• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tjetër skandal me tenderat/ 2.400 euro për të veshur 1 polic dhe 3.900 euro për 1 gardian?!

13:13 : 29/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Dy tendera me vlerë plot 40 milionë euro janë hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara ditët e fundit.

Synimi është që të blihen uniforma për Policinë e Shtetit dhe për Drejtorinë e Burgjeve. Kësaj herë, procedurat janë bërë nga OBP, një institucion në varësi direkte të Kryeministrisë, pasi procedurat e policisë dhe burgjeve janë hetuar nga Prokuroria e Posaçme për abuzime të rënda.

Madje, ka pasur edhe arrestime dhe procedime. Por, duket se financat kanë rënë nga “shiu në breshër”. Me një vendim të beftë, ky Operator ka shtuar në maksimum kostot për policët dhe gardianët.

Ngë një llogari e thjeshtë që ka bërë VoxNews ka rezultuar se kostoja për të veshur 1 polic është rreth 2400 euro.

Ndërkohë, për të veshur 1 gardian kostoja shkon në plot 3900 euro. Shifra të frikshme, pasi nuk bëhet fjalë për veshje firmato por për veshje fasonerie, ku shpeshherë tenderët e ngjashëm kanë qenë objekt i dosjeve penale.

Lexo edhe:

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

Ishin në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, arrestohen vëllezërit Bushgjoka

Njoftimi i tenderit që ka hapur OBP për veshje për Policinë e Shtetit

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin me objekt “blerje dhe shpërndarje uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit”. Fondi limit i procedurës është 2.724.218.857 lekë, teksa bën fjalë për “uniforma policie”.

Nëse do të bëjmë një llogaritje të thjeshtë rezulton se në Shqipëri janë 11 mijë e 645 punonjës policie.

Rezulton se kostoja për të veshur 1 polic del plot 236.515 lekë.

Ndërkohë, në vitin 2021, SPAK-u hapi një hetim dhe ndaloi 9 zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit.

Tenderi u shty disa herë, duke ndryshuar edhe kriteret deri sa zyrtarët shpallën firmën e tyre të preferuar. A do të ndodhë edhe kësaj here e njëjta skemë?!

Në atë kohë, kostoja për 1 polic ishte 2.800 euro, por historiku i këtyre tenderëve gjithmonë ka qenë problematik dhe me lobime të fuqishme.

Firmat kanë nga pas politikanë që kërkojnë që ta fitojë firma e tyre. Përplasja më e madhe ka qenë në kohën e Saimir Tahirit, i cili hapi disa procedura dhe pas ikjes së tij, zëvendësi Fatmir Xhafaj i anuloi.

Njoftimi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara për tenderin e uniformave të gardianëve

Në të njëjtën kohë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur një tjetër procedurë kësaj herë për të veshur policët e burgjeve. Vlera e akorduar është plot 1.390.769.925 lekë ose rreth 14 milionë euro.

Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, ku të gjithë sistemet peniteciare kanë rreth 3500 deri në 3700 efektivë, rezulton se kostoja për të veshur një gardian është plot 3900 euro. Një shumë dukshëm më e lartë se ajo për të veshur policët, teksa OBP nuk ka dhënë specifikimet përkatëse.

Por, ashtu siç ka ndodhur edhe me tenderët e policëve, akuza ka pasur edhe në këto procedura, disa të zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve./ Vox News

Etiketa: korrupsionOperatoripoliciaqeveriaskandaltendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025
AKTUALITET

Ishin në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës, arrestohen vëllezërit Bushgjoka

09:12 : 19/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim për v*asje në tentativë, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

08:49 : 19/09/2025
AKTUALITET

Berisha: Mazhoranca dhunoi Kushtetutën, momenti më i errët i parlamentarizmit shqiptar

21:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

PD kërkon anulimin e seancës ku u votua qeveria e re: U shkel Kushtetuta dhe rregullorja e Parlamentit

20:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
Para

FOTOLAJM/ Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare europiane

TË GJITHA

Projektligji për gjininë, Albana Osmani: Që sot unë jam një gomar

10:23 : 19/09/2025

Konsumuan karamele me kanabis, shefi i Pediatrisë: Ja si paraqitet gjendja e 3 motrave

10:22 : 19/09/2025

Betohen në Presidencë ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 4’

10:14 : 19/09/2025

Shoferi i prokurorit Alfred Shehu kërcënoi efektivin e rrugores, policia: Gardisti nxorri armën

10:07 : 19/09/2025

Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi dallime

10:02 : 19/09/2025

Miliona euro me “Eco-Elb”/ Nuri Balla i “Ergi” shpk, “manovra” për t’i shpëtuar hetimit të Prokurorisë

09:53 : 19/09/2025

VIDEO/ Rrëmbyen e mbytën me litar Renis Dobrën, pamje nga momenti i arrestimit të vëllezërve Bushgjoka

09:45 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com