• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbetjet bëhen “mal”, inceneratori i fikur i Elbasanit djeg mln lekë/ Kaja: I kemi marrë pagesat!

21:26 : 11/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VIDEO

Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan u ndërtua në vitin 2017 me një kosto 26 milionë euro përmes një kontrate partneriteti publik privat. Pas hetimeve të SPAK, inceneratori i kaloi Agjencisë së Trajtimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, e cila ia dha në menaxhim “Eco Elb” një shoqëri publike, e krijuar në mars 2022 nga 7 bashkitë e qarkut Elbasan. Por a funksionon vërtet ky impiant?

Sipas të dhënave zyrtare të Eco-Elb sh.a, thuhet se impianti gjatë vitit 2022 ka punuar rreth 24 ditë dhe nuk ka punuar 341 ditë. E megjithatë bashkia Elbasan dhe mbikqyrësit e kontratës, nuk kanë bërë ndërprerjen e saj duke vazhduar t’i paguajnë shoqërisë “Eco-Elb” 2,500 lekë/ton.

LEXO EDHE: Brenda “mbretërisë së plehrave”, pamje ekskluzive të “katastrofës” mjedisore në landfillin Elbasan

Në vitin 2023 Bashkia Elbasan ka lidhur sërish të njëjtën kontratë pa i bërë asnjë ndryshim, edhe pse sipas të dhënave zyrtare, për këtë vit inceneratori ka funksionuar pjesërisht për disa muaj.

Gazetari: Si je? Është z. Kaja këtu? (Administratori)

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo!

Lexo edhe:

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Gazetari: Ku e gjejmë?

Punonjësi i “Eco Elb”: Tek Bashkia.

Gazetari: Nuk rri këtu? Nuk e ka këtu zyrën?

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo…!

Gazetari: Mund të hyjmë ne të shikojmë inceneratorin…?

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo! Këtu hyn vetëm me autorizim.

Gazetari: Autorizim nga kush?

Punonjësi i “Eco Elb”: Nga bashkia.

Gazetari: Po kjo është e bashkisë, apo është private?

Punonjësi i “Eco Elb”: Po,po, e bashkisë.

Gazetari: Lelin e gjejmë vetëm në Bashki? Ne na thanë rri këtu apo…?

Punonjësi i “Eco Elb”: Jo, jo, këtu s’ka njeri…

Gazetari: Pra, inceneratori nuk është vënë në punë?

Punonjësi i “Eco Elb”: Inceneratori është matanë nga krahu tjetër.

Gazetari: Si e shohim ne është në punë, apo jo?

Punonjësi i “Eco Elb”: Duhet të hyni brenda…!

Gazetari: Po është në punë? Punon?

Punonjësi i “Eco Elb”: S’mund të flas dot, pa marrë urdhra…

Gazetari: Eee.., s’punon, prandaj s’flet dot…

Në vitin 2024 sërish Bashkia e Elbasanit rinovon kontratën me “Eco Elb”, megjithëse për këtë vit, inceneratori nuk ka funksionuar asnjë ditë. Administratori Lel Kaja pranon faktin që inceneratori nuk punon dhe se firma që ai administron ka marrë pagesën e plotë nga bashkitë për të inceneruar mbetjet, por ato nuk janë inceneruar sepse impianti ka nevojë për remont.

LEXO EDHE: Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

Gazetari: Pse nuk ka punuar prej vitesh inceneratori?

Administratori Lel Kaja: Po kemi çuar ato njoftimet edhe në institucione edhe në shtyp. I kemi thënë kështu që s’ka punuar se ka defekt.

Gazetari: Ju si adminstrator keni marrë gjithë fondin që është parashikuar në kontratë për trajtimin, djegien…

Administratori Lel Kaja: Ne e kemi marrë të gjithë fondin, sipas parashikimit në kontratë.

Gazetari: Në kontratë është parashikuar lekë për të trajtuar, djegur gjithë mbetjet, ndërkohë që nuk janë djegur, është bërë një mal me mbetje?

Administratori Lel Kaja: Po, po, ne e kemi marrë pagesën, nuk janë djegur, sepse impianti është në fazë remonti.

Gazetari: Ku kanë shkuar këto lekë që janë marrë për këtë trajtim?

Administratori Lel Kaja: Lekët …po,po, ato mund ta vërtetoni se ku kanë shkuar. Kemi letra për atë punë. Për informacionin që do, hajde nesër tek zyra, të sqaroj me detaje si e do, si s’e do…

Gazetari: Po s’ke çfarë sqaron se është bërë mali i mbetjeve, nuk janë djegur, lekët janë marrë.

