• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

I dënuari i parë për gjenocidin në Srebrenicë transferohet në një burg në Estoni

21:37 : 10/04/2025
në BOTA

Radisllav Kërstiç, ish-komandant i korpusit Drina të Ushtrisë së Republikës Sërpska, i dënuar për gjenocidin në Srebrenicë me 35 vjet burgim, do të vazhdojë të vuajë dënimin në Estoni bëri të ditur Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunalet Penale më 10 prill.

Ai ishte gjetur fajtor nga Tribunali i Hagës për gjenocid ndaj më shumë se 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, për përndjekje, si krim kundër njerëzimit, dhe për vrasje.

Kërstiç ishte arrestuar më 2 dhjetor 1998 dhe ishte dërguar në paraburgim në Hagë. Në prill të vitit 2004 ndaj tij u shqiptua dënimi me burg, ndërkaq në dhjetor të po atij viti ai u transferua në Mbretërinë e Bashkuar për të vuajtur dënimin.

Gjatë qëndrimin në një burg britanik, ai u sulmua – dhe pësoi lëndime – nga të burgosurit e tjerë, gjë që çoi në transferimin e tij në Poloni më 2013. Më pas, në nëntor të vitit 2023, ai u kthye sërish në Hagë, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit të tij në Poloni dhe sipas ligjeve në Poloni ai duhej të lirohej.

Qeveria estoneze, më pas, e njoftoi gjykatën në Hagë se është e gatshme ta marrë këtë të dënuar që ta vazhdojë vuajtjen e dënimit, që i përfundon më 23 nëntor 2033, njoftoi kryetarja e gjykatës Graciela Gatti Santana, gjykatë që është pasardhëse e Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi.

Lexo edhe:

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

Kërstiç është personi i parë që është dënuar për gjenocidin e kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Ai vazhdimisht ka kërkuar që t’i ofrohet falje dhe lirim i parakohshëm, por këto kërkesa janë refuzuar nga Gatti Santana.

Në kërkesën e tij të fundit, ai pranoi përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë dhe, mes tjerash, tha se ai e dinte se “disa anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm synonin të kryenin gjenocid”, por që “nuk kishin forca të mjaftueshme për të kryer ekzekutimet” pa “e përdorur korpusin Drina”, që atëbotë Kërstiç komandonte.

“Nëse një ditë lirohem dhe nëse presidentja e Mekanizmit pajtohet për lirimin tim dhe nëse familjarët e viktimave e lejojnë këtë, dua që të shkoj në Potoçari edhe një herë në jetën time, të përkulem para viktimave dhe të kërkoj falje”, shkroi ai në kërkesën e tij.

Kërstiç, i cili 76 vjeç, në kërkesën drejtuar gjykatës kishte kërkuar që të merreshin parasysh problemet e tij shëndetësore.

Ai ka deklaruar se vuan nga një sërë sëmundjesh kronike, vuan nga dhimbje të mëdha për shkak të problemeve me enët e gjakut dhe atrofisë pas amputimit të këmbës së tij. Ai po ashtu ka thënë se është anemik dhe ka kolesterol të lartë si dhe probleme serioze me zemër.

“Nuk jam e bindur se ai është rehabilituar mjaftueshëm”, tha kryetarja e gjykatës, Graciela Gatti Santana, në refuzimin e kërkesës së tij për lirim të hershëm. Këtë vendim ajo e mori në shkurt të këtij viti.

Forcat e Ushtrisë të Republikës Sërpska vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995. Më shumë se 50 persona janë dënuar me afër 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime të tjera të kryera në rajonin e Srebrenicës.

Në mesin e të dënuarve është edhe presidenti i atëhershëm i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiç, dhe komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç. Që të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./REL

Etiketa: Burgestonigjenocidi denuariRadisllav KërstiçSrebrenicë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
AKTUALITET

Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin

11:53 : 25/10/2025
Para

40 emigrantë nesër në Gjadër, ANSA: Autoritetet italiane në kamp ankohen për mungesë informacioni

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com