• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“16 vite për 43 km”/ Shtyhet sërish afati për rrugën Qukës-Qafë Plloçë

16:49 : 24/03/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

“Segmenti që vizituam sot (segmenti i tretë) dorëzohet në mars të vitit 2025”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku në tetor të vitit 2023, ndërsa inspektonte punimet në aksin rrugor Qukës -Qafë Plloçë.

Balluku u shpreh se do ta vlerësonte në rast se Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) së bashku me kompanitë që kanë kantieret nëpër segmente do t’ia dalin t’i dorëzojnë më shpejt këto vepra.

Mirëpo, ndërsa marsi po i afrohet fundit, punimet në segmentin e tretë të rrugës janë shtyrë edhe me pesë muaj. Në një përgjigje të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ndaj kërkesës së Citizens.al mbi afatet e punimeve u sqarua se do të përfundojnë në fund të verës.

“Për Segmenti nr.3 punimet priten të përfundojnë në muajin Gusht 2025 e pas kësaj periudhe rruga bëhet e aksesueshme për qytetarët”, u shpreh ARRSH në përgjigje të kërkesës për informacion.

Sipas ARRSH-së punimet për segmentin e tretë të rrugës janë ndërprerë në gusht të vitit 2019 për shkak të mungesës së financimit.

Lexo edhe:

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

“Pas bërjes efektive të Marrëveshjes së re të kredisë punimet kanë rinisur në gusht 2023”, theksohet më tej.

Në nëntor të vitit 2024, ARRSH-ja hapi një tjetër tender për plotësim të punimeve në lotin zero, që nënkupton hyrjen e rrugës Qukës-Qafë Plloçë. Me një afat për gjashtë muaj, kompania fituese “Albavia SHPK” do të kryejë punime të sinjalistikës horizontale dhe vertikale, të sigurisë rrugore dhe të ndriçimit, me një vlerë prej 246 milionë lekësh (pa TVSH).

Deri më tani punimet në lotin e parë dhe të dytë janë realizuar në nivelin 92%.

“Në seksionin i është asflatuar e gjithë gjatësia e kntratës përvec tre mureve Terramesh që janë në proces, të cilat janë struktura e fundit për përmbylljen e saj. Në seksionin 2 janë asflatuar 12.8 km nga 15.8 në total dhe janë në proces punimet nga Km18-Km 21 si dhe punimet elektro mekanike të tuneleve”, specifikohet në përgjigjen e ARRSH-së, ndërsa pritet që për këto dy lote punimet të mbyllen plotësisht më 31 maj 2025.

Në total, duke përfshirë edhe financimet shtesë të bëra nga Banka Islamike për Zhvillim vlera e lotit të parë shkon afër 74 milion dollarë dhe loti i dytë 95 milion dollarë.

Ndërsa për lotin e tretë financuar nga Fondi Saudit për Zhvillim janë kryer 81% të punimeve. Ky lot sipas ARRSH-së shkon në 66 milionë dollarë.

“Për Segmenti nr.3 të projektit: “Qukës-Qafë Plloçë” fondi limit ka qenë US$ 50 milion, nga të cilat vetëm US$ 25 milion ishte e përfshirë në Marrëveshjen e Kredisë, pjesa tjetër u plotësua nga Marrëveshja e Re e Kredisë e datës 10 gusht 2022”

Premtim pas premtimi, 16 vite për 43,3 km rrugë

16 vite më parë, para mbajtjes së zgjedhjeve të vitit 2009, ish-Kryeministri Sali Berisha premtoi ndërtimin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë.

“Vota së bashku me ne është votë për autostradën e re Elbasan- Tiranë, është votë për autostradën e re Qukës-Plloçë-Pogradec”,- u shpreh Berisha asokohe, ndërsa brohoritjet e mijëra qytetarësh në sheshin e qytetit të Elbasanit “të veshur blu”, i mbivendoseshin premtimeve te tij zgjedhore.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, ish-Kryeministri Berisha preu shiritin e nisjeve të punimeve. Projekti u cilësua më vonë “një vijë pa studim dhe me gabime teknike” nga ekspertët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Projekti ishte hartuar me buxhetin e shtetit, por pas ndërprerjes së punimeve dhe pamundësisë financiare, për të u mor kredia e parë në vitit 2013 nga ish-ministri i financave të asaj kohe Ridvan Bode.

Huaja, e cila synonte të përfundonte veprën infrastrukturore u mor nga banka Islamike për Zhvillim dhe Fondit Saudit për Zhvillim, ndërsa kishte një vlerë totale prej 125 milion dollarësh.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Rama, projekti u rishikua, duke shtuar kësisoj kosto të tjera financiare.

