• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Turizëm elitar? Mungesë infrastrukture, plehra, ujëra të zeza, raporti nxin fasadën e Ramës

09:36 : 06/04/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një furi raportimesh në median pro-qeveritare për shifrat e turistëve të huaj gjatë vitit 2024, krijojnë idenë se Shqipëria është shndërruar në një lloj parajse mbi tokë.

Raportet e INSTA-it, por së fundmi, edhe të Bankës së Shqipërisë, flasin për mbi 11 milionë turistë të huaj në vendin tonë gjatë vitit të kaluar, një shifër, e cila, nga ana tjetër, nuk është përkthyer aspak në rritjen e konsumit të brendshëm.

Kryeministri Edi Rama, i cili është përfshirë në fushatë elektorale për të marrë mandatin e tij të katërt qeverisës, e ka shndërruar temën e turizmit në një prej kuajve të tij kryesorë të betejës.

Ai nuk lë rast pa përmendur sukseset dhe ato që i konsideron si investime të mëdha për thithjen e turistëve të huaj.

Lexo edhe:

Rama nuk është çmendur, populli po…

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

Megjithatë, përtej fushatës propagandistike të tij, dega kryesore e turizmit në Shqipëri, ai bregdetar, është në një nivel, që është pak të konsiderohet skandaloz.

Turistët, si shqiptarë e të huaj, janë dëshmitarë të mungesës së investimeve, papastërtisë dhe infrastrukturës në pjesën dërrmuese të vijës bregdetare shqiptare.

Një panoramë të plotë jepet edhe në një Raport Auditimi Performance mbi “Menaxhimin e Plazheve Publike”, të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH).

Në foto: Pjesë nga raporti i KLSH-së mbi situatën e plazheve publike

Informacioni i përmbledhur në këtë raport jep situatën reale të sektorit të turizmit, atë që e shohin çdo ditë, jo vetëm banorët e zonave, por edhe shumë e shumë të tjerë që zgjedhin të pushojnë në vijën bregdetare shqiptare.

Nga Jugu në Veri, gjendja skandaloze e plazheve publike

Të dhënat e përpunuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit tregojnë se plazhet publike, nga Jugu i preferuar e deri në Veri, janë në një situatë me të vërtetë skandaloze.

Në vijim, janë të renditura në mënyrë telegrafike situatat në pjesën më të madhe të plazheve.

– Në plazhet publike të zonës së Ksamilit është konstatuar mungesë e shërbimeve higjienike.

– Në plazhet e Himarës, në plazhin Lukovë:

– Plazhet publike janë pa roje dhe pa sinjalistikën e nevojshme.

– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

– Në plazhin e Borshit:

– Ka mungesë të investimeve në infrastrukturë nga ana e Bashkisë, rehabilitimi i rrugës, mungesa e ndriçimit, ujit, gjelbërimit, ka pasur kujdes të veçantë pastrimi i cili është bërë disa herë në ditë nga firma e pastrimit.

– Plazhet publike janë pa vrojtues dhe pa sinjalistikën e nevojshme.

– Në hapësirat publike nga ana e banorëve të zonës ngrihen çadra të pa çmontueshme me dru.

– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

– Në plazhin Qeparo dhe Porto Palermo:

– Në disa hapësira publike janë vendosur çadra të pa çmontueshme me drurë nga ana e banorëve të zonës.

– Në plazhin e Porto Palermos plazhet janë shfrytëzuar nga publiku si plazhe publike edhe pse janë të pa miratuara.

– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

Në foto: Pamje nga plazhi publik i Pasha Limanit, Vlorë

– Në plazhin Llaman:

– Nuk ka plazhe të përshtatura për persona me aftësi të kufizuar.

– Në plazhin Potam, Maraç & Himarë, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar;

– Në plazhin e Livadhit, në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore, vrojtuesit e licencuar, si edhe kushtet e tjera si tualete, kabina zhveshje, dushe etj.

– Nga kontrolli në plazhin e Dhërmiut, është konstatuar në plazhet publike mungojnë sinjalistika ujore si edhe vrojtuesit e licencuar.

– Në Bashkinë Lezhë, lidhur me plazhet publike, gjatë monitorimeve janë konstatuar se një pjesë e parcelave të paracaktuara si plazhe publike në zonat bregdetare nën juridiksionin territorial të kësaj të fundit për shkak të terrenit nuk janë lehtësisht të aksesueshme nga ana e publikut.

– Zona bregdetare e Shëngjinit dhe ajo e Kunes kanë të paracaktuara si plazhe publike një numër shumë të vogël parcelash të cilat referuar fluksit të madh të turistëve si atyre ditorë, banorëve të Njësisë Administrative Shëngjin apo edhe atyre,  të cilët kanë investuar duke blerë shtëpi pushimi në këto zona bregdetare, këto të fundit e kanë të pamundur përballimin e këtij fluksi.

Në foto: Hapësira që konsiderohet “plazh publik” në zonën e Vollgës, Durrës

– Sipas vëzhgimeve të grupit të auditimit në plazhet publikë të bashkisë Vlorë, konkretisht në zonën e Lungomares dhe Pashalimanit, rezultuan jashtë çdo standardi

– Në Durrës dhe Kavajë, vendndodhja e plazheve publike është shpesh herë është në afërsi të derdhjes së ujërave të zeza, në territor me papastërti, apo distancë nga zonat historike të plazheve.

 

Etiketa: gjendjaplazheplehrapublikqeveriaRamaraportiShqiperiujëra të zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama nuk është çmendur, populli po…

13:37 : 20/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët u larguan/ Paga 500 euro dhe strehim! Skema që po sjell afrikanët në Shqipëri

10:57 : 20/07/2025
AKTUALITET

Emigracioni masiv dhe rënia e lindjeve, në Shqipëri po plaket edhe forca e punës

08:07 : 20/07/2025
AKTUALITET

Çmenduria e radhës, Rama: Do të zhdukim paranë cash. Kujt i drejtohet kjo thirrje?

13:47 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Skandal ushqimor në Vorë/ Falsifikonin datat e produkteve të skaduara, arrestohen pronari dhe magazinieri

09:59 : 19/07/2025
Para

Përdorimi i teknologjisë së re për shitjen e drogës

TË GJITHA

Parma në gjurmët e Brojës, pronarët e klubit të Serie A gati për bisedime me Chelsean

14:59 : 20/07/2025

Ngrihet alarmi, BE: “Shein” dhe “Temu” po shesin produkte të rrezikshme

14:59 : 20/07/2025

A po funksionon skema me punonjësit e huaj

14:44 : 20/07/2025

Granit Xhaka vendos përfundimisht se ku do luajë sezonin e ri, ndikohet nga familja

14:43 : 20/07/2025

Xavi Simons i “jep duart” Leipzig-ut, holandezi drejt transferimit në Londër

14:28 : 20/07/2025

E dënuar për rrëmbimin dhe djegien për së gjalli të Menduh Kurtdedës, lirohet nga burgu Marjeta Karaj

14:27 : 20/07/2025

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

14:16 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com