• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dy vjetori i aksidentit tragjik me 57 viktima, Greqia përfshihet nga protesta masive e të dhunshme

17:34 : 28/02/2025
në BOTA, RAJONI

Greqia është përfshirë nga protesta masive e të dhunshme me rastin e 2-vjetorit të tragjedisë së përplasjes së dy trenave në afërsi të Larisës, ku 57 persona humben jetën, mes tyre edhe 6 shqiptarë.

Protestat janë shtrirë në gjithë vendin me thirrjet për drejtësi. Në shenjë mbështetjeje, një pjesë e madhe e dyqaneve dhe hoteleve janë mbyllur ditën e sotme. Familjarët e viktimave i kanë bërë thirrje publikut që të marrë pjesë në tubim.

Mbi 300 tubime janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa janë planifikuar edhe në qytete jashtë vendit.

Tragjedia u përkujtua edhe nga Kuvendi, ku kryetari Nikitas Kaklamanis mbajti një fjalim përvjetor, ndërsa të gjithë deputetët mbajtën 1 minutë heshtje.

Në Athinë tubimi filloi në orën 11:00 me qendër në sheshin Sintagma, dhe në Selanik gjithashtu në orën 11:00.

Lexo edhe:

Goditi me grusht rojën e sigurisë, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

Në sheshin “Sintagma” të Athinës, rreth 2,000 protestues, kryesisht të rinj, brohoritën slogane kundër qeverisë dhe policisë. Gjatë trazirave janë kryer mbi 120 shoqërime në polici, nga të cilat 27 janë kthyer në arrestime.

Protestat nga qytetarë grekë pritet të organizohen edhe në vende të tjera si në Bruksel, ku tubimi do të fillojë në orën 18:00 në Place Luksemburg përpara Parlamentit Evropian.

Në Romë protesta do të zhvillohet pranë stacionit qendror të trenit, duke filluar nga ora 16:00, ndërsa një protestë është parashikuar edhe në Londër.

Linjat janë pezulluar në të gjithë rrjetin hekurudhor, duke përfshirë hekurudhën periferike të Athinës. Shërbimet e metrosë për dhe nga aeroporti i Athinës nuk do të funksionojnë gjatë gjithë ditës. Fluturimet e aeroportit do të anulohen ose shtyhen dhe do lejohen vetëm fluturime për emergjenca shëndetësore apo fluturime të krerëve të shtetit.

Sindikata e Taksistëve të Atikës (SATA) u ka bërë thirrje taksistëve që qytetarëve që duan të marrin pjesë në protestë t’ua ofrojnë lëvizjen me taksi falas.

Gjatë tubimit persona të maskuar kanë hedhur molotovë drejt kuvendit në Athinë.

Si ndodhi ngjarja

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, u mori jetën 57 personave. Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës (28 shkurt) , me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh. Pak minuta më vonë, ndodhi tragjedia. Pavarësisht se linja hekurudhore Athinë-Selanik është e dyfishtë, treni i pasagjerëve u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe të përfshiheshin nga flakët.

Etiketa: aksidentidhuneGreqiaprotesta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Goditi me grusht rojën e sigurisë, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit

16:11 : 10/10/2025
AKTUALITET

Pas sherrit të avokatit të Kryemadhit, plas grushti në Gjykatën e Vlorës, arrestohet një person/ Detaje

14:27 : 10/10/2025
AKTUALITET

Avokati Redi Llanaj dhunon rojen e sigurisë në Gjykatën e Vlorës

13:14 : 10/10/2025
AKTUALITET

I dënuar me 16 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

09:05 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ishte në proces gjyqësor me të birin, 49-vjeçarja në Fier dhunon avokatin e djalit

13:06 : 09/10/2025
AKTUALITET

Aksidenti në Rrugën e Arbrit, familja prej 5 anëtarësh dërgohet te Trauma (EMRAT)

19:36 : 05/10/2025
Para

Po përgatiste hakmarrjen për vrasjen e babait, dënohet me 2 vite burgim Adriatik Kalemi

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com