• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i KPA: Konfirmimi, e vetmja alternativë për Antoneta Sevdarin

18:11 : 08/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, katër anëtarë të Kolegjit pranuan kërkesën për rishikimin e vendimit të tyre dhe vendosën konfirmimin në detyrë për prokuroren Antoneta Sevdari, ndërsa një gjyqtare në pakicë votoi kundër.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, korrigjoi veten në vendimin për rikthimin në detyrë të prokurores së Tiranës, Antoneta Sevdari, duke e konsideruar këtë të vetmen alternativë pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Një gjyqtare në pakicë u shpreh se nuk ka përcaktime kushtetuese apo ligjore që të lejojnin rishikimin e vendimarrjes së KPA-së.

Prokurorja Antoneta Sevdari e kaloi me sukses shkallën e parë të vetingut më 18 korrik të vitit 2018. Por vendimarrja u ankimua nga institucioni i Komisionerëve Publikë, që pretenduan se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK nuk kishte kryer hetime të plota për të ardhurat e bashkëshortit të saj, si dhe se kishte mangësi në verifikimin e afëtsive profesionale.

Më 28 shkurt 2019, Kolegji vendosi me shumicë votash prishjen e vendimit të KPK dhe e shkarkoi Sevdarin, në atë kohë anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke konkluduar se ajo kishte bërë deklarim të pamajftueshëm për pasurinë dhe kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Sipas shumicës së Kolegjit, Sevdari nuk arriti të provojë ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëshortit para martesës nga puna në Greqi dhe më vonë në Arabinë Saudite, pasi nuk u vërtetua pagimi detyrimeve tatimore. Për një çështje të cilën Sevdari kishte dështuar ta apelonte, Kolegji arsyetoi se megjithëse ajo mund të kishte pasur arsye objektive për pamundësinë e apelimit, duhej të kishte bërë përpjekje që çështja të ankimohej prej kolegëve dhe konkludoi në vlerësimin tërësor se gjendej në kushtet e cënimit të besimit.

Vendimi i KPA u kritikua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM që e konsideroi jopropocional dhe vërejti se përcaktimi për “deklarim të pamjaftueshëm” ishte bërë në interpretim të gabuar të ligjit. Rasti i Sevdarit u bë simbol i zbatimit të ekzagjeruar të legjislacionit të vetingut të magjistratëve nga ana e KPA.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

Prokurorja Sevdari iu drejtua me ankim GJEDNJ-së, që e gjeti vendimin e shkarkimit të saj si masë disproporcionale me gjetjet në pasurinë e krijuar nga bashkëshorti para martese. GJEDNJ gjeti shkelje të nenit 8 të konventës “E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare” dhe caktoi një masë shpërblimi dhe kompesimi për Sevdarin në vlerën totale prej 24 mijë e 600 eurosh.

Pas vendimit të Strasburgut, Sevdari depozitoi në Kolegj një kërkesë për rishikimin e vendimarjes së parë të shkarkimit, duke argumentuar se GJEDJNJ ka gjegtur shkelje të Konventës Evropiane dhe se kjo rrethanë përbënt shkak për rishikimin e vendimit. Po ashtu, Sevdari parashtroi se GJEDNJ, veç dëmshpërblimit, i ka dhënë dhe të drejtën për rihapje të procesit të vetingut. Ajo kërkoi që të prishej vendimi i marrë nga Kolegji për shkarkimin e saj dhe të lihet në fuqi vendimarrja e shkallës së parë të vetingut që e konfirmoi në detyrë.

Pasi Kolegji mori në shqyrtim në dhomë këshillimi kërkesën e Sevdarit, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, për t’i dhënë mundësi Institucionit të Komisionerëve Publikë dhe kërkueses që të dëgjoheshin dhe të mbanin qëndrimet e tyre lidhur me kërkesën për rishikimin e vendimit.

Në fund të shqyrtimit të çështjes në Kolegj, ish-Komisionerja Publike, Irena Nino doli me dy qëndrime. Nga njëra anë ajo parashtroi se gjykata ishte e detyruar të zbatonte vendimin e GJEDNJ-së, ndërsa nga ana tjetër pretendoi se vendimarrja e Strasburgut nuk i kishte rrëzuar shkaqet e ankimit të ngritur ndaj ndaj konfirimit të Sevdarit.

