• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

11:53 : 26/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, NDRYSHE

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota shtazore e liqeneve akullnajore janë të ndikuara direkt nga sasia, shkalla dhe dinamizmi i mbulesës së dëborës. Fenomene të ngjashme po ndodhin edhe në Alpet Evropiane, të cilat po përballen më ritme të shtuara të zhdukjes së sipërfaqes akullnajore.

Liqenet akullnajore të Shqipërisë zënë një hapësirë të konsiderueshme të ekosistemeve ujore dhe strehojnë një shkallë të lartë biodiversiteti. Këto liqene kanë rrënjë të thella historike dhe gjeologjike, duke datuar që nga periudha e Pleistocenit, rreth 2.6 milion vite më parë. Zona ku përqendrohen kryesisht është sistemi malor i Alpeve Shqiptare, ku gjenden rreth 16 liqene akullnajore.

Midis tyre, Liqeni i Draganit në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës paraqet një rast veçanërisht shqetësues. Ky liqen jo vetëm që ka pësuar tkurrje të konsiderueshme në sipërfaqe, por gjatë muajve të nxehtë të verës kalon në një gjendje kritike, duke u tharë pothuajse plotësisht dhe duke i vënë në pikëpyetje mundësitë e mbijetesës.

Gjatë dekadave të ardhshme, pritet të ndodhin ndryshime të konsiderueshme të klimës, duke i vendosur ekosistemet ujore të Mesdheut në vend të parë për nga cenueshmëria. Duke qënë të pozicionuara në lartësi specifike mbi nivelin e detit, ekosistemet e liqeneve akullnajore po shfaqin ndryshime të shpejta si pasojë e zvogëlimit të mbulesës akullnajore dhe rritjes së shpejtë të temperaturës.

Lexo edhe:

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin” e duelit të zjarrtë

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

Vitet e fundit, vihet re një rënie e dukshme e ditëve me temperatura nën zero në zona si Tropoja, Dragobia, Fushë Lurë, Shishtavec, Klenjë dhe Kukës ku janë të pozicionuara këto liqene. Akullnajat, të cilat shërbejnë si ushqyes të liqeneve akullnajore, po zvogëlohen, duke çuar në mungesë të ushqimit për liqenet përreth.

“Vitet 2023 dhe 2024 kanë qenë ndër vitet me pak borë që nga viti 2001, kur filloi krahasimi i pamjeve satelitore të sipërfaqeve me borë në Alpe. Nëse shkoni sot atje, do të vëreni shumë pak borë, gjë që konsiderohet tepër e pazakontë. Ajo çka është edhe më shqetësuese, se presim periudha edhe më dramatike se ato që lamë pas”– shprehet Prof. Dr. Spase Shumka, pedagog pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës

Shkrirja e shpejtë që po ndodh në Alpet Evropiane, është një nga treguesit kryesorë gjeologjikë që shkaktare kanë ndryshimet klimatike. Që nga fundi i periudhës së pagëzuar me emërtesën Epoka e Vogël e Akullnajave (përafërsisht 1650-1850), sipërfaqet e mbuluara me akullnaja janë përgjysmuar me mbi 50%.

“Disa ekosisteme në Shqipëri e dëshmojnë këtë fenomen pasi janë shfaqur peizazhe të reja në zona ku dikur ka pasur trupa ujorë”- thotë Prof. Spase Shumka, profesor pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës

Gjatë studimit të 25 liqeneve akullnajore, u zbuluan 20 specie të vogla dhe thuajse të panjohura të faunës shqiptare, të cilat pavarësisht madhësisë së tyre të reduktuar, luajnë një rol jetik për ekosistemin. Veçanërisht shqetësuese ishte situata në liqenet e Lurës, ku u vërejt një rënie dramatike e numrit të invertebrorëve, duke treguar ndikimin e drejtpërdrejtë të ndryshimeve klimatike dhe degradimit mjedisor në këto ekosisteme delikate.

Bimësia dhe biota shtazore e liqeneve akullnajore ndikohen drejtpërsëdrejti nga sasia, shkalla dhe dinamizmi i mbulesës së dëborës. Pasuria e ulët llojore e makrofiteve dhe përhapja e vogël e kësaj specieje në liqenet akullnajore të Shqipërisë, flet për një korrelacion të drejtë me zvogëlimin e sipërfaqes së këtyre liqeneve. Pasuria llojore në liqenin e Dushkut është krahasimisht më e ulët se pasuria llojore e gjetur në liqene të tjera akullnajore, të së njëjtës lartësi në vendin tonë dhe kjo lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike.

