• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Oferta e Putinit për Trumpin: Çfarë mendojnë ukrainasit

10:17 : 02/03/2025
në BOTA

Pushtetmbajtësi rus, Vladimir Putin i propozoi Presidentit amerikan Donald Trump që të shfrytëzojnë së bashku rezervat e mineraleve dhe tokave të rralla si në Rusi ashtu edhe në territoret e okupuara nga Rusia të Ukrainës.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë atje me partnerët tanë, përfshirë partnerët amerikanë”, tha Putin në një intervistë me televizionin shtetëror rus më 24 shkurt. Ai shtoi se Rusia ka “disa nga rezervat më të mëdha në botë” në veri të vendit, si dhe në Kaukaz, Siberi, Lindjen e Largët dhe në “territoret e reja”, siç e quan Putin territorin e pushtuar të Ukrainës.

Deklarata të tilla nga Moska dëgjohen me shqetësim në Ukrainë. “Territoret e pushtuara përmbajnë lëndë të para të rëndësishme me vlerë rreth 350 miliardë dollarë. Është e qartë për ne se ato mund të përdoren nga Rusia në industrinë e aviacionit, mbrojtjes dhe atë mjekësore dhe në fund do të përdoren për luftën kundër nesh,” tha Ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Julia Svyrydenko në një konferencë shtypi të fundit në Kiev. Sipas saj, Ukraina ka rezerva të titanit, litiumit, uraniumit dhe mineraleve të rralla.

“Putini i ngre kurth Trumpit”

Lexo edhe:

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

Dmytro Levus, drejtor i Qendrës Ukrainase për Kërkime Sociale, është i bindur se propozimi i Putinit tregon se sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë po funksionojnë, edhe nëse Kremlini nuk e pranon drejtpërdrejt këtë. “Rusia tani është në kërkim të mbështetjes ekonomike, kontakteve ekonomike dhe bashkëpunimit me SHBA. Mineralet e rralla si dhe nxjerrja e lëndëve të tjera të para dhe prodhimi i produkteve si alumini janë pothuajse të vetmet fusha, në të cilat Rusia mund të bashkëpunojë realisht në një formë”, shpjegon Lewus në një intervistë për DW.

Por në të njëjtën kohë, eksperti paralajmëron se Putini po ngre kurthe ku mund të bjerë presidenti amerikan Donald Trump. Propozimi i Putinit për bashkëpunimin ruso-amerikan në nxjerrjen e lëndëve të para në territoret e okupuara të Ukrainës duhet parë nga ky këndvështrim. “Sipas planit të Putinit, kjo ka për qëllim vetëm të promovojë legalizimin dhe njohjen e pushtimit rus”, thekson ai. Nëse kompanitë amerikane vijnë vërtet në territoret e pushtuara, tha Lewus, atëherë ato jo vetëm që do të dëshironin të mbronin këtë hap të paligjshëm, por edhe partnerët e tyre rusë që do t’i mbështesnin.

Një copë minerali litiumi e ekspozuar para një sfondi të kuq
Pamje e litiumit si mineral i papërpunuarFotografi: Robert Michael/dpa/picture alliance

Oleksandr Mereshko, një deputet nga grupi parlamentar i partisë në qeveri “Shërbëtor i Popullit” shpreson që SHBA të mos e miratojnë kurrë blerjen e lëndëve të parë nga territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia. “Kjo do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar”, thekson Mershko. Ai nuk sheh asnjë rrezik për Ukrainën. “SHBA-ja e njeh qartë integritetin territorial të Ukrainës. Nëse blejnë lëndë të parë të vjedhur nga territoret e pushtuara kjo do të ishte shkelje e sovranitetit të Ukrainës dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare. SHBA nuk do ta bëjë këtë në asnjë rrethanë”, theksoi Mereschko për DW.

Megjithatë, deklaratat e fundit nga Shtëpia e Bardhë se Ukraina ndoshta do të duhet të heqë dorë nga territore pas negociatave të paqes, tregojnë se SHBA nën Trumpin nuk e njeh më plotësisht integritetin territorial të Ukrainës.

Putin “paska qenë thjesht ziliqar”

Oferta e Putinit për SHBA-në, e cila ka ngjallur zemërim në Ukrainë, ka ndezur gjithashtu diskutime edhe në mediat sociale. Oleksiy Kopytko, ish-këshilltar i ministrit ukrainas të Mbrojtjes, shkruan me ironi në Facebook se Putini më në fund ka pranuar qëllimet e “Operacionit Special Ushtarak”, siç quhet lufta kundër Ukrainës në Rusi. Realisht ai është i interesuar të shesë dy milionë tonë alumin në SHBA. Kopytko e përshkruan këtë si “marketing agresiv nga Kremlini në formën e një lufte gjithëpërfshirëse”.

Zelensky Donald Trump hed JD Vance në Zyrën Ovale. Trump dhe JD Vance gjestikulojnë të pakënaqur me duar, Zelensky sheh me krahët e kryqëzuar
Grindja para kamerave mes presidentit Zelensky, presidentit Trump dhe zëvendëspresidentit, JD VanceFotografi: Jim LoScalzo/CNP/ZUMA Press/IMAGO

“Për vite me radhë nga Moska thuhej se Amerika e pabesë donte vetëm të rrëmbente lëndët e para”, tha Kopytko. Me luftën e tij, Putin i dërgoi në vdekje qindra mijëra rusë dhe bëri rreth gjysmë milioni invalidë. Për çfarë? Thjesht për t’i dhënë SHBA-së atë që ai nuk i ka dhënë ende Kinës në mënyrë që të jetojë i lumtur deri në fund të ditëve të tij?”

Serhij Taran, përdorues i rrjetit X shkruan se “Putini ka vullnetin të shesë metale dhe minerale për dollarët amerikanë në SHBA. Me sa duket kur Putini para vitesh i paralajmëronte vendet e jugut global nga “imperialistët” amerikanë, që duan vetëm blejnë lirë burimet e tyre, paska qenë thjesht ziliqar ndaj tyre.”/DW

Etiketa: PutinTrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
BOTA

Zelensky zbulon planin rus, si Kina e ndaloi Putinin nga hedhja e bombës atomike

13:15 : 10/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
AKTUALITET

Nga atletet e Ramës te ftohtësia Trump-Meloni, CNN turk zbardh prapaskenat e samitit të NATO-s

22:26 : 08/07/2026
BOTA

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trump-in me Netanyahu-n

09:12 : 08/07/2026
BOTA

Trump surprizon në Samitin e NATO-s: Erdogan është miku im, do i’a heqim sanksionet

19:56 : 07/07/2026
Para

La Granadën për amerikanët e FC Austin, Uzuni debuton në MLS

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş