• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkelje e Kodit/ Edi Rama bën fushatë të financuar nga “palë të treta” me diasporën

08:16 : 12/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

Të dielën në orën 15:00, në qendrën e kongreseve ‘Malpensa Fiere’ në Busto Arsizio të provincës së Varezes në Itali, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një miting të madh elektoral, me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve me banim në vendin fqinj.

“Ky është një moment unik për t’u lidhur me rrënjët shqiptare dhe për të diskutuar perspektivat e ardhshme të Shqipërisë,” shkruhet në një reklamë të postuar në rrjetet sociale ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, ndërsa theksohet se hyrja është falas.

“Një mundësi e veçantë për të takuar personalisht Kryeministrin dhe për të ndarë ide mbi të ardhmen e komunitetit shqiptar jashtë vendit,” shton reklama.

Edhe pse eventi cilësohet si një takim kulturor, ai zhvillohet në mes të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri dhe reklama mban një ‘hashtag’ të sloganit të përdorur nga Partia Socialiste, “#Shqipëria2030”.

Fushata e reklamave është postuar në platformat e kompanisë ‘Meta’ nga një faqe anonime në ‘Facebook’, në bashkëpunim me një organizatë në Itali të quajtur ‘E20Italia Associazione Culturale’, e cila drejtohet nga juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare me aktivitet në Milano, Vasenka Rangu Leka.

Lexo edhe:

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/ Axhenda

E pyetur nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësje, zyra e shtypit në Kryeministri i drejtoi pyetjet tek Partia Socialiste, e cila nuk ktheu përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërkohë, sipërmarrësja Vasenka Rangu tha se nuk e kishte të mundur të komentonte deri në javën e ardhshme “për mungesë kohe”.

‘Regjistrohu’ në formular

 

1 nga 4
- +

Partia Socialiste e Shqipërisë, e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, po kërkon një manadat të katërt në krye të vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të parat prej rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ku mund të votojë edhe diaspora.

Prej gati një viti, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Partisë Socialiste – në nivel qendror dhe vendor, kanë nisur një seri të ngjeshur takimesh elektorale me shqiptarët që banojnë jashtë vendit, i njohur si ‘Turi i Diasporës’.

Takimi i së dielës në Busto Arsizio është i pari që mbahet brenda afatit 30-ditor të fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama e shpalli këtë takim nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ të mërkurën.

“Me shqiptarët e Italisë, Milano, 13 korrik, ora 15:00,” shkroi Rama me gërma të mëdha shtypi, duke ndarë një poster ku flamuri kombëtar dhe ai i BE-së rrethojnë një pëllëmbë dore të hapur, ku është shkruar numri ‘5′, i cili përfaqëson numrin rendor të PS-së në fletën e votimit.

Ky postim u shoqërua nga një fushatë reklamash në Instagram dhe Facebook, në italisht dhe shqip, ku i bëhej thirrje komunitetit shqiptar në Itali që të marrë pjesë ‘në një takim kulturor’ me kryeministrin.

Nga data 4 prill, në Facebook dhe Instagram janë shfaqur 16 reklama për këtë ngjarje elektorale, e cila prezantohet si një: “Takim Ekskluziv me Kryeministrin Edi Rama!”

“Merr pjesë në një event të jashtëzakonshëm me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, një ditë e dedikuar diasporës shqiptare,” bën thirrje reklama.

Pjesëmarrësit ftohen të regjistrohen nëpërmjet një formulari, ku i kërkohen të dhëna personale si emri, mbiemri, numri i telefonit dhe email-i.

Shqipëria miratoi dhjetorin e kaluar një ligj të ri për të dhënat personale, që e përafron legjislacionin shqiptar me direktivën e BE-së, të njohur si ‘GDPR‘, ndërkohë që institucionet publike kanë shprehur shqetësim për administrimin e të dhënave personale nga partitë politike gjatë fushatës.

Në një deklaratë për mediat në prag të hapjes së fushatës zgjedhore, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike që të respektojnë ligjin dhe rregulloret mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

“Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap, duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave, Besnik Dervishi dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Shkelje e Kodit në fushatën dixhitale

Sipas të dhënave të bëra publike në bibliotekën e reklamave ‘Ads Library’ nga kompania Meta, fushata e reklamave është paguar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “E20Italia Associazione Culturale”, e cila kishte shpenzuar deri të premten të paktën 866 euro.

