• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha “zhgënjen” fituesit: Primaret nuk ishin garë për të qenë në listë të sigurtë!

12:53 : 03/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Fituesit e Primareve në PD nuk e kanë një vend të sigurt në listën e kandidatëve për deputet.

Këtë gjë e deklaroi vetë Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët, ku tha se gara për Primaret nuk u bë për të qenë në lista të sigurta. Ai tha se në listat e mbyllura ka disa kushtëzime, siç janë vendosja e aleatëve.

“Kjo garë nuk është bërë për të qenë në lista të sigurta. I sigurtë të jetë, që ai që merr më shumë vota do të jetë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Por padiskutim në përpunimin e listave të mbyllura ky është një nga kriteret kryesore. Listat e mbyllura kanë aleatët, kanë disa kushtëzime. Janë disa faktorë që ndërhyjnë. Por a do jetë ky një kriter për përfshirjen e tyre. Po, do të jetë një kriter i rëndësishëm gjer në kuotat. Kuotat, megjithëse ju e patë se ka zonja që kanë marrë vota shumë lart dhe nuk ka asnjë vështirësi në këtë mes.” – deklaroi Berisha.

Lideri demokrat deklaroi se në bërjen e listave do të respektohet kriteret e vendosura në statut sa i përket kuotave gjinore apo të rinjëve.

“Ky votim përbën bazën më demokratike të përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së për deputet. Natyrisht në këtë përzgjedhje disa kritere statusore siç janë kuotat e përcaktuara në statut dhe ligje, për gratë dhe të rinjtë, ato do respektohen sepse nuk mund të kapërcehen përcaktimet statusore. Por mendoj se këto përmirësojnë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare në parlamentin shqiptar, përndryshe nuk ka metodë më të drejtë, më të ndershme se sa kjo për përcaktimin e kandidaturave.” – tha kreu i opozitës.

Lexo edhe:

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

Berisha më tej u kërkoi ndjesë të gjithë demokratëve që u paraqitën në qendra e votimit, por nuk votuan për shkak të mungesës së dokumentave apo emrit në listë.

“Me këtë rast, duke thënë të gjitha këto, përsëri proces të përsosur nuk ka dhe nuk mund të ketë. Por kërkoj ndjesë të gjithë atyre që u paraqitën për të votuar dhe nuk votuan dot për shkak të listës ose mungesës së dokumenteve. Ju kërkoj shumë ndjesë dhe mendoj se PD do bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Megjithëse përcaktoi kriteret më të gjera, të gjitha listat nga viti 2019 e deri tani, të jenë me të drejtë votimi dhe çdo njeri që ka dokumentin dhe këto u respektuan, prapë se prapë mbetën demokratë pa votuar dhe kjo më lëndon dhe unë u kërkoj atyre të falur sot për këtë privim të padrejtë që iu është bërë nga shkaqe burokratike. Së dyti, numërimi siç e keni parë ju vetë, është bërë me transparencë absolute ku çdo votë është shfaqur në ekran. Cilido që ka dyshimin më të vogël, ka të drejtë të marrë regjistrimin, t’i drejtohet komisionit të administrimit të zgjedhjeve pranë PD dhe procedurat tona janë 100 përqind transparente.” – tha Berisha.

Berisha deklaroi më tej se ai dëshiron që në Primare të votojnë edhe mbështetësit e PD-së, por sipas tij, kjo mënyrë le shumë dyshime për manipulim të rezultatit.

“Numri i saktë i anëtarësisë është shumë e vështirë, sepse ka një lëvizshmëri shumë të madhe të anëtarësisë për shkak të emigracionit. Por ajo që bëmë ne, vumë në dispozicion, ose vumë si kriter, të gjithë ata që kanë votuar në 1 rast nga 2019 gjer në 2023, pa përjashtim.
Përveç këtyre të gjithë ata të cilët kanë një dokument të PD nga 1990 e gjer sot. Megjithatë, duhet ta pranoj këtu, ka patur mjaft raste që nuk votuan dot. Në një regjistrim të përgjithshëm të partisë, problemi gjyqësor ka qenë një problem serioz, sepse shpërndarja e kartave para problemit gjyqësor, nuk ishte normale, dhe ne u jemi përmbajtur vendimeve. Kështu që, do të shpërndajmë kartat, do të bëjmë gjithçka që çdo anëtar i PD të marrë kartën e anëtarësisë. Fluiditeti është një realitet, por mendoj se, ndjej keqardhje për ata që nuk janë lejuar të votojnë. Do të ketë një detyrim, sepse në këto primare ç’është e vërteta, për mendimin tim, vlerësimin tim, duhet të votojnë dhe mbështetësit e PD. Këta që nuk e mbështesin këtë pikëpamje time, e shtrojnë konkretisht në këtë mënyrë. Dakord, ti thua që të votojnë mbështetësit, por Alfredi merr dhe i sjell 800 punonjës të call center dhe votojnë për tjetrin dhe kështu e përmbys rezultatin.

Tani këto që po them, nuk ka rast konkret, por ca gjëra të ngjashme i kanë këto. Edhe në këtë mënyrë, rezultati nuk mund të ndikohet, në këtë mënyrë. Pse, se ti sjell një masë heterogjene për një qëllim të caktuar dhe ata më pas, mund të jenë elektorat nga më të ndryshmit.
Si zgjidhet kjo. Ata që votojnë mbështetësit, ata marrin kartën e mbështetësit. Dmth, çdo mbështetës PD është i deklaruar si mbështetës dhe ka kartën e mbështëtësit, jo të anëtarësisë. Ne do synojmë të shkojmë shkojmë drejt kësaj, nuk është shumë e lehtë si operacion, por do të përpiqemi që ta bëjmë. Përndryshe unë jam që mbështëtësit të marrin pjesë në primare. Morën pjesë në primaret e kryetarëve të bashkive dhe nuk pat ndonjë problem. Megjithatë në këto primare kanë votuar më shumë se asnjëherë. Në dijeninë time nga 2013 gjer sot kjo është pjesëmarrja më masive.” – tha Berisha.

Etiketa: BerishafituesitlistaMbyllurPDprimaretSali Berishasigurt

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
Para

“Reforma në Drejtësi u transformua”/ Kryemadhi: SPAK nuk po vepron për Inceneratorin e Tiranës

TË GJITHA

Tentuan t’i grabisnin kursimet me pistoletë çakmak një 70-vjeçari në Borsh, arrestohen 3 të rinjtë

13:12 : 15/07/2026

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

13:12 : 15/07/2026

Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve, nafta arrin 198 lekë për litër

12:50 : 15/07/2026

Paraziti që po alarmon SHBA-të është përhapur në 34 shtete! Simptomat dhe shkaqet

12:43 : 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

12:35 : 15/07/2026

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

12:25 : 15/07/2026

Gjithë ditën në telefon, por aftësitë digjitale të të rinjve shqiptarë ndër më të ulëtat në Europë

12:10 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş