• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet atentati ndaj dy shqiptarëve në Athinë, u porosit nga burgu, disa të arrestuar

14:27 : 02/04/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, RAJONI

Autoritetet greke kanë zbardhur pas 5 muajsh hetimesh atentatin ndaj dy shqiptarëve Kristjanis Stefa, 35 vjeç nga Elbasani dhe Florian Bajraktari, 37 vjeç nga Tirana, të dy me precedentë penalë.

Ngjarja ndodhi më 23 shtator të vitit 2014, rreth orës 18.00 të 23 shtatorit në rrugën “Kriti 21” në Athinë. Ndaj dy “shënjestrave” u hap zjarr nga një fuoristradë “Nissan” Qashqai, duke mbetur të plagosur. Në vendngjarje policia gjeti 7 gëzhoja ndërkohë që autorët u larguan në drejtim të paditur.

Mediat greke raportojnë se ky atentat ishte porositur nga burgu nga 48-vjeçari shqiptar Klod Cara alias Klodian Lekocaj, i burgosur prej vitesh si autor dhe porositës i disa vrasjeve dhe ngjarjeve të rënda në Greqi, shpesh edhe si “nënkontraktor” i tyre për palë të treta.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë, është zbuluar se personi që hapi zjarr ishte Ledjon Çela, 34 vjeç, nga Korça. Ditën e ngjarjes, Çela, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikua, ka vjedhur në rrugën “Ipiro 190” në Koridhalo të Athinës, automjetin tip “Nissan” Qashqai të cilin e parkoi në rrugën “Kritis” në Athinë.

Një orë para ngjarjes, pranë mjetin “Nissan” ka mbërritur një automjet “Citroen” C1, nga ku ka zbritur shtetasi Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, i cili ka hipur në vendin e shoferit të mjetin “Nissan” dhe është larguar me të.

Lexo edhe:

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Pronari i kampingut më ka përdhunuar

Masakroi me thikë ish-gruan dhe e la në rrugë, dënohet me burg përjetë Eduard Danaj

45 minuta më pas, Ledjon Çela, Mateo Nunaj dhe 24-vjecari Aleksandër Baki kanë lëvizur si këmbësorë në zonë, pranë vendit ku ishte parkuar mjeti “Nissan”. Pas kësaj janë futur sërish në mjet, Nunaj si shofer, Baki në vendin e parë dhe Çela si pasagjer nga pas. Duke lëvizur me mjet, ata janë afruar në vendin ku ndodhej Stefa dhe Bajraktari dhe nga dritarja e mjetit, Çela ka hapur zjarr duke plagosur dy personat. Pas të shtënave, mjeti tip “Nissan” është larguar drejt rrugës “Delijorgji” dhe ndaloi më tutje. Pasagjerët kanë zbritur më pas dhe janë larguar në këmbë.

Në 31 mars, policia ka shoqëruar Aleksander Bakin, i cili rrëfeu ngjarjen dhe përfshirjen e tij. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për “larje hesapesh” mes Klod Cares alias Klodian Lekocaj dhe Kristjanis Stefës. Për këtë, Lekocaj ka urdhëruar Ledjon Çelën që të kryente atentatin. Dy të fundit njiheshin me njëri-tjetrin në burg.

Policia ka arritur të vendosë në pranga Aleksandër Bakin, Klodian Lekocajn dhe Ledjon Çelën. Dy të fundit ndodhen të burgosur, përkatësisht në burgun e Malandrinos dhe të Hios. Sipas dëshmisë së Bakit, Mateo Nunaj rezulton se është larguar drejt Shqipërisë.

Dy shënjestrat e atentatit, rezultojnë persona me precedentë penalë. Kristjanis Stefa rezulton i arrestuar në prill 2024 pas një operacioni në Greqi, si pjesë e një grupi që merrte sende të vjedhura. Ndërsa Florian Bajraktari rezulton i arrestuar në Greqi në vitin 2006 për vrasjen me pagesë të shqiptarit Niko Demo, për të cilën ishte liruar me kusht në 2018, ndërsa në 2020 rezulton i arrestuar sërish për lojra fati në Greqi.

Sa i përket autorëve, Ledjon Çela, 34 vjeç, nga Korca, rezulton me precedentë në Shqipëri për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ndërsa në Greqi, ai rezulton me precedentë penalë për “zhvatje”, “dhunë e paligjshme”, “kanosje”, “plagosje e rëndë”, “fyerje”, “vjedhje”, “shkatërrim prone”, “dëshmi e rreme”, “falsifikim”, “shkelje e lejes së qëndrimit”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët”, “dhunë në familje”, “armëmbajtje pa leje” etj. Aktualisht ai ndodhet i burgosur për “vjedhje në tentativë” dhe “shkatërrim prone”.

Mateo Nunaj, 23 vjeç, nga Lushnja, rezulton me precedentë penalë për “vjedhje”, “organizatë kriminale”, “shkelje të ligjit mbi narkotikët” dhe “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Aktualisht ndodhej në masë sigurimi “detyrim paraqitje” të cilën e ka shkelur. Aleksandër Baki, 24 vjeç, rezulton me precedentë për “grabitje” dhe “shkelje të ligjit mbi narkotikët”.

