• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel, sot jepet vendimi. SPAK, prova të reja ndaj kryebashkiakut

08:04 : 12/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Për afro 7 orë zgjati seanca e djeshme në Apelin e GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe katër biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Mësohet se dy prokurorët e posaçëm, Ols Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur prova të reja dhe për këtë arsye, seanca u shty për sot, pasi avokatët kërkuan kohë që të njihen me provat. Seanca nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30. Ndërkohë, avokatët mbrojtës të tre biznesmenëve Shkëlqim Fushës, Gentian Sulës dhe Meriman Palushit kanë kërkuar heqjen e masës detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk është në nivelin e standardit ligjor, pasi sipas tyre, provat nuk janë të mjaftueshme.

Sula dhe Palushi nuk ishin të pranishëm fizikisht në seancë, ndërsa u përfaqësuan vetëm nga avokatët e tyre. Të tre akuzohen për korrupsion aktiv. Qëndrimin e tyre e dhanë edhe dy prokurorët Dado e Dumani, të cilët mësohet se kanë kundërshtuar preten dimet e avokatëve, por ende nuk dihet se cilat janë provat e reja që kanë dorëzuar. Do të jetë gjyqtari Engert Pëllumbi, që do të vendosë nëse do të ketë ndryshim mase për Veliajn dhe biznesmenët, i cili njihet edhe si gjyqtari që ka dënuar ish-ministrin Saimir Tahiri.

Masën e sigurisë nuk e ka ankimuar në Shkallën e Dytë të gjyqësorit, Ajola Xoxa, Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi. Kryebashkiaku Veliaj mbahet në qeli që prej 10 shkurtit dhe akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie. Pranë Apelit të GJKO ishte edhe Joshua Roberts, përfaqësues i studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres LLP”, e cila po këshillon kryebashkiakun Veliaj. Pas daljes nga Apeli i GJKKO-së, avokatët e Erion Veliajt kanë refuzuar të bëjnë komente për mediat. Kujtojmë që më herët, avokati amerikan i cili asiston Erion Veliajn dhe ekipin e përfaqësuesve të tij ligjorë nuk është lejuar të marrë pjesë në seancë. Joshua Roberts, u paraqit dje për të marrë pjesë si vëzhgues i procesit, por ai nuk u lejua nga gjyqtari i Apelit të GJKKO-së të qëndrojë për shkak se nuk mund të pranohej me statusin e vëzhguesit.

Më herët, avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka bërë parashtrimet dhe ka këmbëngulur se masa e sigurisë “Arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës duhet të shfuqizohet dhe se atij duhet t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Avokati Beta ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

Lexo edhe:

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, po e shqyrton gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në të njëjtën seancë janë paraqitur për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje. Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën masën detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.

Etiketa: apelTahirivendimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

15:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Ish-drejtoresha e TKOB “zbërthehet”: Firmosa kontrata të paligjshme nën presionin e Ajola Xoxës

13:33 : 28/07/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO-së lë fuqi pezullimin nga detyra të kreut të KPP, Jonaid Myzyri

13:19 : 28/07/2025
AKTUALITET

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025
AKTUALITET

Zhdukja e Jan Prengës, Apeli konfirmon burgimin e përjetshëm për kopshtarin e Altin Hajrit

11:40 : 25/07/2025
Para

SHBA| Dhoma e Përfaqësuesve miraton një plan afatshkurtër për financimin e qeverisë

TË GJITHA

Kodi i ri Penal/ Rama mbron Ulsiun: S’ka marrë pjesë në hartimin e draftit

13:24 : 01/08/2025

I ati e ka kapur për flokësh, tërhiqet zvarrë vogëlushja në Korçë/ VIDEO

13:13 : 01/08/2025

Garanci për një biznes pa ndërprerje: Linja Back-Up nga Digicom, tani me 50% ulje!

13:02 : 01/08/2025

Ekspertët: Klima po zhvendos kultivimin e grurit nga Lushnja drejt Korçës

12:53 : 01/08/2025

Avokati i Popullit nis hetimet për trajtimin e Erion Veliajt në paraburgim

12:44 : 01/08/2025

Pas prokurores Gjeli, Rama nuk ndal sulmet edhe ndaj gjyqtarit Balliu

12:27 : 01/08/2025

Ushtronin prostitucion në një apartament në Elbasan, arrestohen 2 punonjëset e s*ksit nga Kazakistani

12:19 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com