• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gjykata cakton një muaj paraburgim për 4 serbët e arrestuar në Kosovë

16:06 : 08/04/2025
në RAJONI

Gjykatë në qytetin e Gjakovës aprovoi kërkesën e Prokurorisë dhe u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh katër serbëve të Serbisë për shkak të “dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Përveç katër të dyshuarve në Gjakovë, që sipas autoriteteve kosovare të sigurisë dyshohet se kanë lidhje me strukturat e sigurisë së Serbisë, policia ndaloi edhe 12 serbë të tjerë në Prizren gjatë fundjavës.

Gjykata i sheh të përmbushura kushtet ligjore

Për katër serbët e arrestuar në Gjakovë, Prokuroria tha se të dyshuarit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kishin mbajtur armë të ftohta gjatë vizitës së tyre në disa nga manastiret ortodokse në Kosovë. “Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, tha Prokuroria. Prandaj, këtë kërkesë e aprovoi gjyqtari i procedurës paraprake, i cili vlerësoi se “janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që, nëse do të gjendeshin në liri, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale si dhe rreziku i ikjes”.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas arrestimit të 16 serbëve në dy operacione të ndara, tha se në mesin e tyre kishte edhe “oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë”. “Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se këto grupe kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme, pasi janë gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, shkroi Sveçla.

Lexo edhe:

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

Për rastin Banjska, në Kosovë është ngritur aktakuzë kundër rreth 40 personave, përfshirë edhe udhëheqësin e tyre Millan Radoiçiq. Vetëm tre nga këta persona mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, sipas organeve kosovare të sigurisë, qëndrojnë të lirë në Serbi. Seanca e parë për tre prej grupit të Banjskës që po mbahen në paraburgim do të mbahet më 17 prill.

Vuçiç: Kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve

Autoritetet e Serbisë reaguan me zemërim për arrestimin e dy grupeve të serbëve në Kosovë gjatë kësaj fundjave dhe, sipas Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “personat e ndaluar shkuan në Kosovë vetëm për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit”.

“Imagjinoni, disa nga këta persona thonë se janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer. Është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale. Dhe kjo tregon çfarë terrori po vazhdon ndaj serbëve”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, bëri të ditur lidhur me 12 të arrestuarit në Prizren, se tashmë dy prej tyre, me inicialet L.S. dhe S.R., po mbahen në paraburgim në Kosovë, ndërsa të tjerët, pas marrjes në pyetje nga policia, janë liruar dhe janë kthyer në Serbi.

Sa i përket katër serbëve të arrestuar në Gjakovë, të cilëve gjykata u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh, sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë kontrollit të makinës së tyre iu gjetën “fotografi me hartën e Republikës së Kosovës, fotografi të terroristëve të vrarë gjatë sulmit në Banjskë”. Ndërsa, për grupin e dytë që u arrestua në Prizren, ministri Sveçla tha se “fakti që grupi i dytë që u ndalua në Prizren, dhe që ishte strehuar në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë, mund të tregojë për një tentativë për të shfrytëzuar institucione fetare për kamuflim ose për të shkaktuar tensione ndëretnike/fetare në Kosovë, duke përdorur ngjarje të sajuara për të nxitur reagime të dhunshme ose trazira”.

Deklaratat e ministrit Sveçla u kundërshtuan nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit. Ajo tha se “Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar”. “Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë’, siç thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit./dw

Etiketa: kosoveserbe

Lajme të lidhura

RAJONI

Vjosa Osmani reagon pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut

21:54 : 25/06/2026
RAJONI

Kriza në LDK ngre pikëpyetje të reja për formimin e institucioneve

21:51 : 25/06/2026
RAJONI

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

18:44 : 25/06/2026
RAJONI

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026
RAJONI

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
Para

Tarifat e Trump/ Audi ndërpret eksportet në SHBA

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet