• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çahet sërish rruga Korçë-Ersekë/ Milionat që morën dy Agim Kolat. Njëri e ndërtoi, tjetri e mirëmban

22:03 : 09/04/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Në skajin më të largët në juglindje të Shqipërisë, atje ku agimi vjen më parë në vendin tonë, dy Agim Kolat po marrin miliona euro për një rrugë vetëm 35 kilometra, që lidh Korçën me Ersekën. E filluar vite më parë, kostoja totale ka shkuar në 80 milionë euro, teksa tashmë po hidhen të tjera miliona për ta mirëmbajtur.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, si pronari me letra i kësaj rruge, ka miratuar disa shtesa fondesh, madje edhe për shembjen e ndodhur në datë 17 shkurt 2024, në afërsi të Qafës së Qarrit. Firma fituese e të gjitha lotëve, ajo që ka marrë mbi 80 milionë euro për ndërtimin, ka përfituar edhe shtesën e fonteve në vitin 2024, me një vlerë 4.3 milionë euro.

Faksimile: Pronari i firmës ANK që fitoi 80 milionë euro është z. Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola

Aktualisht, pronari me letra i firmës ANK, e cila fitoi të gjitha tenderët e ndërtimit të segmentit Korçë – Ersekë, është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola. Me vendime të befta të Autoritetit, pavarësisht se drejtorët ndërroheshin, ai ka marrë të gjitha qindarkat e akorduara nga qeveria, për segmentin të gjatë 35 kilometra.

Loti i parë u bë vite më parë dhe kushtoi 15 milionë euro. Loti i dytë i gjatë 17 km u bë me një vlerë rreth 50 milionë euro. Më pas u modifikua kontrata dhe u shtua një vlerë prej 5 milionë euro. Ndërkohë, që kostoja totale e parashikuar ishte rreth 80 milionë euro.

Tenderi për ndërtimin e kësaj rruge, i lotit të dytë nga qafa e Qarrit drejt Ersekës, është finalizuar në vitin 2022, firma fituese kishte një kohë prej 24 muajsh për të përfunduar këto punime, nga pjesa e mbetur e rrugës Korçë – Ersekë, deri në pjesën fundore, në afërsi të qytetit të Ersekës. Ndërtimi i këtij loti duhet të kishte përfunduar në muajin mars të vitit 2024. Por shembja dhe problemet e tjera sollën zvarritjen.

Lexo edhe:

Zhduket 13-vjeçarja në Korçë

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

Në video: Plasaritjet e segmentit Korçë – Ersekë, në afërsi të Qafës së Qarrit, në vendin që u dhemb më 17 shkurt 2024

Në datën 17 shkurt 2024, në afërsi të Qafës së Qarrit, u shemb një pjesë e rrugës. Institucionet ligjzbatuese filluan një hetim, por deri më tani janë pyetur një mori zyrtarësh dhe asnjë vendimmarrje.

Por, ARRSH-ja në këto kohë shtoi fondin, duke i dhënë firmës ANK edhe një shumë prej 432 milionë lekësh të rinj. Me këto para u rregulluan një pjesë të shembjes, teksa aktualisht automjetet kalojnë në këtë segment, të riparuar.

Ndërkohë, edhe pas riparimit, rruga ka pësuar deformime dhe plasaritje. VoxNews ka siguruar disa foto dhe video, në afërsi të Qafës së Qarrit, ku duken plasaritjet e të gjithë segmentit. Një situatë e frikshme, qoftë për kalimtarët apo edhe për institucionet, të cilat duhet të parandalojnë ndonjë tragjedi.

Në këto video duket muret mbajtëse apo edhe asfalti i plasaritur, në shumë vende afër të njëjtit vend që u shemb. Por, çfarë bën Autoriteti Rrugor Shqiptar për rregullimin e kësaj situate?!

Faksimile: Njoftimi i ARRSH-së për mirëmbajtjen e segmentit Korçë – Ersekë, rruga e re dhe e vjetër

Sipas dokumenteve, Autoriteti Rrgor Shqiptar ka finalizuar disa ditë më parë një tjetër tender për këtë segment. Autoriteti shkruan se bëhet fjalë për segmentin “mirëmbajtje me performancë Korçë – Erseë, rruga e re dhe dega e Qafa e Qarrit – Ersekë, rruga e vjetër”. Mësohet se fondi limit i kësaj marrëveshje kuadër me një afat 4 vjeçar është 192 milionë lekë, ose rreth 2 milionë euro.

Pra, pasi u hodhën plot 80 milionë euro për ndërtimin, kostoja shtohet me mirëmbajtjen!

Faksimile: Pronar i firmës RSM është një tjetër person i quajtur Agim Kola

Por, kush do t’a mirëmbajë këtë segment? Për ironi të fatit, pronari i firmës fituese të tenderit të mirëmbajtjes RSM quhet Agim Kola. Një emër i njëjtë me ndërtuesin, por bëhet fjalë për dy persona të ndryshëm.

Nëse Agimi i parë mori 80 milionë euro për ta ndërtuar, Agimi i dytë e ka filluar me një kosto prej 2 milionë eurosh, por duhet të ketë kujdes nga këto plasaritjet, të cilat mund të shkaktojnë ndonjë tragjedi.

/Vox News.al

Etiketa: Agim KolaANKcahetersekeKorcendue kolaQafa e Qarritrrugashembet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhduket 13-vjeçarja në Korçë

14:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Shkollat pa nxënës, në 5 vite në Korçë mbyllën dyert 22 institucione arsimore

10:00 : 24/08/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 65-vjeçaren në Pogradec, arrestohet 45-vjeçari

11:08 : 23/08/2025
AKTUALITET

Forcat Operacionale aksion “blic” në Korçë, vihet në pranga një person

11:13 : 22/08/2025
AKTUALITET

Pas 15 vitesh zvarritje, Rama reklamon asfaltin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë

17:47 : 19/08/2025
AKTUALITET

Korçë/ Tentoi të kontrabandonte naftë në depozitën rezervë të makinës, arrestohet 61-vjeçari

16:03 : 19/08/2025
Para

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

TË GJITHA

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare, kur pritet të nis Kuvendi

17:15 : 26/08/2025

Gazetarja Valerie Zink jep dorëheqjen nga Reuters: Agjencia i shërben Izraelit

17:00 : 26/08/2025

Ndërpritet seanca, Nenad Rashiç nuk siguron votat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

16:44 : 26/08/2025

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com