• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aty ku nuk mbush dot Luli, e mbush Çim Hajdari

23:13 : 15/04/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Nga Reldar Dedaj

Dua ta deklaroj vetë, që në fillim, se deklarata e Koalicionit Euroatlantik më shqetësoi shumë. Më shqetësoi për dy arsye: e para, sapo e përpiluan me një shpejtësi rrufe, ma dërguan në WhatsApp personalisht, si një formë sfidimi. Dhe e dyta, shumë më e rëndë se e para – më fyenin. Dhe bashkë me fyerjen, edhe mashtronin, edhe nxinin, edhe hamendësonin. Sa shumë trishtim. Sa shumë ankth. Sa shumë frikë mund të ndjente njeriu i thjeshtë në ato pak rreshta.

Një tjetër pamje e shëmtuar, përveç sa më sipër, ishte edhe mënyra e të shkruarit. Nuk kisha parë deklaratë më amatore, më keqdashëse dhe më poshtëruese ndaj një gazetari që prej dy dekadash përpiqet të mbijetojë me këtë profesion. Sigurisht, diku mund të kem punuar mirë, diku mjaftueshëm e diku tjetër keq. Por hartuesi i deklaratës, ku ka punuar? Ai, “bir kurve”, që s’i ka thënë askush “puna e mbarë” ku ka punuar, e di kush ndonjë gjë për të? Përveçse si një rehabilitues emocionesh plakash të lëshuara…

Dua ta bëj të qartë: asgjë në këtë jetë s’më është falur, përfshirë edhe qasjen time në hapësirën publike. E deklaroj vetë këtë pezm, me idenë se jam plotësisht i vetëdijshëm se ata, pra “euroatlantikët”, nuk kanë asnjë kapacitet moral për të më gjykuar. Nuk kanë si ta bëjnë dot, pasi janë të zhytur në mashtrim dhe në një erozion moral të paparë. Askush nuk ndjen përgjegjësi për asgjë. Dhe këtë e di. E di shumë mirë.

Nëse i referohemi deklaratës, aty thuhet se unë jam mercenar i tre pushteteve. Por unë jam vetëm një individ, dhe dy kunguj në një sqetull nuk mbahen, imagjino tre. Ata duhet të ndajnë mendjen – unë vetëm njërit mund t’i shërbej. Edhe pse, për sa i përket shërbimit, ata e dinë shumë mirë, më mirë se kushdo, që unë kam qenë më i zjarrti në kauzën e tyre. Por kam qenë “free”. Dhe kur them “free”, sfidoj të nxjerrin një faturë apo një qindarkë që më kanë dërguar ndonjëherë.

Lexo edhe:

Berisha: Kodi i ri Penal liron enturazhin e Ramës dhe burgos qytetarët, do e denoncoj në institucionet e BE

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

Unë kam emër dhe mbiemër. Krejt e kundërta e asaj që sugjeron deklarata. Dhe për të qenë shumë i sinqertë deri në fund me lexuesin, nëse do të ma kishin dhënë, do ta kisha marrë. Sigurisht! E vërteta është që nuk më kanë paguar, dhe kanë bërë shumë gabim që s’e kanë bërë. Por kur s’më bleu dot Lulzim Basha, pse duhet të kem ndonjë vlerë për Sali Berishën apo Edi Ramën? Vetëm për të bërë një deklaratë të tillë?

Ky pushtet kaq i madh, pse do të paguante mua – një pseudo-gazetar dhe pseudo-analist, siç më quajnë ata – kur fare mirë, nëse do ishte çështje pagesash, mund t’i kishin drejtuar fondet te “bigët” e gazetarisë, te ata që kritikojnë e shajnë qeverinë te Fevziu. Pse unë, fatkeqi? Kjo është pyetja.

Unë nuk i përkas racës së atyre gazetarëve që, pavarësisht halleve, t’i rrasin purot në gojë.

Tani, ja ku erdhëm dalëngadalë tek thelbi i çështjes.

