• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paradokset e Reformës/ Emërimi i gjyqtarëve të posaçëm, ligji fut në përpasje KLGJ-në me SPAK-un

13:57 : 27/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Gjatë hartimit të Reformës në Drejtësi, partnerët ndërkombëtare insistuan shumë që Parlamenti të krijonte një strukturë të posaçme hetimore, i quajtur më pas SPAK, e cila do të kishte mbrojtje të veçantë nga ndikimi politik dhe institucional.

Megjithatë, vrulli me qëllim pozitiv, në praktikë ka krijuar disa ngërçe të rëndësishme, të cilat kanë përfshirë në konflikt kompetencat ligjore të Prokurorisë së Posaçme me institucionet e tjera të sistemit të ri të drejtësisë, përfshirë edhe ato që, sipas Kushtetutës, janë eprore të SPAK-ut.

Një situatë e tillë paradoksale po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Procesi është vënë në lëvizje nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, e cila ka marrë një padi prej gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha.

Gjyqtari Hoxha aplikoi më herët për një vend vakant në Gjykatën e Posaçme. Ai mori miratimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për kërkesën e tij.

Lexo edhe:

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

Por, një Komision i përkohshëm, i krijuar pranë Prokurorisë së Posaçme, refuzoi emërimin e tij pranë gjykatës, praktikisht, rrëzoi vendimin e  Këshillit të Lartë Gjyqësor, nën argumentin se kishte zhvilluar takime “të papërshtashme me politikanë”, referuar një fotoje, ku gjyqtari Hoxha ishte përshëndetur me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në një pritje të zhvilluar nga Ambasada Britanike në Tiranë.

Në një rast të ngjashëm, Komisioni pranë SPAK-ut rrëzoi edhe një vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në bazë të të cilit ishte vendosur emërimi pranë Prokurorisë së Posaçme i prokurorit të Tiranës, Ndini Tavani.

Ligjet bllokojnë njëri-tjetrin

Pasi Komisioni i ngritur në SPAK refuzoi emërimin në Gjykatën e Posaçme, gjyqtarit Gerd Hoxha iu drejtua me një ankesë Gjykatës Administrative të Tiranës.

Pasi nisi shqyrtimit gjyqësor, Gjykata Administrative konstatoi ekzistencën e mundshme të një konflikti mes tagrit kushtetues dhe ligjor të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën e Posaçme dhe të drejtës, po ligjore, të një Komisioni pranë SPAK për “shqyrtimin paraprakisht të gjyqtarëve të emëruar nga KLGJ”.

Në këto kushte, Gjykata Administrative iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, me objekt: “Interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5 të ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kushtetuta, në nenin 135 të saj, parashikon se “Gjyqtarët e gjykatave të posaçme … emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, sipas ligjit”. Pra, Kushtetuta ia njeh KLGJ-së kompetencën e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën e Posaçme.

Referuar parashikimit kushtetues, ky tagër i Këshillit të Lartë Gjyqësor përforcohet edhe në ligjin 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Megjithatë, në nenin 47 të këtij ligji, parashikohet gjithashtu se “Për të gjitha pozicionet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni (për vendet vakante në Gjykatën e Posaçme), magjistrati duhet të përmbushë edhe kriteret e tjera dhe kushtet e sigurisë, të parashikuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Pra, një magjistrat, para emërimit në Gjykatën e Posaçme, duhet të kalojë fillimisht në filtrin e një Komisioni që ngrihet pranë SPAK.

Ngritja dhe përbërja e këtij Komisioni parashikohet në një tjetër ligj, në atë me nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve që luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Në nenin 6 të këtij ligji thuhet se: “Gjykatat e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit krijojnë Komisionin e Posaçëm të Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës së Kandidatëve për të bërë verifikimin e kushteve të sigurisë para caktimit në detyrë ose emërimit…”.

Ky Komision i Posaçëm përbëhet nga dy prokurorë të SPAK-ut, të zgjedhur me short, një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme dhe dy hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Konflikti paradoksal

Pra, ekziston një situatë e tillë ligjore. Magjistratët aplikojnë për “ngritje në karrierë”, duke synuar emërimin në Gjykatën e Posaçme. Ata verifikohen nga Komisioni i Posaçëm në SPAK dhe emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Të paktën, kjo duhet të ishte radha e punës. Por, në praktikë ka ndodhur e kundërta.

Magjistrati kandidon për një vakancë në Gjykatën e Posaçme (ose Prokurorinë e Posaçme).  Këshilli i Lartë Gjyqësor (ose Këshilli i Lartë i Prokurorisë, sipas rastit), verifikon kushtet e kritereve të kandidatëve, përfshirë edhe shqyrtimin e aspekteve personale dhe profesionale, e më pas merr vendim për emërimin e kandidatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) ose Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Pasi KLGJ ose KLP marrin vendim për emërimin e magjistravë në GJKKO ose në SPAK, vihet në lëvizje Komisioni në Prokurorinë e Posaçme, i cili ri-verifikon edhe njëherë kandidatët e emëruar tashmë dhe ka tagrin për t’i refuzuar.

Situata më logjike do të ishte që Komisioni i Posaçëm pranë SPAK-ut të kryente verifikimet para vendimmarrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor (ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas rastit), duke shmangur një përplasje të tepërt institucionale, si edhe duke ndihmuar realisht në vendimin përfundimtar për pranimin ose jo të ngritjes në detyrë të magjistratit.

Pra, i gjithë thelbi i këtij konflikti të ngritur në nivel kushtetues, është thjesht “radha e punëve”.

Institucionet e reja të drejtësisë, mesa duket, nuk arrijnë t’i shmangen sjellës së vjetër, atë të “përplasjes së brirëve”, duke krijuar një rreth vicioz edhe aty ku mund të shmanget lehtësisht.

Tashmë, për këtë situatë pritet të shprehet Gjykata Kushtetuese, e cila njftoi se do të dalë me vendim në 23 Prill të këtij viti.

Etiketa: drejtesiagjyqtarëveKLGJKushtetueseParadokset e Reformësspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i PD: Ambulancat do të përdoren nga patronazhistët për të shpërndarë lekë për vota

19:18 : 09/05/2025
AKTUALITET

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025
AKTUALITET

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025
AKTUALITET

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025
AKTUALITET

Aksioni në Shkodër/ Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK

21:40 : 08/05/2025
AKTUALITET

Aksioni i SPAK në Shkodër/ Policia: Sekuestruam para, tollona nafte dhe lista me emra qytetarësh

19:58 : 08/05/2025
Para

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata pritet të vendosë nëse do kalojë për gjykim autorin Mario Përlleshaj

TË GJITHA

Arrestohet “skifteri” që boshatiste dyqanet në Tiranë

10:37 : 10/05/2025

VIDEO – Biznesmeni Fiqiri Pali kapet duke blerë vota në Maqellarë. Ja çfarë iu gjet në makinë

10:28 : 10/05/2025

Tom Doshi: Edi Rama, peng i krimit të organizuar

10:09 : 10/05/2025

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025

DW: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”

08:56 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com