Kush është Klod Cara alias Klodian Lekocaj, shqiptari famëkeq i “Mafia e Burgjeve”

Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të vëmendjes vitet e fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i së ashtuquajtures “Mafia e Burgjeve”. Sesa realisht ai është i tillë, kjo nuk dihet, pasi vetë ai në daljet publike në media e konsideron veten “të varfër”, “të pafajshëm”, “të përdorur” ndërkohë që faktet, dëshmitë dhe përgjimet që disponon policia greke të çojnë drejt mendimit se realisht Lekocaj ka pasur dhe ka ende një rol të rëndësishëm në botën e nëndheshme të grupeve kriminale shqiptare dhe greke.

Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka lidhur fije te grupeve kriminale duke u vënë ose atyre ose vetes në dispozicion vrasës me pagesë. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç.

Ata u kapen në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thikë, ndërsa në banesë 1 pistoletë. Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një greku dhe tentativës së vrasjes së një shqiptari, të dyja ngjarje të ndodhura në muajin korrik 2022. Për vrasjen e grekut ai deklaroi se ishte urdhëruar nga Klodian Lekocaj, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Kështu “Klodit”, i cili në kartelat greke njihet edhe si “Luli” apo “Ilia” i’u shtua atëherë edhe një akuzë tjetër pas akuzave të mëparshme për urdhërimin e vrasjeve të Avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të të burgosurit Arbër Bako, të të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së një pakistanezi, gjobvënie ndaj ish-Ministrit grek Dimitri Tsovola, ndihmë në arratisjen e të burgosurve Leonard dhe Elvis Pepa etj.

Klodi në fakt veç urdhrave, ka precedentë dhe si autor i drejtpërdrejtë. Fillimisht është arrestuar në 1997 për vjedhje. Ne 2003 ishte arratisur nga Burgu i Volos ndërsa në 2005 në Agio Pantaleimona plagosi me armë zjarri në bark një shqiptar e më pas në të njëjtin vend në 2006 bashkë me dy shqiptarë plagosi me thikë një bashkëkombës të tijin.

Në 2013 u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit ku pasi mori leje u arratis në 2014 dhe pas disa ditësh bashkë me Arbër Bakon mori pjesë në tentativën e grabitjes me pasojë plagosjen e një egjiptiani ndërsa në 31 tetor 2014 bashkë me Arber Bako, Olti Dulce dhe një polak kryen një vrasje në zonën e Metaksurgios. Perfundimisht Lekocaj u arrestua në nëntor 2014 në Sepolia, në shoqerinë e Dhimo Mecit, një gjirokastriti, i përfshirë në disa vrasje me pagesë ne Greqi dhe që në momentin e kapjes ishte person në kërkim.

Arrestimi i tyre erdhi pas ngjarjes së Mikrolimanos ku Arbër Bako me një Kallashnikov plagosi disa klientë të një lokali në zonë.

Klodian Lekocaj është përmendur të ketë pasur lidhje edhe me shqiptarët Elvis Bogdani dhe Ari Papa të ekzekutuar më parë në Greqi. Në 2019 Lekocaj u akuzua se rekrutoi një vrasës me pagesë nga Shqipëria për të ekzekutuar një pakistanez ndërsa në mars 2023 ndaj Lekocajt u ngrit akuzë për gjobvënie 100 mijë euro ndaj një biznesmeni grek.

Etiketa: Aleksandër BakiatentatiathineburguFlorian BajraktariGreqiKlod Caraklodian lekocajKristjanis StefaLedjon ÇelaMateo Nunaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e pronarit grek dhe punëtorit shqiptar, zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit: Pronari i kampingut më ka përdhunuar

22:01 : 16/10/2025
AKTUALITET

Masakroi me thikë ish-gruan dhe e la në rrugë, dënohet me burg përjetë Eduard Danaj

16:43 : 16/10/2025
AKTUALITET

U arratis nga burgu në Greqi, kapet pas një muaji 27-vjeçari shqiptar

16:25 : 15/10/2025
KRONIKE

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit/ Dy 22-vjeçarë në pranga, fajësojnë njëri-tjetrin për krimin

10:11 : 15/10/2025
AKTUALITET

Fshehu dënimin në Greqi/ Altin Dumani: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim nga SPAK

20:37 : 14/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në kamping/ Detaje tronditëse nga ngjarja në Greqi dhe rrëfimi i një 22-vjeçari…

18:18 : 14/10/2025
Para

Mbreti lakuriq/ Park shkencor nuk ka, por kryeministri ndan certifikatat e rezidencës për kompanitë

TË GJITHA

Takimi Trump-Zelensky, mes optimizmit dhe rezervave për Tomahawk

09:03 : 18/10/2025

EMRI/ Ndërron jetë në spitalin e Traumës 22-vjeçari që u aksidentua një muaj më parë në Vlorë

08:53 : 18/10/2025

John Bolton dorëzohet pas aktakuzës për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara

08:34 : 18/10/2025

Këmbimi valutor 18 Tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:23 : 18/10/2025

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025

Reshje shiu dhe shtrëngata, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:04 : 18/10/2025

Horoskopi, e shtunë, 18 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 17/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com