Subjekti i rivlerësimit kundërshtoi qëndrimin e ish-Komisioneres Publike në tërësi dhe pretendoi se ajo nuk mund të riparaqesë të njëjtën parashtresë dhe kërkim për marrjen e masës disiplinore të shkarkimit, pa argumentuar më parë se kjo masë disiplinore, ndryshe nga sa ka argumentuar GjEDNj-ja, përbën një sanksion proporcional të aplikuar mbi faktet e provuara dhe të pranuara, që nuk vihen më në diskutim. Sipas Sevdarit, ish-Komisionerja Publike ka paraqitur shkaqe të njëjtat fakte, por pa i rivlerësuar ato në dritën e shkakut të rishikimit.

Po ashtu, Sevdari u shpreh gjatë procesit për rishikimin e vendimit të parë, se Komisioneres Publike i kishin rënë shkaqet ankimore, sepse ato nuk mund të çonin në marrjen e ndonjë mase disiplinore ndaj saj. Kërkimin përfundimtar të Ninos për shkarkim mbi të njëjtat shkaqe ankimore, Sevdari e cilësoi në shkelje flagrante të nenit 8 të KEDNj-së që përcakton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.

Në përfundim, Sevdari e cilësoi kërkimin e Ninos të gabuar dhe në kundërshtim me parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Konfirmimi nga KPA

Duke ju referuar vendimit të GJEDNJ-së, Kolegji konstaton se për ti dhënë fund shkeljes së gjetur nga gjykata ndërkombëtare, kjo e fundit e ka përcaktuar se një formë e përshtatshme korrigjimi për shkeljen e së drejtës të Sevdarit për respektim të jetës së saj private, do të ishte rihapja e procesit me kërkesë të saj, si edhe rishqyrtimi i çështjes në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Lidhur me të ardhurat në shumën prej 3 milionë lekësh, të fituar nga bashkëshorti i subjektit si emigrant në Greqi gjatë viteve 1997-2000, GJEDNJ ka vërejtur se Kolegji ka shqyrtuar të ardhurat që bashkëshorti i ardhshëm i kërkueses i kishte fituar 20 vjet para deklarimit të saj në procesin e rivlerësimit – në një periudhë kur ai nuk ishte martuar ende me të dhe kur Sevdari nuk ishte emëruar ende si prokurore apo zyrtare publike që të kishte detyrim për deklarim të pasurisë.

Për konstatimin e Kolegjit se subjekti nuk kishte deklaruar me herët të ardhurat e bashkëshortit të krijuara në vitin 2003 nga puna në Arabinë Saudite, si dhe nuk kishte provuar se ishin paguar tatimet për këtë vlerë, GJEDNJ ka sjellë në vëmendje se ky mosdeklarim ka të bëjë me deklarimin e parë të pasurisë, në kohën kur Sevdari kishte vetëm pak muaj që kishte filluar të ushtronte funksionin e prokurores. Po ashtu, është konstatuar se nga shqyrtimi i materialeve të kësaj çështjeje, ishte konstatuar se nuk ekzistonte asgjë e dhënë që të tregonte se të ardhurat e bashkëshortit të subjektit nuk vinin nga një aktivitet i ligjshëm fitimprurës.

Në përmbyllje të analizës lidhur me vlerësimin e kriterit të pasurisë, GjEDNj-ja ka theksuar se kërkuesja ishte shkarkuar nga detyra, pasi ishte konstatuar se ajo nuk kishte mjaftueshëm burime të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurisë së paluajtshme, burimet e krijimit të së cilës ishin ekskluzivisht të ardhurat e bashkëshortit të saj të fituara prej tij në kohën kur Sevdari as nuk ishte e martuar me të dhe as nuk ishte emëruar si prokurore. Ndërsa për të ardhurat e tjera që Kolegji nuk i ka konsideruar të ligjshme, ka argumentuar në vendimin e parë se subjekti nuk kishte mundur të provonte se bashkëshorti i saj kishte paguar taksat për të ardhurat e tij nga një punësim i ligjshëm jashtë vendit.

GjEDNj-ja ka çmuar me rëndësi për çështjen faktin se shumat e të ardhurave të bashkëshortit, për të cilat nuk u provua nëse ishin paguar tatimet, përfaqësonin një përqindje relativisht të vogël të shumës në total të të ardhurave të tij në periudhën konkrete. Po ashtu, nuk ishte konstatuar asnjë parregullsi në lidhje me të ardhurat e bashkëshortit nga burimet vendëse gjatë një sërë vitesh.