Sipas skenarëve të ndryshëm, Shqipëria është parashikuar të përjetojë një shkallë të lartë të ndryshueshmërisë të grafikut të reshjeve vjetore. Parashikohet një reduktim në sasinë e reshjeve me më shumë se 10%, kryesisht gjatë periudhës midis muajve qershor dhe shtator. Për më tepër, parashikohet se mund të ketë edhe një ndryshim në tipologjinë e reshjeve, pasi reshjet që në kushtet e mëparshme do të kishin rënë në formën e dëborës, ka të ngjarë të bien në formën e shirave për shkak të rritjes së temperaturaturave. Diçka e tillë do ta reduktojë sasinë e dëborës në vend si dhe pritet ta zvogëlojë madhësinë e shtresës akullnajore të Alpeve Shqiptare. Për pasojë, ndër ekosistemet më të prekura nga ky ndryshim, parashikohet të jetë ai i liqeneve akullnajore.

Pavarësisht përpjekjeve dhe projekteve të zbatuara, menaxhimi i zonave të mbrojtura mbetet një çështje sfiduese. Kërcënimet e vazhdueshme për liqenet akullnajore dhe pellgjet e tyre, si shpyllëzimi dhe mbishfrytëzimi i burimeve natyrore, përdorimi i ujit për qëllime vaditjeje, magazinimi dhe përdorimi jashtëzakonisht kërcënues i ujit për prodhimin e energjisë, duket se po e përshpejtojnë përkeqësimin e integritetit të këtyre ekosistemeve.

Është vënë re se planet aktuale të menaxhimit të mbrojtjes së këtyre zonave nuk përmbushin kërkesat minimale për administrimin e duhur, në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligj. Pas analizës së çështjeve shtesë, ata arrijnë në përfundimin se ekosistemet ujore bëjnë pjesë në kategorinë e ekosistemeve me shkallë të lartë të prekjes.

Qëndrueshmëria ekologjike duhet të integrohet në shërbimet e ekosistemeve dhe në planet kombëtare së zonave të mbrojtura. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në përputhje me parimet e fundit të Bashkimit Evropian. Pavarësisht objektivave të strategjive ndërkombëtare për të parandaluar humbjen e biodiversitetit, perpjekjet kanë qënë gjithnjë sfiduese, kështu që për këtë arsye lind nevoja për mbështetje shkencore dhe teknike për menaxhim e këtyre ekosistemeve.

Duke qenë se Shqipëria karakterizohet nga një numër i madh i sipërfaqeve liqenore të larta alpine, duhet patjetër që si pjesë e zonave të mbrojtura, këto ekosisteme të trajtohen me përparësi, duke ju kushtuar vëmendje të shtuar ruajtjes së tyre.

Burimi: Prof. Dr. Spase Shumka

Etiketa: klimaliqene akullnajoreliqeniShqiperiTrashëgimi natyrore

Lajme të lidhura

SPORT

Shqipëri – Serbi, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin” e duelit të zjarrtë

16:10 : 28/05/2025
AKTUALITET

Marrëveshja Rama-Meloni/ Anija ushtarake sjell në portin e Shëngjinit edhe 30 emigrantë të dëbuar

08:48 : 28/05/2025
BOTA

Nga Tajlanda në Shqipëri, zbulohet droga e re, Yellow Zushi, ishte në valixhen e një 39-vjeçari

20:14 : 27/05/2025
AKTUALITET

“Kur hap sh*lët, marr 50 euro”/ Zbulohet se çfarë ndodh brenda ‘strofullave’ të prostitucionit

21:05 : 26/05/2025
AKTUALITET

HRW thirrje BE-së: Mos e trajtoni Ballkanin si vendgrumbullim për emigrantët

16:38 : 26/05/2025
AKTUALITET

Kur Edi Rama godiste Evropën se mbyllte sytë për Shqipërinë

11:19 : 25/05/2025
Para

Gazetari-Ramës: Ky pacient që vuan nga kanceri, nuk kërkon pasaportën europiane, por kimioterapi

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com