• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dasho: Jam i zhgënjyer, por mbetem opozitar kundër rilindjes

08:49 : 13/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë javëve të fundit, Dr. Erion Dasho ka qenë prezent në media dhe mediat sociale si kandidat në primaret e Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, ku edhe u kualifikua mes tre kandidatëve që arritën të kalojnë pragun.

Kandidatura e Erion Dashos mori vëmendje të veçantë mediatike pasi ai ishte i vetmi kandidat nga diaspora që e arriti diçka të tillë.

Sot, një ditë pas dorëzimin të listave të partive në KQZ, “Boldnews.al” intervistoi Dr. Dashon për ta pyetur rreth mungesës së emrit të tij në listat përfundimtare të dorëzuara dje në KQZ.

Dr. Dasho, si shpjegohet mungesa juaj në listat e Partisë Demokratike?

Gjatë dy ditëve të fundit kam patur biseda dhe komunikime intensive me drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Më kanë bërë drejtpërdrejt pyetjen se si e shihja mundësinë e kandidimit tim në zgjedhjet e 11 majit dhe konkretisht nëse do të pranoja të isha pjesë e asaj që njihet si lista e hapur. I kam sqaruar se për shkak të pozicionit tim si kandidaturë e ardhur nga diaspora, kontributi im në kuadër të listës së hapur nuk mund të jetë ai i duhuri dhe i pritshmi. Në këtë listë meritojnë të kandidojnë figura të Partisë Demokratike që janë në lidhje të përditshme me antarët, simpatizantët dhe votuesit e mundshëm të opozitës. Edhe në interes të maksimizimit të votës së Partisë Demokratike, tërhoqa emrin tim nga pjesëmarrja në listën e hapur duke u uruar sukses kolegëve të tjerë që po vazhdojnë konkurrimin.

Lexo edhe:

Opozita negociata për kandidatin për Tiranën/ Noka: Ja kush përjashtohet

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

A ka qejfmbetje nga ana juaj në këtë proces dhe a do t’ju shohim ju sërish në fushatën elektorale të 11 majit?

Qejfmbetje sigurisht që ka. Për shkak të të qenit i vetmi kandidat nga diaspora që u përball me sukses me procesin e primareve, prisja që drejtuesit e Partisë Demokratike të niseshin nga ky rezultat dhe t’u dërgonin shqiptarëve të diasporës një mesazh se ata do të kishin përfaqësuesin e tyre në Kuvend. Kjo nuk ndodhi dhe për mua vendimi është zhgënjyes. Përsa i takon pjesës së dytë të pyetjes, unë pa asnjë mëdyshje do të vazhdoj të jem prezent në fushatë. Unë kam qënë, jam dhe mbetem opozitar me regjimin hajdut dhe narkotrafikant të rilindjes. Unë mbetem kritik i palëkundur i shkatërrimit të sistemit shëndetësor nga ana e Edi Ramës dhe ministrave të vet. Këtë opozitë unë nuk e nisa sot, kam mbi 10 vjet që e bëj. Në rrjetet e mia sociale, do të vazhdoj të shkruaj dhe të publikoj me të njëjtin intensitet, çka do të shkojë paralelisht me fushatën e opozitës duke e mbështetur dhe përforcuar atë. Sigurisht, do të vazhdojë edhe veprimtaria ime si antar i Departamentit të Shëndetësisë së Partisë Demokratike, nga i cili pres të jetë veçanërisht aktiv gjatë muajve të fushatës. Së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, do të angazhohem së bashku me miqtë e shumtë në Gjermani për të kërkuar votën e shqiptarëve të diasporës në mbështetje të kandidatëve të opozitës.

A keni një mesazh të fundit?

Në radhë të parë falenderoj demokratët e Qarkut të Beratit që më mirëpritën dhe më votuan si kandidat në primare. Në këto ditë intensive të komunikimit me ta bëra shumë miq të mirë, miq për kokë, siç i quajmë ne në Berat, dhe këtë e quaj një arritje të paçmuar. Shumë më tepër se për një karrige deputeti, njeriu në jetë ka nevojë për miq e shokë dhe, të bësh miq të rinj, është një ndjesi e veçantë. Ndërkohë mesazhi i fundit që dua të jap është si vijon. Kam bindjen e palëkundur se sikundër në gjithë Shqipërinë, edhe në Qarkun e Beratit, Partia Demokratike po shkon drejt një fitoreje bindëse në 11 maj, për të çliruar shqiptarët nga regjimi hajdut dhe mashtrues i rilindjes që rropi shqiptarët dhe vrau shpresën e tyre. I garantoj të gjithë miqtë në Berat se, sikundër u premtova gjatë fushatës së primareve, do të jem pranë tyre si pjesë e fitores së përbashkët në 11 maj.

Lexo edhe:

Si po e zhvlerëson opozita diasporën, pak orë para daljes së listës

Etiketa: dashoopozitaPDRilindjezhgenjim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Opozita negociata për kandidatin për Tiranën/ Noka: Ja kush përjashtohet

12:16 : 28/09/2025
AKTUALITET

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

15:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për Tiranën/ Grupi i Punës së PD nis negociatat për kandidatin

13:20 : 27/09/2025
AKTUALITET

Sistemi i Gjendjes Civile/ PD: Ku shkuan 8.5 mln eurot e tenderit të AKSHI-t?

12:32 : 27/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi flet për garën në Bashkinë Tiranë: Ja kushti që duhet të plotësojë kandidati i PD

22:00 : 26/09/2025
AKTUALITET

Ftesa e Këlliçit për bashkëpunim në garën për Bashkinë Tiranë, ja si i përgjigjen Qori, Lapaj dhe Shehi

17:06 : 26/09/2025
Para

Shqipëria "drejt BE-së", por tuneli i Murrizit lyhet me shkop e furçë si në "kohën e qepës" - VIDEO

TË GJITHA

Aksident te rrethrrotullimi i Cërrikut, dy të lënduar

19:23 : 28/09/2025

Aksident në Maltë, plagoset një i ri shqiptar

19:02 : 28/09/2025

Edi Rama bëhet trim me të varfrit në Veri, dhe bën qorrin përballë mafies së ndërtimit në Jug

18:50 : 28/09/2025

Shiste “Hot Dog” pa leje, shqiptari në Londër bie në grackën e policisë dhe gjobitet 7 mijë paund

18:42 : 28/09/2025

Kjo është shenja më e pafat e zodiakut

18:29 : 28/09/2025

Vetëm 10% e kandidatëve për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut janë gra

18:18 : 28/09/2025

Alarm në Michigan, të shtëna me armë në një kishë, raportohet për viktima

17:59 : 28/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com