Në lidhje me vlerësimin e aftësive profesionale, GjEDNj-ja ka konstatuar se dhe në këndvështrimin e Kolegjit, mosdorëzimi i ankimit kishte qenë një incident i izoluar në karrierën e subjektit si prokurore.

Në përfundim, GJEDNJ e ka vlerësuar shkarkimin e Sevdarit jorporporcional me qëllimet legjitime të procesit të rivlerësimit.

KPA vëren se GjEDNj-ja, me vendimmarrjet e saj në kuadër të ruajtjes dhe garantimit të të drejtave të përcaktuara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, gëzon një kompetencë ekskluzive në sistemin tonë të brendshëm juridik. Për rrjedhojë, është arritur në përfundimin se standardet e vendosura nga GjEDNj-ja në çështjen Sevdari kundër Shqipërisë, në kontekstin e garancive të ofruara për respektimin e së drejtës për jetë private dhe familjare të subjektit të rivlerësimit, janë të detyrueshme dhe drejtpërsëdrejti të zbatueshme në çështjen objekt shqyrtimi para Kolegjit.

Shumica e Kolegji vlerëson se, nga analizimi i situatës faktike të konstatuar gjatë gjykimit në themel lidhur me kriterin e vlerësimit të aftësive profesionale të subjektit, nuk u konstatuan gjetje që mund të çonin në konkluzionin e dhënies së masës disiplinore për pezullim nga detyra.

Nisur nga kjo, si dhe në kushtet kur GJEDNJ-ja e ka gjetur vendimin e parë të Kolegjit në cënim të nenit 8 të Konventës, është çmuar se e vetmja alternativë për përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurores Antoneta Sevdari, do të ishte konfirmimi në detyrë. Për rrjedhojë, shumica e Kolegjit e përbërë nga relatori Sokol Çomo dhe anëtaret Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Ina Rama, vendosi lënien në fuqi të vendimit të KPK, për konfirmimin e Sevdarit, duke e rikthyer atë në detyrë.

Kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj ka dalë në pakicë, duke arsyetuar se Kolegji nuk mund të bënte rishikim të vendimit.

Mulaj paraqet vlerësim ndryshe lidhur me formën e gjykimit të kërkesës së Sevdarit për rishikimin e vendimit të parë të KPA. Sipas Mulajt, kërkesa duhej të ishte shqyrtuar në dhomë këshillimi, pa praninë e palëve, duke e analizuar pikësëpari në kuadër të juridiksionit kushtetues të Kolegjit.

Po ashtu, Mulaj vlerëson se Kolegji nuk duhej t’i kërkonte në seancë gjyqësore publike Komisioneres Publike të shprehej dhe të mbante qëndrim lidhur me pranimin ose jo të kërkesës për rishikim. Sipas Mulajt, në këtë rast, shqyrtimi i kërkesës është kompetencë vetëm e trupit gjykues të Kolegjit në dhomë këshillimi.

Pakica paraqet mendim ndryshe edhe lidhur me juridiksionin e Kolegjit në këtë çështje. Sipas Mulajt, me legjislacionin aktual të vetingut, nuk mund të realizohet rishikimi i vendimit të KPA.

Ndryshe nga shumica, Mulaj arrin në përfundimin se rishikimi i vendimeve të Kolegjit bëhet vetëm atëherë kur ka rregullim ligjor, që sipas saj në këtë moment mungon. Bazuar në këto arsyetime, Mulaj shprehet se ka votuar kundër vendimit për pranimin e kërkesës së Sevdarit për rishikimin e vendimit të mëparshëm të KPA për këtë subjekt rivlerësimi.

/BIRN

Etiketa: Antonte SevdaridetyrekonfirmimikpaProkuroreStrasburgvetingu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

11:44 : 04/07/2025
AKTUALITET

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria strehë për pastrimin e parave të drogës

12:11 : 27/06/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025
AKTUALITET

Përfaqësuesi i SPAK në KPA: Të shkarkohet prokurori Genci Mane, u favorizua nga KPK

18:14 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tabaku: Ta harrojnë se zgjedhjet janë një kapitull i mbyllur, presim misionin faktmbledhës nga KE

09:27 : 23/06/2025
Para

Tre ndeshjet e fundit, Tirana bën llogaritë e mbijetesës

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com