• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Këlliçi: Bushka, sekseria e çiftit Veliaj dhe e drejtësisë së re, premtonte emërime në Kushtetuese

14:34 : 17/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Belind Këlliçi, referuar publikimeve në media, ka denoncuar se Klotilda Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore.

Sipas Këlliçit, Klotilda Bushka i ofron mbështetje ish kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagamit për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në institucionin e drejtësisë që ajo drejtonte.

“Nga bisedat e publikuara ditën e djeshme, që datojnë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, rezulton se Klotilda Bushka, përdor jo vetëm restorante luksoze, por edhe zyrën private të familjarëve të Veliajt dhe aplikacione të sigurta si Telegram, për të bërë biseda dhe pazare në shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën. Në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte nga ata që kishin shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, ofronte emërimet në Kuvend dhe vijimin e karrierës në sistemin e ‘drejtësisë së re’.” – tha Këlliçi, përmes njb deklarate nga selia blu.

Referuar bisedave “screenshot” të publikuar në media, Këlliçi tha se Llagami e kupton se Bushka po e gënjen, dhe se kryetarja e “Ligjeve” pranon edhe vetë se Veliajn nuk e zë viti, duke paralajmëruar kështu burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Këlliçi përmendi dhe faktin se Klotilda Bushka si e dyshuar për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në çështjen ndaj Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës. Sipas SPAK, deputetja ka kontaktuar një prej personave të marrë në pyetje, Ina Goxhajn, duke e orientuar atë se si duhej të sillej kur të thirrej sërish nga hetuesit, si dhe i ka marrë telefonin.

Lexo edhe:

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Belind Këlliçi:

Javët e fundit, media të ndryshme kanë sjellë në vëmendjen e publikut lidhjet okulte të deputetes së Partisë Socialiste dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, me kreun e 5D dhe pronarin faktik të Inceneratorit Tiranë, Erion Veliaj.

Madje në raportimet e fundit mediatike, shihet qartë se Klotilda Bushka, vihet në rolin e sekseres së çifit Veliaj dhe të krerëve të ‘drejtësisë së re’ si Naureda Llagami.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve u denoncua pak javë më parë nga emisioni investigativ PLUG në Syri TV, si një ndër hallkat kryesore të zinxhirit korruptiv që përfshin çiftin Veliaj dhe shoqatat e kontrolluara prej tyre, me në krye Institutin “Benussi” dhe OJF-të BYL-A dhe SHIZI.

Ditën e djeshme, Ora News, një media tjetër e sulmuar barbarisht nga kryebashkiaku i Tiranës, pasqyroi prova dhe fakte të reja se si Bushka, në shkelje të ligjit dhe të pavarësisë së institucioneve, e përdor detyrën si kryetare e Komisionit parlamentar të Ligjeve për të shkëmbyer favore.

Nga bisedat e publikuara ditën e djeshme, që datojnë në periudhën nëntor 2023 – janar 2024, rezulton se Klotilda Bushka, përdor jo vetëm restorante luksoze, por edhe zyrën private të familjarëve të Veliajt dhe aplikacione të sigurta si Telegram, për të bërë biseda dhe pazare në shkelje të ligjit, duke shpërdoruar detyrën.

Në këto biseda, Bushka i ofron ish kreut të KLGJ Llagami, mbështetje për zgjedhjen e saj në Gjykatën Kushtetuese, kur kësaj të fundit t’i mbarojë mandati në KLGJ.

Në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte nga ata që kishin shqyrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO-së, ofronte emërimet në Kuvend dhe vijimin e karrierës në sistemin e ‘drejtësisë së re’.

Kur, siç shprehet në bisedat e bëra mediatike, Llagami e kupton se Bushka po e gënjen, ajo vetë pranon edhe se Veliajn nuk e zë viti, duke paralajmëruar kështu burgosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

Bisedat, shkëmbimet dhe tratativat e Bushkës dhe njerëzve të saj me drejtuesit e sistemit të drejtësisë, nuk janë më shumë se pazare kriminale në kurriz të ligjit dhe qytetarëve.

Kur sheh këto biseda, në fakt e kupton mjaft qartë se cila është këneta dhe se kush janë zvarranikët, të cilëve shqiptarët duhet t’u heqin vizën njëherë e përgjithmonë më 11 Maj.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve rezulton tashmë e regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Pra deputetja që drejton Komisionin Parlamentar ku diskutohet çdo akt ligjor që prek reformën në drejtësi, rezulton se ka penguar hetimet e SPAK:

Duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj;

Duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme;

Duke penguar hetimet për të mësuar se kompania guackë e çiftit Veliaj, kishte adresën e shtëpisë së vetë Kryetares së Komisionit të ligjeve;

Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.

Sot Kuvendi i Shqipërisë është në rrezik, sepse Edi Rama ka dhënë mesazhin publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e kreut të organizatës!

Ftojmë çdo qytetar shqiptar, që më 11 maj, t’i japë përgjigjen e merituar kësaj organizate kriminale, që ka marrë peng prej 12 vitesh fatin e shqiptarëve dhe që sot formalisht mban emrin Partia Socialiste e Shqipërisë.

Etiketa: Belind KëlliçibushkaemerimeGjykata KushtetueseKLGJKlotilda BushkaKushtetueseNaureda Llagamispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025
AKTUALITET

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

17:24 : 26/07/2025
AKTUALITET

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine/ Sekuestrohen 6 ton kokainë, 411 mln € drogë. Biznesmenë e mafiozë në pranga

15:33 : 26/07/2025
AKTUALITET

Në qendër të trafikut të drogës, pronari i “Cinco Cavalli” Ermir Ndreaj në pranga

13:39 : 26/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Bisedat në SKY ECC, arrestohen 4 persona me urdhër të SPAK! Akuzë e re për Dervishajn dhe Alibejn

20:37 : 25/07/2025
AKTUALITET

Trafik armësh drejt Anglisë, SPAK dërgon në gjykim 6 të pandehur

17:04 : 25/07/2025
Para

Kredia e butë për policët si të fitosh lotarinë/ Do përfitojnë vetëm 25 nga 12 mijë efektivë

TË GJITHA

Detajet e reja/ Vajza e goditi të atin në pjesët intime, i dashuri e mbante teksa ajo e mbyste me tel

18:58 : 26/07/2025

Zjarret “pushtojnë” Bulqizën dhe Matin, vështirësohet ndërhyrja. Rrezikohen disa biznese

18:35 : 26/07/2025

15 kg drogë në frigorifer, arrestohet shqiptari në Itali

18:22 : 26/07/2025

Rolex, makina luksoze, armë dhe para/ PAMJE nga operacioni kundër grupit të trafikantëve të drogës

18:06 : 26/07/2025

Zjarret në pyje, fatura që djeg

17:45 : 26/07/2025

Goditja e trafikantëve të drogës/ Nga paletat me dru te kutitë e bananeve, si fshihej kokaina në portet e Evropës

17:24 : 26/07/2025

Sulm i përgjakshëm në gjykatën e Iranit! Grupi xhihadist vret 6 civilë, 22 të plagosur

17:17 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com