• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ U ushtruan kontrolle, kush janë dy biznesmenët e lidhur me Suel Çelën në hetim nga SPAK

17:56 : 10/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga aksioni i ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga oficerët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit, ku me urdhër të SPAK u ushtrua kontrolle në disa banesa dhe biznese.

Burime bëjnë me dije se kontrolle janë ushtruar në zyrat e biznesit të Nazif Bajrami, pronar i kompanisë “Bajrami N” dhe një biznesmen i njohur fushën e ndërtimit në Elbasan, i cili ka fituar një sërë tenderash nga institucionet publike.

Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe tek Marenglen Çoku, administrator i ekipit të Futbollit të A. F. Elbasanit, i cili është dhe pronar i kompanisë “ÇOKU M & E”.

Të njëjtat burime konfirmojnë se oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle dhe në banesën e drejtorit të Ujësjellës Kanalizimeve Elbasan (UKE), Luan Tabaku.

Mësohet se nga zbërthimi i bisedave në aplikacionin e enkriptuar “Sky Ecc”, ata kanë rezultuar të lidhur me grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, ku ky i fundit vijon të jetë ende në kërkim nga SPAK. Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme po heton tendera publikë të cilët dyshohet se janë përfituar nga krimi i organizuar përmes personave të tretë.

Lexo edhe:

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

Urdhër-kontrollet janë firmosur nga dy prokurorët e SPAK, Vladimir Mara dhe Altin Dumani, dhe janë miratuar nga GJKKO, teksa janë sekuestruar celularë dhe sende të tjera, shuma parash dhe dokumentesh të ndryshme me vlerë të rëndësishme për hetimin e SPAK.

Opozita, përmes Belind Këlliçin, denoncoi se SPAK kishte urdhëruar kontroll edhe tek tregu agro-ushqimor i Suel Çelës, por ky urdhër nuk ishte zbatuar nga Policia e Shtetit.

“Narko-drejtori ka refuzuar të zbatojë një urdhër të Prokurorisë së Posaçme për të kontrolluar tregun e Elbasanit, bazën e aktiviteteve të paligjshme të bandës kryesore të Ramës dhe PS në rajon, grupit të Suel Çelës. Ky është një veprim jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe dëshmi e dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Rama e shtyn dhe e frymëzon SPAK kur ka nevojë, dhe i vihet kundra, e poshtëron kur i prek interesat. Ky është standardi i tij me drejtësinë dhe Europën.” – u shpreh Këlliçi.

Gjithsesi, pas denoncimit të PD-së, reagoi Policia e Shtetit e cila e mohoi kategorikisht që të kishte refuzuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme.

“Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e cila vlerësohet përditë nga partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese më prestigjioze ndërkombëtare. Deklarata e sotme nuk është asgjë tjetër veçse vijim i përpjekjeve të përditshme, duke sajuar e akuzuar pa të drejtë qindra mijëra punonjës të Policisë së Shtetit dhe stafet drejtuese të tyre.

Policia e Shtetit, siç ka treguar besueshmëri e profesionalizëm, përkushtim e vendosmëri përkrah partnerëve në luftë kundër krimit, edhe me agjencitë ligjzbatuese brenda vendit ka të njëjtin standard dhe marrëdhënie mjaft të mira në interes të zbatimit të ligjit. Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka refuzuar asnjëherë të përmbushë detyrat e ngarkuara sipas ligjeve në fuqi, por i ka zbatuar dhe përmbushur ato me profesionalizëm e konform ligjit.” – thuhet në komunikatën e Policisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, SPAK goditi bandën e Suel Çelës, duke lëshuar 21 masa sigurie në total, por kreu i saj, arriti t’i shpëtonte sërish vënies përpara ligjit, pasi nuk u arrit të arrestohej.

Banda e drejtuar prej tij akuzohet për një sërë ngjarjesh kriminale në Elbasan, si dhe për trafik të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Latine drejt Europës.

Etiketa: biznesmeneBKHelbasanLuan TabakuMarenglen ÇokuNazif Bajrmaispaksuel celatendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar nga GJKKO, arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

20:29 : 05/09/2025
AKTUALITET

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, zgjaten me 3 muaj hetimet ndaj ish miss-it Eria Ago

15:09 : 05/09/2025
AKTUALITET

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025
AKTUALITET

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025
Para

Jozi debaton me Eglin për takimin me Olsin: Kështu je ti, e pacipë

TË GJITHA

Metamorfoza e papërfunduar e Melonit

21:57 : 07/09/2025

Radhë e gjatë makinash në Shëngjin, probleme në menaxhimin e trafikut

21:38 : 07/09/2025

Banorët e prekur nga tërmeti, protestë para Bashkisë së Durrësit: Duam strehim në banesat e premtuara!

21:20 : 07/09/2025

“Izraeli është dakord”, Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe luf*a mbaron menjëherë!

21:01 : 07/09/2025

Përgjimet/ Krimi i organizuar në Shqipëri: Besëprerja, intrigat dhe vra*jet mes shokëve!

20:48 : 07/09/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Depay nderon Holandën ndaj Lituanisë, Maqedonia fiton thellë

20:41 : 07/09/2025

Emigrantët e paligjshëm, Britania shqyrton përdorimin e kazermave për të strehuar azilkërkuesit

20:30 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com