“Ato pra, rrugët e Saliut. Projekte të gjitha për tu riparë nga e para me hatara të mëdha topografike, gjeologjike, inxhinierike”,-u shpreh Kryeministri Rama gjatë një inspektimi të punimeve të rrugës në vitin 2017.

Punimet nisën zyrtarisht në vitin 2015. Në 2018-ën, ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ndërsa inspektonte punimet premtoi se kjo rrugë do të ishte funksionale në vitin 2019.

“Kompanitë po bëjnë një punë të mirë dhe me zgjidhjet e problemeve të mbetura të projektit, besoj kjo rrugë do të jetë funksionale në vitin 2019 duke plotësuar këtë segment të rëndësishëm duke afruar Korçën me Tiranën”,- u shpreh Damian Gjiknuri në vitin 2018.

Mirëpo, edhe pas përfundimit të këtij afati rruga nuk mbaroi.

Në shtator të vitit 2020, në foltoren e Kuvendit,Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se për të përmbyllur punimet nevojiteshin edhe 105,8 milionë dollarë. Nga këto para, 56,8 milion dollarë për lotin e parë dhe loti ne dytë dhe 49 milion dollarë për lotin e tretë.

Në 2022-in kur Qeveria shqiptare mori një tjetër hua nga Fondi Saudit i Zhvillimit me vlerën 49 milionë dollarë për të përfunduar lotin e tretë të rrugës. Lot ky, i cili nuk ishte parashikuar në projektin fillestar.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSH) kostoja fillestare për lotin e parë dhe të dytë ka qenë përkatësisht 38 milion dollarë dhe 63,1 milion dollarë. Ndërsa sot, loti i parë ka shkuar 74 milion dollarë dhe loti i dytë 95 milion dollarë.

Sa i takon financuesve, sipas ARSH, nga buxheti i shtetit drejtpërdrejt u financuan vetëm 2.9 kilometra. Ndërsa për lotin e parë dhe të dytë, përkatësisht 30 kilometra, financues ka qene Banka Islamike për Zhvillim. Për lotin e tretë, 10 km financimi është nga Fondi Saudit për Zhvillim.

Edhe tre mandate të qeverisjes socialiste nuk mjaftuan për të përfunduar 43,4 km rrugë, me një kosto të dyfishuar prej fillimit, duke shkuar në mbi 235 milion dollarë.

/Citizens.al

Etiketa: afatiballukuqafe pllocequkesRamarrugashtyhetvite

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025
AKTUALITET

Punë deri në korrik! Nga Dumani tek aktet e Ramës, agjenda e Kuvendit në 5 javët e ardhshme

16:42 : 28/05/2025
AKTUALITET

Berisha tregon deputeten tjetër të Suel Çelës: Rama i dorëzoi Korçën me kushtin që ta mbështeste atë

13:32 : 28/05/2025
AKTUALITET

Elisa Spiropali shkon tek Rama, një ditë para rikthimit të Kuvendit

12:10 : 28/05/2025
BOLD BLOG

Kur Maduro i heq gëzimin e fitores Ramës

18:03 : 27/05/2025
AKTUALITET

Ambasada e SHBA reagon për zgjedhjet e “11 majit”: Urojmë popullin e Shqipërisë

16:15 : 27/05/2025
Para

U dëmtua në ndeshjen Angli-Shqipëri, anësori largohet nga grumbullimi

TË GJITHA

Prapaskenat e “divorcit”/ Pse Elon Musk u largua nga detyra që i besoi Donald Trump

16:35 : 29/05/2025

Masakra e Bradasheshit/ Alibej: Atentatin e urdhëruan Çopjat! Erdhën dhe derdhën lot në varrim

16:27 : 29/05/2025

“Fenomeni” Ronaldo për yllin e Inter-it: Do të kishim formuar një dyshe të bukur bashkë!

16:27 : 29/05/2025

Rezultati i dobët i PD-së në Fier, Baçi: Ndihem keq dhe përgjegjës

16:24 : 29/05/2025

Kallashnikov dhe pushkë në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Korçë/ EMRI

16:18 : 29/05/2025

Ramadani në garë për golin e muajit, realizimi nga distanca sfidon roveshatën e McTominay

16:17 : 29/05/2025

Dëshmia e Erion Alibej: Shefi i komisariatit të Elbasanit ishte shitur tek Suel Çela

16:14 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com