Sipas faqes së saj të internetit, ajo merret me organizimin e eventeve sociale dhe kulturore, si iniciativa bamirësie dhe evente sportive. Një nga eventet e listuara prej saj është një turne futbolli, i cili do të mbahet në korrik në Tiranë, në bashkëpunim me Albitsol Foundation dhe Universitetin e Sporteve.

Pas këtyre dy organizatave qëndron juristja dhe sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Vasenka Rangu Leka, e cila ka gjithashtu një kompani komunikimi të quajtur ‘Dora Communications’ dhe boton një revistë elektronike.

Ajo është gjithashtu themeluese dhe drejtuese e Qendrës Shqiptare në Itali, një prej organizatave më aktive të diasporës shqiptare. Në vitin 2023, Rangu garoi në zgjedhjet për Parlamentin e Lombardisë si pjesë e Listës ‘Moratti’.

Reklamat në Facebook dhe Instagram për të promovuar mitingun e kryeministrit në Busto Arsizio janë bërë nga një faqe në Facebook e quajtur ‘Shqiperia në BE’, e cila është themeluar me 31 mars dhe numëronte 58 ndjekës të premten pasdite.

Në një foto të postuar në rrjetin social ‘X’, ajo shfaqet duke shoqëruar zyrtarë shqiptarë, si kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në takime me zyrtarë dhe homologë në Itali.

Takimi i së dielës pasdite nuk është i pari i organizuar nga Partia Socialiste në Busto Arsizio. Një turbim i ngjashëm u zhvillua edhe më 26 maj 2024, në pallatin e sportit të këtij qyteti, i cili u shoqërua gjithashtu me një fushatë të ngjashme reklamash në ‘Facebook’ nga palë të treta.

Kuadri ligjor shqiptar nuk e rregullon aktivitetin e ‘palëve të treta’, siç është shoqata e sipërpërmendur gjatë fushatës elektorale, edhe pse partitë politike kanë detyrim të deklarojnë vlerën e dhuratave në natyrë ose para që marrin prej tyre.

Megjithatë, në prag të zgjedhjeve, partitë politke garuese nënshkruan një instrument vetërregullues – Kodi i Etikës për Fushatat Dixhitale në Shqipëri, ku angazhohem të mos bëjnë fushata reklamash jotransparente nëpërmjet ‘palëve të treta’.

“Ky kod u shkel që ditën që u nënshkrua,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”, një organizatë që monitoron sjelljen e subjekteve zgjedhore, duke iu referuar sulmeve me gjuhë denigruese midis palëve në prag të fushatës. “Pa pasur rregullim ligjor është vështirë të arrijmë korrigjimin e sjelljeve të tilla,” shtoi ai./ BIRN

Etiketa: diasporaEdi Ramafinancimifushatekodi zgjedhorkorrupsionopozitashkelje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama merr qeverinë me vete në Romë/ Mediat italiane: Do diskutohet dështimi me vlerë 650 mln euro

11:24 : 12/11/2025
AKTUALITET

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Rama niset drejt Romës! Ja ministrat që e shoqërojnë/ Axhenda

08:30 : 12/11/2025
AKTUALITET

Atentati në Rinas/ Tomorri: Policia organizatë mafioze, Koçiu kukull e Ramës

18:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: Rama shpalosi hanxharët e bandave kriminale

13:52 : 11/11/2025
AKTUALITET

Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, arena e debatit sa për formalitet

09:30 : 11/11/2025
AKTUALITET

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025
Para

E shtunë me diell/ Parashikimi i motit dhe sa pritet të arrijnë temperaturat

TË GJITHA

Atentati në Rinas, Berisha: U patronua nga shteti për llogari të bandave

12:59 : 12/11/2025

Vengu: Do prodhojmë dronë me izraelitët për të mbrojtur Samitin e NATO-s në 2027

12:53 : 12/11/2025

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

12:41 : 12/11/2025

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

12:22 : 12/11/2025

Atentati në Rinas/ Dyshohet për informatorë nga Spanja, fluturimi i Gilmando Danit u shty për disa orë

12:21 : 12/11/2025

“A i kërkoi Rama dorëheqjen?”, Vengu i përgjigjet Sali Berishës

12:08 : 12/11/2025

E rëndë në Durrës/ 55-vjeçari humb jetën pas sherrit me një 18-vjeçar, arrestohet i riu

12:07 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com