është ndarë më vete edhe për ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, kjo për shkak se ky i fundit akuzohet për kryerjen e veprës penale të korrupsionit. Sa i përket dy biznesmenëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, ata vazhdojnë të jenë ende në kërkim.

Të pandehur  për çështjen në fjalë janë marrë edhe Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola, të cilët kanë kërkuar zhvillimin  e procesit me procedurën e gjykimit të zakonshëm dhe gjykata ka vendosur për ta ndarjen e çështjes më vete.

Urdhër-arreste për inceneratorin e Tiranës u lëshuan në Dhjetor të vitit 2023, ndërsa më 2 Gusht, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre”.

Opozita i ka konsideruar hetimet e SPAK për inceneratorin si të cunguara dhe me “regji”, për sa kohë nuk merren të pandehur kryebashkiaku Erion Veliaj, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi dhe kryeministri Edi Rama.

Etiketa: GJKKOinceneratorilefter kokaspakTaulant Tushatirana

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi kërkon prezencën e Ballukut në Komision: Person i pandehur, u vodhën 50 mln euro me një projekt

13:24 : 12/11/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

13:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

I kallëzoi Kostandin Balloma i ‘Luis Medical Center’, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

11:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

“Balluku do arrestohet para 15 dhjetorit”, gazetari: Do t’i “hajë” kokën Ramës!

22:33 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat

21:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri

20:09 : 11/11/2025
Para

La Civita mesazh të rinjve: Nëse doni të ndryshoni të ardhmen, duhet të ngriheni

TË GJITHA

Makina e bërë shosh nga plumbat

Vetëm 60 sekonda! PAMJET e atentatit mafioz në Rinas, autori me uniformë policie zbret dhe qëllon me breshëri

14:28 : 12/11/2025

REL: Migrantët kinezë zgjedhin gjithnjë e më shumë rrugën e Ballkanit për të arritur në BE

14:21 : 12/11/2025

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Arben Agovi

14:12 : 12/11/2025

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri, arrestohet 49-vjeçari në Lezhë

14:11 : 12/11/2025

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025

Rama shpërblen Xhemal Qefalinë, e emëron zv.ministër të Brendshëm

13:56 : 12/11/2025

Deputetët e PD në Komisionin e Burimeve Natyrore, Balluku i shmanget përballjes, nuk shkon në mbledhje

13:45 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com