Unë besoj fort se vota, nëse nuk ka qëllim rotacionin politik, është një votë e pavlerë – kthehet thjesht në një votë për interesin e individit. Ashtu siç besoj se një subjekt politik, nëse nuk arrin të nxjerrë një listë deputetësh që besojnë tek vokacioni i atij subjekti, jo vetëm që nuk reflekton ekzistencën e saj, por shumë më tepër, bëhet e dëmshme për pjesën tjetër të shoqërisë – për atë pjesë që pret prej 12 vitesh ndryshimin.

Kjo është një çështje parimesh dhe vlerash në të cilat besoj, ashtu siç mendoj se analistët e mediave janë shndërruar në kallauzë, bjerrakohës, që dinë gjithçka dhe nuk dinë asgjë. Vrasin pa mëshirë lirinë e mendimit, profesionalizmin, dijen dhe kulturën. Dhe qytetarinë. Promovojnë mediokritet, pa ndalur kurrë. Dhe erozion moral. Sigurisht. Por, a i përkas unë kësaj panorame? Sinqerisht, nuk e di. Ndoshta po, ndoshta jo. Edhe pse, në këtë trajektore dyshimi, ekziston një hendek i madh. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm që kam të drejtë. Dhe, mbi të gjitha, besoj fort në këtë të drejtë.

Unë besoj se aty ku Lulzim Basha, në mungesë të emrave për të plotësuar listat e kandidatëve për deputetë, nuk mbush dot, i vjen në ndihmë Shkëlqim Hajdari. Një rast i vetëm, por shumë domethënës, është ai i kandidatit për qarkun Korçë, Andi Prifti. Ky i fundit njihet në Tiranë si një djalë shumë i mirë, por po aq edhe si kunati i Mirit të Xhikës. Atë nuk e lidh asgjë me partinë e Koalicionit Euroatlantik. Madje, nëse dikush do ta pyeste se kush është kryetari de jure i saj, nuk do ta dinte, sepse është krejtësisht i painteresuar për subjektin që përfaqëson vizionin e Lulzim Bashës.

Sepse garancia për emrin e tij në listë është Shkëlqim Hajdari. Andi është aq i painteresuar, sa po t’i shikosh rrjetet e tij sociale, nuk do vësh re asnjë shenjë të përkatësisë së tij ndaj Koalicionit Euroatlantik. Pyetja është: si ka mundësi që një kandidat për deputet të ketë turp të përfaqësojë frymën euroatlantike në profilet e tij sociale?

Përgjigjja është: nuk e rruan fare. As për euroatlantikët, as për Lulzim Bashën. Ai ka pranuar thjesht propozimin e Shkëlqim Hajdarit – këshilltarit të Edi Ramës – i cili është njëkohësisht edhe biznesmen, edhe babai i Arbër Hajdarit, dhëndri i Devollëve.
Kjo është e vërteta. Dhe Andi nuk është budalla.

Pyetja tjetër, dhe e fundit, është: pse ka interes Shkëlqim Hajdari të mbushë atë që s’e mbush dot Luli?

Të tjerat s’kanë rëndësi…

(Andi eshte i pari majtas)

Etiketa: BashaBerishakuti votimireldarReldar Dedajzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Kodi i ri Penal liron enturazhin e Ramës dhe burgos qytetarët, do e denoncoj në institucionet e BE

14:28 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
BOTA

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025
AKTUALITET

“Berisha duhet të vazhdojë kryetar”/ Alimehmeti: PD duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

19:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
Para

Tragjedi në Tiranë, humb jetën në fushën e lojës futbollisti 28-vjeçar

TË GJITHA

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

09:56 : 29/07/2025

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025

Dy lushnjarë “pronarë” të Sarandës/ Xhindoli dhe Paqsor Buzi rrëmbejnë 60 ha në Heremec për fotovoltaik

09:28 : 29/07/2025

Dëbimi i emigrantëve egjiptianë nga Gjadri vendos një ‘precedent të rrezikshëm’

09:23 : 29/07/2025

Sherr mes dy personave në Korçë, njëri prej tyre plagoset rëndë

09:21 : 29/07/2025

Zemërim, xhelozi e probleme me partnerin! Javë është e vështirë për këto 3 shenja

09:15 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com