• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të harruar nga rindërtimi”/ Historia e Majlindës dhe familjeve të ish-Komunales

18:24 : 13/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE, SOCIALE

Pragu i derës së blertë të një shtëpie të braktisur në rrugën e Kavajës është bërë streha e përditshme e Majlinda Idrizit. Në të 60-at, me kokën mbështjellë me shami, ajo kalon orët duke pritur lëmoshë nga kalimtarët, shpesh duke u mbështetur mbi pragun e ftohtë teksa lodhja e mposht në dremitje të befta.

Pesë vite më parë, as që e kishte menduar se do t’i duhej të lypte në rrugë për të paguar qiranë e një bodrumi ku strehohet. Mirëpo, tërmeti i vitit 2019 e la pa shtëpi, ashtu si dhe 55 familje të tjera që banonin në ish-shkollën e Komunales në Tiranë.

“Na nxori policia bashkiake jashtë, dolëm me rrobat e trupit. Nuk kishim ku të shkonim. Të paktën të merrnim një triko, një gjë, nuk na lanë të hynim brenda. Pastaj erdhi fadroma dhe e shembën krejt. Ne dolëm në rrugë”, rrëfen ajo.

Fillimisht, si të gjithë banorët e ish-Komunales, edhe Majlinda përfitoi bonus qiraje. Asaj iu premtua se do të përfshihej në skemën e rindërtimit dhe do të përfitonte një shtëpi. Por pas katër vitesh, Bashkia e Tiranës ndërpreu ndihmën prej 18,000 lekësh në muaj që shkonte për qira.

“Shkoj ta marr bonusin, më thonë ‘Nuk e merr më!’; ‘Si ka mundësi?!’ i pyes. ‘Ke dokumentet e parregullta’ Po si ka mundësi? Dje ishin të rregullta, sot dolën të parregullta?” tregon Majlinda, e zhytur në terr informativ mbi çfarë duhet të bëjë për të rregulluar dokumentet e kërkuara.

Lexo edhe:

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

Ajo është e vetmuar. Bashkëshorti iu nda nga jeta. E gjendur pa asnjë mbështetje tjetër ajo kërkon vetëm të mund të paguajë qiranë dhe ilaçet.

“Nuk i kërkoj gjë shtetit, vetëm të më japë lekët e qirasë, të paguaj ato drita dhe për ilaçet e mia se kam kaluar tre herë paralizë cerebrale. Tani jam në rrugë të madhe, jetoj për mëshirën e të tjerëve”, shprehet ajo e tensionuar.

Ashtu si shumë familje të tjera të ish-Komunales, edhe Majlinda dhe bashkëshorti i saj u vendosën në atë godinë 30 vite më parë, pas kalvarit të internimeve gjatë periudhës komuniste.

Në vitin 2009, një vendim i Këshillit të Ministrave e ngarkonte Entin Kombëtar të Banesave me privatizimin e dy godinave të ish-Komunales për banorët që jetonin aty që nga vitet ’90. Mirëpo, procesi mbeti i papërfunduar për shumë prej tyre, për shkak të pamundësisë ekonomike të banorëve apo mungesës së informacionit.

Njëra nga dy godinat u shemb nga bashkia Tiranë në vitin 2023 dhe sot, Majlinda dhe shumë të tjerë janë përjashtuar si nga bonusi i qirasë, ashtu edhe nga programi i rindërtimit duke mbetur mes katër rrugëve.

“Janë 55 familje të përjashtuara nga rindërtimi, 25 prej tyre figuronin në VKM-në e privatizimit, por ka edhe 30 familje të tjera, të cilat nuk kanë pasur asnjë dokument për pronësinë apo përfshirjen në proces”, shpjegon avokati Gentian Sejrani.

Sejrani, me organizatën “Drejtësi Sociale” kanë ngritur 25 padi kundër Bashkisë së Tiranës për t’i përfshirë sërish këto familje në procesin e rindërtimit dhe për t’u rikthyer bonusin e qirasë.

Në fillim të kësaj jave, tre banorë fituan çështjet e para në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, duke krijuar një precedent shpresëdhënës për banorët e tjerë.

“Akti Normativ Nr. 9 e përcakton qartë se mjafton posedimi, jo pronësia, për t’u futur në skemën e rindërtimit”, argumentoi Sejrani duke theksuar se vendimet tregojnë se Bashkia e Tiranës nuk duhet t’i lërë këto familje në rrugë.

Në pritje të një zgjidhjeje, Majlinda dhe familjet e ish-Komunales vazhdojnë të përballen me pasigurinë dhe mungesën e një strehe të sigurt./Citizens.al

Etiketa: KomunaljamajlindaRindertimitermetiTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish ushtarak dhe i dënuar, kush është taksisti që u kap me armë dhe drogë sot/ FOTO

15:27 : 08/11/2025
AKTUALITET

“Do ta vras, se na ka çarë…”, dëshmia tronditëse për vrasjen e picierit në Tiranë

16:23 : 07/11/2025
AKTUALITET

Shfrytëzonte 2 shtetase kineze si punonjëse s*ksi, arrestohet tutorja 47-vjeçare në Tiranë!

08:50 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Me praktikantet e bëmë treshe, kam qejf të shkoj me ty”, mjeku i fut duart pacientes

21:16 : 05/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Fëmijët që “punojnë natën”/ Shfrytëzim në zemër të Tiranës

08:06 : 05/11/2025
Para

Nga tifozët tek Europa dhe shifrat negative, Tirana e mbyll sezonin me 630 mijë € humbje

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Diel 9 nëntor 2025

22:59 : 08/11/2025

Tornadoja shkatërron qytetin brazilian, 6 viktima dhe mbi 400 të plagosur

22:50 : 08/11/2025

‘Moska mund të sulmojë që nesër’, gjenerali gjerman: NATO do të dërgojë 800,000 trupa në rast lufte me Rusinë

22:31 : 08/11/2025

Zbuloni 4 frutat që forcojnë zemrën, kockat dhe trurin

22:22 : 08/11/2025

Dokumenti i parë i gjuhës shqipe i shkruar 563 vite më parë në Mat

22:12 : 08/11/2025

Capital T dhe Adrola Dushi kapen “mat” gjatë një dasme

22:01 : 08/11/2025

Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

21:56 : 08/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com