• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, banorëve të Tragjasit: Uji është i Shqipërisë, jo i një komuniteti! Mos bllokoni projektin

09:19 : 06/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy më sy” në rrjetet sociale, u është përgjigjur banorëve të Tragjasit, të cilët kundërshtojnë me forcë marrjen e ujit të lumit Izvor, pasi thonë se projekti që u shërben resorteve luksoze në bregdetin e Himarës, nën petkun e investimeve strategjike, i lë ata pa ujë dhe i detyron të shpërngulen.

Rama deklaroi se ka bërë studime hidrologjike dhe sipas tij, nuk ka asnjë rrezik që ata të mbeten pa ujë. Ai shtoi se rrezik do të kishte vetëm po të merrej uji për hidrocentral, por jo për të pirë të tjerët.

Sipas Ramës, burimi ujor i përket Republikës së Shqipërisë dhe jo një komuniteti dhe se do përdoret për interesat dhe shërbimet e Shqipërisë. Ai tha se e dërgoi Policinë aty, pasi nuk mund të bllokohen projektet dhe investimet.

Rama paralajmëroi se do të shkojë dhe vetë në Tragjas, por pasi drejtori i AKUM dhe kryebashkiaku të kenë bërë një shpjegim teknik në një televizion të Vlorës dhe jo para 200 vetëve.

Rama: Ky është një diskutim që ka në thelb një pikëpyetje shumë të madhe për mua, sesi ka mundësi të të bihet pre e një konfuzioni të tillë, sepse jam k bindur që mbrapa kësaj ka burime helmi që kanë derdhur sasira të caktuara në mendjen e Tragjasit. Por përtej këtyre, pyetja është shumë e thjeshtë; si është e mundur që të imagjinohet që një qeveri, të marri ujin që u duhet disave për t’ua dhënë disa të tjerëve. Këtu është future brenda edhe kuçedra, oligarkët që po marrin ujin për qëllime të tyre etj. Nga ana tjetër jam përpjekur ta shpjegoj dhe rishpjegojm se ky projekt bazohet në studim hidrologjik. Janë bërë matje të vazhdueshme të prurjeve, analiza për të dalë në konkluzionin se sa prurje ka, sa nevojë ka mjedisi gjeologjik, sa duhet për konsum, sa prurje ikin në det etj. Mbi bazën e këtyre analizave dhe matjeve është bërë projekti, i cili synon që edhe vetë zona atje, banorët atje, shtëpitë atje, të cilat furnizohen me pikatore sepse sistemi i ujësjellësit atje është ndërtuar në vitet 60, ndërkohë që një pjesë tjetër e banorëve kanë bërë investime personale, për të marrë ujë me puse.

Lexo edhe:

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

Ujësjellësi dëmton rrjetin, mbetet në errësirë një pjesë e Tiranës

Ne e shohim si një potencial të madh për turizmin, për transformimin e shtëpive, kështu që edhe kanalizimet qe mungojnë janë pjesë e projektit. Do të bëhet ujësjellësi i ri i Tragjasit, do të furnizojë edhe zonën e poshtme. Detajet janë teknike, por dua të shpjegoj se një projekt bëhet me profesionistë, por ka edhe oponencë. Prurja minimale e matur, dhe matjet janë bërë në periudha korrik, gusht shtator, 2021, 2022, ka edhe matje të 2018, kështu që prurjet mininale janë 700 litër në sekond. Nga të gjithë shfrytëzimi, në maksimum, që do t’i bëhet këtij burimi për shkak të ujësjellësit, është dy herë më i vogël sesa prurja minimale. Në të gjitha rastet, ajo që mbetet e pashfrytëzuar nga sistemi i ujësjellësit, është mëse e mjaftueshme për mjedisin. Për ujin e pijshëm do të plotësohen nevojat. Kjo është çështje teknike, nuk shihet me sy, por me instrumente shkencore që mbëjnë matjet dhe me analiza progresive. Të ishte një hidrocentral do ta kuptoja të gjithë rrezikun, sepse rreziku i thithjes së burimeve ujore në një masë që mund të kërcënonte gjithë nevojat për vaditje tokash. Por, është ujësjellës për të pirë ujë. Si mundet që një ujësjellës për të pirë ujë të thajë dynjanë, duke u shfrytëzuar për nevojat njerëzore të pirjes së ujit. Është komplet pa logjikë.

Pasi ka patur shqetësim dhe ky projekt është vonuar me muaj dhe me muaj të tëra për shkak të këtyre teorive, është konfirmuar nga ana ime dhe nga ekspertë të tretë. Të gjithë dalin në pikën se këtu nuk ka asnjë kërcënim, kjo është çmenduri. Të jem unë personi që dashkam tua marr ujin tragjasitëve, për tua dhënë himarioteve. Ky është një burim dhe burimet janë të Republikës së Shqipërisë, nuk janë burime të një komuniteti apo të një tjetri. Dhe këto burime të Republikës së Shqipërisë vihen në shërbim të njerëzve dhe të interesave të kësaj Republike. I kam kërkuar kryetarit të AKUM dhe kryetarit të bashkisë që bëjnë një shpjegim teknik në një televizion në Vlorë, sepse nuk mund të bëhet para 200 vetave. Dhe pastaj, do shfaqem edhe vetë aty.

Për sa i përket Policisë, projektet nuk mund të bllokohen, investimet nuk mund të bllokohen. Policia nuk është shfaqur aty se papritur e pakujtuar u kujtua një fadromë të vijë, por se ka muaj të tërë që bëhet përpjekje për t’u sqaruar dhe nuk arrihet dot të bëhet sqarimi. Tani si do bëhet kjo, do merret peng me dhunë, një investim që në radhë të parë i shërben vetë zonës. Kam shumë besim që duke dëgjuar mirë ekspertët dhe duke besuar tek vullneti i mirë për transformimin e mëtejshëm të gjithë qarkut të Vlorës, do realizojmë projektin dhe të gjithë do jemi të lehtësuar nga çdo lloj frike dhe konfuzioni.

 

Etiketa: banoretDhermiEdi RamaIzvorlumioligarkëtprotestastrategjikettragjasUji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“1 në 50 shqiptarë në burg”/ Nigel Farage: Shifrat e mia janë “ok”, të Ramës gabim. Ai nuk ka turp!

19:49 : 30/06/2025
AKTUALITET

Ujësjellësi dëmton rrjetin, mbetet në errësirë një pjesë e Tiranës

15:28 : 30/06/2025
AKTUALITET

Privatizimi i drejtësisë/ Hapet tenderi, shpallet fituesi!

15:25 : 30/06/2025
RAJONI

Disa të arrestuar pasi policia serbe heq bllokadat në Beograd

11:56 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Piramidë mashtrimi”/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Berisha: Drejtësia armë politike

11:42 : 30/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.8 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

11:29 : 30/06/2025
Para

Rama: Për Altin Dumanin kam shumë respekt, shpatën e ndëshkimit ja kam dorëzuar unë

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com