• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra mjedisore në “inceneratorin” e Elbasanit. A do të arrestohet administratori Leli Kaja?

10:45 : 02/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Djegia pa kriter e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, e shoqëruar me një “masakër” të vërtetë mjedisore mund të ketë shumë shpejt persona përgjegjës para ligjit. Hetimet e nisura prej mëse një viti nga Prokuroria e Elbasanit për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim mbetjesh” duket se kanë arritur në emra konkretë.

Landfilli dhe inceneratori (jo-funsional) i Elbasanit menaxhohen prej vitit 2021 nga kompania publike “Eco-Elb”, e administratuar nga Leli Kaja.

Përgjatë kësaj periudhe, inceneratori i djegies së mbeturinave ka funksionuar vetëm pak orë, pasi impianti ka probleme të theksuara teknike. Ndërkohë, fusha e mbetjeve është e ezauruar dhe zjarret e përfshijnë herë pas here, duke lëshuar tym toksik në të gjithë qytetin e Elbasanit.

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Në foto: Administratori i “Eco-Elb”, Leli Kaja

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin një vit më parë, bazuar në referimet e përcjella nga Drejtoria vendore e Policisë, pas identifikimit të shtimit të rasteve të djegies së pakontrolluar të mbeturinave.

Grupi hetimor ka dyshime se zjarrjet mund të jenë të qëllimshme, për të ulur sasinë gjigande të mbetjeve që janë grumbulluar tashmë në landfill.

Nga ana tjetër, hetuesit duket se kanë ngritur dyshime edhe mbi fiktivitetin e një kontrate të nënshkruar mes “Eco-Elb” dhe një kompanie private, e cila duhet të kryejnë ndarjen e mbeturinave sipas llojit.

Nga vëzhgimet e Policisë Gjyqësore ka rezultuar se kompania private nuk e ka kryer shërbimin e kontraktuar.

Inceneratori, histori korrupsioni

Historia e inceneratorit të Elbasanit është kryekëput korruptive, kjo tashmë e konfirmuar edhe me vendime gjyqësore.

Në Dhjetor të vitit 2024, qeveria e Edi Ramës, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit të drejtuar në atë kohë nga Lefter Koka, nënshkruan kontratën koncesionare me kompaninë “Albtek Energy” për “ndërtimin dhe operimin e landfillit dhe inceneratorit të Elbasanit. Kontrata kishte afat 7-vjeçar dhe kostoja e saj ishte rreth 30 milionë euro.

Në fund të afatit 7-vjeçar, në dhjetor 2021, Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshoi urdhër-arreste për disa zyrtarë, përfshirë ish-ministrin Koka, si edhe “pronarët në hije” të kompanisë koncesionare, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja.

Hetimet e SPAK-ut provuan se e gjithë procedura e ndjekur për këtë koncesion ishte shoqëruar me kryerjen e veprave penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit e pastrimit të parave.

Hetimet e SPAK-ut nuk arritën të shkonin deri tek kryeministri Edi Rama, Sekretari i tij i Përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi dhe të tjerë funksionarë pranë shefit të qeverisë, megjithëse kallëzimet dhe faktet e bëra publike tregonin përfshirjen e tyre të drejtëpërdrejtë në ‘aferën” e inceneratorit të Elbasanit.

Në foto: Kryeministri Edi Rama në landfillin e Elbasanit

Në kuadër të hetimeve, SPAK-u vendosi edhe sekuestrimin e landfillit dhe impiantit të mbetjeve në Elbasan, një vendim që përkoi saktësisht me kohën kur përfundonte afati 7-vjeçar i kontratës koncesionare.

Të gjithë të dhënat zyrtare e publike dëshmonin se impianti i përpunimit të mbetjeve (inceneratori), megjithëse ishte ndërtuar, nuk funksiononte, për shkak të problemeve të theksuara teknike.

Gjithësesi, bashkitë e qarkut Elbasan, të drejtuara të gjitha nga socialistët, me në krye Bashkinë e Elbasanit, vendosën të merrnin në dorëzim landfillin dhe impiantin jo-funksional.

Në Dhjetor të vitit 2021, kryetarët e 7 bashkive të qarkut, konkretisht Bashkia Elbasan, Prrenjas, Librazhd, Gramsh, Peqin, Cërrik dhe Belsh, nënshkruan krijimin e kompanisë publike “Eco-Elb”.

Në foto: Akti i themelimit i kompanisë publike “Eco-Elb”

Objekti i kompanisë është “Grumbullimi, rehabilitimi dhe përpunimi i mbetjeve të ndryshme..

trajtimi i mbetjeve me djegie (incenerator)”. Në krye të kompanisë publike u emërua Leli Kaja.

Kompania “Eco-Elb” rezulton të ketë marrë, deri më tani, rreth 4 milionë euro financime për shërbimin e saj, sipas të dhënave të “spending.data.”. Shoqëria publike është paguar rregullisht, megjithëse ajo nuk ofron shërbimin e plotë, pasi inceneratori nuk funksionon.

Jo vetëm kaq, por fusha e mbetjeve është e tejmbushur dhe, herë pas here, ajo përfshihet nga flakët, të cilat pritet të konfirmohen nga hetimet e Prokurorisë së Elbasanit, nëse janë aksidentale apo të qëllimshme.

LEXO EDHE:

Abuzimi/ Leli Kaja, administratori i inceneratorit që nuk punon. Sa po vidhet në Elbasan?

Etiketa: Edi Ramainceneratorlandfilli i elbasanitLeli kajaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
Para

UEFA gjobit dhe i mbyll pjesërisht stadiumin Real Madridit!

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com