• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjyli i ARRSH-së vendos kriter të ri! 5.1 mln € për rikonstruksionin e vetëm 1 km rruge!

22:13 : 29/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gentian Gjyli, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka vendosur një kriter të ri; 5 milionë euro vetëm për rikonstruksionin e 1 kilometri rruge. Një fryrje e madhe e kostove, të cilat pasi “fluturuan” në tunele, në male apo edhe në territore të sheshta, kanë filluar të “fryhen” edhe për rregullimin.

Sipas dokumenteve, Gjyli i ARRSH-së ka hapur tenderin me objekt “ndërtim i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarisë”. Por, shihni pak vlerën; 506 milionë lekë ose 5.1 milionë euro. Dhe, me këto para sa rrugë do të rregullohet?

Njoftimi i shpallur nga ARRSH për rrugët lidhëse të Tunelit të Llogarasë

Sipas dokumenteve, rruga do të zbatohet vetëm për 10 muaj, teksa bëhet fjalë se me këto para’ do të bëhet vetëm 1 kilometër e 10 metër rrugë. Nuk do të bëhet nga e para, por vetëm sa do të rregullohet.

Në dokumentet shoqëruese thuhet se “segmenti rrugor ‘Rruga lidhëse me Tunelin e Llogarësë (Palasë) fillon pas daljes së tunelit të Llogarasë, rreth 1 km larg, më pas vazhdon në rrugën ekzistuese për një tjetër kilometër. Kryqëzimi ekzistues që bën lidhjen e rrugës së re Palasë-Dhërmi, me aksin e vjetër do konceptohet në formë rreth-rrotullimi. Nga ky rreth-rrotullim deri tek rrethi tashmë i ndërtuar janë edhe 600 metër gjurmë komplet e re”.

Lexo edhe:

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

ARRSH shkruan se gjurma e objektit ka në përbërje dy akse rrugore. Zona në të cilën shtrihet objekti është reliev i theksuar malorë.

Dokumentet shoqëruese të tenderit të shpallur nga ARRSH

Autoriteti shkruan se investimi ka për qëllim të rehabilitojë gjurmën egzistruese, nga dalja e tunelit të Palasës, deri tek kryqëzimi ekzistues i rrugës së re me rrugën e vjetër.

“Vendndodhja dhe gjendja ekzistuese. Projekti Orikum-Dukat Tuneli i Palasës, përfundon rreth 1 km pas daljes së tunelit. Aty ku mbaron ky projekt, do jetë dhe pika e fillimit për projektin në studim. Nga kjo pikë, rruga ekzistuese do të rehabilitohet, në përputhje edhe me projektin me të cilin lidhet. Ky segment do vazhdojë në trasenë e rrugës ekzistuese, e cila ka një gjerësi rreth 6 m, deri tek kryqëzimi i rrugës së vjetër me rrugën e bregut” thuhet në dokumente.

E gjithë gjatësia e rrugës që do të rehabilitohet është 1010 metra linearë me një vlerë 5.1 milionë euro

Gjyli shkruan se kërkon sistemim asfaltimi i rrugës ekzistuese nga dalja e tunelit të Llogarasë deri tek nyja e rrugës së bregut, duke bërë përmirësimet e mundshme. Gjatësia e të gjithë segmentit është 1010 ml, ose 1 kilometër e 10 metra.

Pra, për një rrugë me gjatësi rreth 1 kilometër, Autoriteti Rrugor do të shpenzojë plot 5.1 milionë euro. Edhe sikur t’a ndërtoje nga e para, sërish nuk do të kishte këtë kosto. Por, kriteret dhe fryrja e kostove sollën këtë vlerë, e cila mund të përdoret rëndom edhe në rehabilitime aksesh të tjera./VoxNews

Etiketa: arrshGentian Gjylirrugëtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

18:32 : 14/09/2025
AKTUALITET

Tenderi 100.000 euro i luleve ‘smart’ të Roskovecit, a iu rikthye kujtesa kryetares Bufi?/ VIDEO

21:41 : 12/09/2025
AKTUALITET

Pamjet e rënda! Momenti kur babai i 3 fëmijëve bie në kontakt me korrentin e shtyllës së dëmtuar (VIDEO)

13:42 : 12/09/2025
AKTUALITET

U krijua nga Arben Pëllumbi i PS/ OSSH “qeras” me 6 mln euro “Ferro Betonin” e Ilir Shtufit

13:06 : 08/09/2025
AKTUALITET

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

22:34 : 28/08/2025
AKTUALITET

Himara, drita me orar! Ku shkuan 20 mln eurot e Damian Gjiknurit? Gati tenderi i ri 2 mln euro

14:55 : 25/08/2025
Para

Diego Simeone në “hall”, merr ofertën 35 milionë euro për të birin

TË GJITHA

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025

Paguan për “kokën” e Bujar Nasufit, kush janë dy vëllezërit Xhani nga Përmeti

17:30 : 18/09/2025

Zyrtare/ Mourinho rikthehet në Portugali, firmos me klubin ku nisi karrierën si trajner

17:16 : 18/09/2025

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025

“Hape derën, mos lëviz”/ Arrestohet “i rrezikshmi” i Korçës, kërcënoi me armë Policinë (EMRI-VIDEO)

17:11 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com