Administratori Lel Kaja: Jo, jo! Ne i kemi të dokumentuara ato që kemi bërë. Kemi bërë pagesa për punë të ndryshme në incenerator, kështu është.

Gazetari: Ke marrë edhe pagesë për të djegur mbetjet, nuk janë djegur, janë bërë mal.

Administratori Lel Kaja: Patjetër! Ne e kemi marrë pagesën e plotë për djegie, nuk e kemi bërë sepse na u fik.

Ekipi i “Stop”në Tv Klan ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku u tentua rilidhja e kontratës, por u shty për në mbledhjen tjetër sapo u mësua interesimi i emisionit.

Anëtar i Këshillit Bashkiak: Kjo çështja e inceneratorit të Elbasanit është aferë e pastër korruptive, kriminale. E vërtetuar tashmë  edhe nga organet  qendrore të akuzës, edhe nga ne që s’e kemi votuar  vit pas viti këtë punë. Edhe nga përfaqësuesit që nuk arrijnë  dot të na japin një shpjegim, qoftë edhe teknik.

Anëtar i Këshillit Bashkiak: Kjo kontratë duhet të vijë, të relatohet nga “Eco-Elb sh.a”!

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Pikërisht, unë po hedh në kuti këtë që thashë, meqë ne jemi në një vijë pak a shumë, meqë ka nevojë për të detajuar çdo lloj kosto…

Anëtar i Këshillit Bashkiak: Po vjet, e ke detajuar ti? Po vjet e ke detajuar ti? E ke detajuar vjet…?

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kush është pro propozimit të Ilirit dhe atë, që thanë ata…?

Sapo u mësua prania e “Stop” në mbledhje, u kërkua shtyrja e saj.

Kryetari i Këshillit Bashkiak: Kush është pro që të hiqet nga rendi i ditës dhe të diskutohet muajin tjetër…?

Nga ana tjetër policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente në ambientet e Inceneratorit të Elbasanit.

LEXO EDHE: “Eco-Elb” e Leli Kajës/ Merr miliarda për inceneratorin “hije”, por zjarrin e fik shiu

Krahas hetimit të SPAK, është regjistruar një procedim në Prokurorinë e Elbasanit dhe pistat kryesore të këtij hetimi janë zjarrrvënia në korrik 2023 që iu bë mbetjeve urbane jashtë impiantit, shpërdorimi i detyrës dhe korrupsioni, vepër penale, që rëndon mbi administratorin e “Eco Elb sh.a”.

/Emisioni “Stop”

Brenda “mbretërisë së plehrave”, pamje ekskluzive të “katastrofës” mjedisore në landfillin Elbasan

Hetimi/ “Eco-Elb” i dha 400 mijë euro, “Ergi” dyshohet për keqmenaxhimin e landfillit Elbasan

“Eco-Elb” e Leli Kajës/ Merr miliarda për inceneratorin “hije”, por zjarrin e fik shiu

Etiketa: administratoriECO ElbelbasaninceneratoriLeli kajambetjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin drogë në qytet, arrestohen katër persona në Elbasan, dy në kërkim

16:09 : 04/11/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Plagosje me thikë në Elbasan, vihet në pranga autori

14:03 : 28/10/2025
AKTUALITET

U përfshi në aksident rrugor 3 ditë më parë, humb jetën 22-vjeçari në Elbasan

10:59 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ndalohen tre policë në Elbasan, kishin kthyer lokalin në qendër bastesh

16:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025
Para

Vetëvendosje do rivotim të diasporës, ekspertët: Kjo do të zvarriste konstituimin e institucioneve

TË GJITHA

I dënuar me mbi 5 vjet burg, kapet në Milot 28-vjeçari (Emri)

10:26 : 06/11/2025

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Ndëshkon prindërit dhe na çon drejt totalitarizmit

10:21 : 06/11/2025

Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

10:18 : 06/11/2025

Seanca në Kuvend nis me një minutë heshtje për Fatos Nanon

10:17 : 06/11/2025

“Ka vetëm dy gjini”, protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore

10:12 : 06/11/2025

Kokainë me imazhin e Putinit/ Goditet rrjeti shqiptar në Ibiza që mbushi Europën me tonelata drogë

10:08 : 06/11/2025

Akuza për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, Prokuroria Vlorë kërkon masë arresti për avokatin

09:55 : 06/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com