• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Olsi dhe Anuela nisin me tenderat sekret, 125 MLN lekë për urgjencën e pastrimit në zyra

22:22 : 26/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjendje e jashtëzakonshme në Bashkinë e Tiranës! Nënkryetarja e komanduar Anuela Ristani në vend të kryetarit të arrestuar Erion Veliaj, ka shpallur riorganizim dhe e ka fshirë nga faqja zyrtare organigramën e institucioneve të varësisë.

Kjo situatë për drejtorin e Drejtorisë së Objekteve Publike të Bashkisë Tiranë, Olsi Isufaj, është kuptuar si aksion “kap ç’a t’kapësh”.

Në këtë kuadër ia ka nisur menjëherë me tendera sekret. Drejtoria që drejton Isufaj nuk është ministria e mbrojtjes apo SHISH, por kur ka emergjencë bën tendera të fshehtë.

Pra, Isufaj ka përdorur procedurën me të cilën bëhen abuzimet më të mëdha me buxhetin e shtetit “Me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”. Ministria e Shëndetësisë bëri namin me këtë lloj procedure gjatë pandemisë, ndërsa kryeministri Rama e përdori për të shpërndarë paratë e fondeve të caktuara për rindërtimin nga tërmeti.

Tenderi i dyshimtë

Lexo edhe:

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

Objekti i kontratës është “Blerje materiale pastrimi”. Paska plasur papastërtia në ndonjë zyrë dhe drejtor Isufaj nuk mund të priste të bënte tender të rregullt, por i ka telefonuar direkt një mikut të tij që ka materiale pastrimi. Më 12 mars 2025, nga komisioni i Isufajt është njoftuar fituesi i përzgjedhur të cilit i është caktuar fondi limit 10 518 161 Lekë pa Tvsh, ndërsa duke përfshirë TVSH kontrata ka shkuar në 12 426 924 lekë.

Pasi është njoftuar fituesi, më 17 mars 2025 është firmosur kontrata nga vetë drejtori Olsi Isufaj.

Me siguri, meqenëse është çështje urgjente, pjesë e këtij operacioni është edhe e deleguara Anuela Ristani. Orët e fundit nuk kemi lajme nëse Isufaj është akoma drejtor, por kontratën e ka firmosur ky i fundit.

Kompania që ka kontraktuar Olsi Isufaj është “XH – N – SH GROUP” sh.p.k me pronar Xhenis Shabanin. Firma e tij është e njohur për zyrtarët e bashkisë Tiranë, pasi ka bërë edhe herë tjera furnizime me materiale pastrimi, por edhe shpenzime për pritje përcjellje.

Nevoja e ekstreme e përdorur për abuzim

Sipas ligjit, kjo lloj procedure përdoret “kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti ose enti kontraktor, afatet kohore për procedurat e hapura, procedurat e hapura të thjeshtuara, procedurat e kufizuara, shërbimet e konsulencës, procedurat konkurruese me negocim ose procedurat me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit, nuk mund të respektohen”.

Ky është një tender periodik që është bërë zakonisht 1 herë në vit ose një herë në 2 vjet. Pra, nuk ka asgjë që nuk mund ta parashikojë drejtor Isufaj dhe stafi i tij.

Prandaj, ligjvënësi ka shtuar edhe një fjali në këtë nen ku shkruhet “Rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga autoriteti ose enti kontraktor”.

Sipas auditimit të KLSH të bërë publik në vitin 2023, në këtë drejtori vazhdimisht është shkelur ligji kur është organizuar tenderi i “materialeve të pastrimit”.

Për shembull në vitin 2020, tenderin e ka fituar “P. S.” Shpk me ofertë 133,887,038 lekë pa tvsh – me lidhje kontrate më datë 02.12.2020, me afat 2 vjet.

Komisioni i tenderit për të përjashtuar operatorët e tjerë u kishte vënë kusht të paraqesin autorizim nga prodhuesi ose distributori zyrtar për mallrat objekt prokurimi. Sipas KLSH, “kjo është kërkesë e fryrë dhe jo në përputhje me qëllimin e procedurës. Në listën e mallrave, janë 27 produkte të kërkuara nga kjo drejtori, të cilat janë lehtësisht të gjindshme në treg, të cilat mund të prodhohen nga një numër i madh subjektesh. Paralelisht është kërkuar nga operatorët ekonomik paraqitja e mostrave për të verifikuar nëse janë në përputhje me specifikimet teknike, dhe në këto kushte kërkesat që të paraqiten edhe autorizimet e mësipërme, përbën pengesë për pjesëmarrësit. Është kërkesë kufizuese”.

Të paktën në atë kohë bëhej formalisht një tender, kurse këtë radhë, Olsi Isufaj e ka me nxitim. Kujtojmë se ka pasur një përplasje mes kryeministrit dhe kryebashkiakut nga qelia, për të deleguarën në krye të bashkisë, prandaj mund të ketë nisur ndonjë operacion “fshesa” nëpër zyra./ Gijotina

Etiketa: Anuela RistaniOlsi Isufajpastrimtenderzyra“XH – N – SH GROUP”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro!

21:32 : 28/05/2026
AKTUALITET

Ndodh në Tiranë! Banorët shtrojnë rrugën pas 5 vitesh pritje, Anuela Ristani u çon rruspat: Do t’jua prishim!

13:07 : 28/05/2026
AKTUALITET

Tenderët e dyshimtë për laboratorin doganor/ Skemë e Besmir Bejës për kontrabandën e naftës Shqipëri-Kosovë?

16:33 : 27/05/2026
AKTUALITET

Kuçova nën plehra, tenderin e pastrimit e fiton kushëriri i ish-kryebashkiakut

21:36 : 26/05/2026
AKTUALITET

Milionat e Bashkisë së Bulqizës rrjedhin drejt tenderit korruptiv të ujësjellësit

08:10 : 25/05/2026
Para

Ish-presidenti i Brazilit në gjyq për akuzën për grusht shteti

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom