• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

15:48 : 27/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Armand Shkullaku

Eshtë e habitshme se si sjellja publike e Erjon Velisë pas arrestimit, përbën sintezën perfekte të të gjithë karrierës së tij politike. E vogël dhe e varfër, pa bosht dhe pa qëndrim, e mbështetur në cicmice dhe jo në argumenta të fortë. E kompleksuar nga hija e padronit dhe nga frika e të qenit pa pushtet, mbrojtja që Velija po i bën vetes duket po aq e mjerë sa i gjithë rrugëtimi i tij në politikë. Në një aspekt, duke lënë mënjanë se çfarë ai përfaqëson, deformimi i qënies njerëzore shkakton keqardhje.

Kryetari në detyrë i Bashkisë, në procesin kundër tij, ka tentuar të tregojë dhëmbët, të cilat nuk arritën të kafshojnë kurrë, por në pamundësi e pafuqi për t’u marrë me sistemin e “drejtësisë së re”, ka zgjedhur të bëjë target një prokuror të vetëm. Që këtu, beteja e tij bëhet e meskine, e pavlerë dhe e pavërtetë. Erjon Veliaj, i njohur për dinjitetin e tij, na qenka fyer rëndë nga fjalori i prokurorit Olsi Dado në sallën e gjyqit dhe ky serviret si argument për një proces të padrejtë. Pastaj zgjedh të merret me kafkën e prokurorit, pasionin e tij për violinën, notat në shkollë e shokët në jetë, duke e vënë veten në rolin banal të garipit të munguar, në vend se procesin ndaj tij ta ngrejë në nivelin e përplasjes me padrejtësinë e pretenduar të sistemit.

Kjo rrugë që ka zgjedhur apo ia kanë sugjeruar, është mbrojtja më e keqe që Veliaj mund t’i bëjë vetes. Sepse edhe në momentet vendimtare të karrierës por edhe jetës personale të tij, ai po dëshmohet i pavërtetë. Veliaj flet për Olsi Dadon por nuk guxon të përmendë Altin Dumanin, përmend prokurorët, por jo prokurorinë. Por a është burgosja e tij vullneti i një burri të vetëm? Veliaj bëhet i pabesueshëm edhe kur procesin ndaj tij e krahason me metodat e sigurimit të shtetit, ndërkohë që pak kohë më parë i kishte vlerësuar maksimalisht “kolegët e SPAK” dhe u kishte premtuar bashkëpunim të plotë, aq shumë ishte impresionuar nga profesionalizmi i tyre.

Ish delfini i Ramës, nga forca e të propaganduarit për vite me radhë ka humbur aftësinë e të qenit real. Ai po sillet përsëri sikur është përpara kamerave dhe sikur versioni që do t’i shesë publikut është ai që do të montohet nga njerëzit e tij, ndërkohë që në jetën reale rrezikon vite të tëra dënim nëse akuzat e SPAK mbeten në fuqi. Kjo nuk është një kronikë e gatshme televizive. Në vend të përsiatjeve Ols Kafka apo Ols Violina, Veliaj do duhej të merrej një për një me akuzat ndaj tij, të bënte betejë me procesin dhe jo me procesuesin. Të përpiqej që të paktën një herë në jetë të shkonte tek thelbi i problemit dhe jo tek efektet mediatike.

Lexo edhe:

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

Afera “5D”/ Dëshmitari: Si Alfred Qato më mori nga furra e bukës dhe më bëri “pronar” të “Vas konstruksion”

Nëse ia del të kuptojë se këtë herë nuk po lufton për vota por për lirinë e tij, Veliaj do të arrijë të shohë që rrethi ku e ka futur veten nuk ka asnjë kuptim. Ata që shumëfishojnë goditjet e tij ndaj një prokurori të veçantë, më shumë se çmontimin e një procesi, qajnë paratë e gatshme që prisnin t’i shumëfishonin në ditët e fushatës. Fati i Veliajt si individ nuk përbën vlerë për ata që e kanë konsideruar thjeshtë si lopën e majmur të bashkisë, që e milnin në mënyrë periodike.

Edhe “mërzia” e Ramës me djemtë e SPAK, çfarë ngushëllimi mund të përbëjë për Veliajn kur kohë më parë ai kishte nisur demontimin e tij. I hoqi frerët e drejtimit politik të Tiranës, e goditi në mbeldhje asambleje e kryesie, e fshiu nga fotot dhe e eleminoi nga daljet e përbashkëta në publik, i kërkoi mos merret me zgjedhjet por me pastrimin e qytetit… A ishin këto shenja të qarta të fundit të pashmangshëm të pretendentit për fron?

Erjon Velija, që gjithë karrierën e tij nuk guxoi kurrë të përballet me të vërtetën, edhe brenda kafazit të gjykatës këto fakte kërkon të mos i shohë dhe fatin e tij t’ia faturojë një prokurori të vetëm. Ai nuk flet për zhvlerësimin e menjëherëshëm që i bëri kryeministri apo për goditjet që mori brenda organizatës, si paralajmërimi më i qartë për atë që e priste. I eviton këto si dikush që beson se po nuk i përmendi faktet ato nuk ekzistojnë. Destini i tij duket ai i një njeriu që po shkon drejt fundit vet, si ndëshkim jo vetëm për atë që ka bërë por edhe për atë që është. Pa mundur asnjëherë të tregojë ato “të çelikut” apo të përballet me të vërtetën. Deri tani, ky është “vetëflijimi” më i madh por edhe më i pavlerë në kupolën e lartë të Rilindjes. Të paktën të shkonte si kurban i boss-it dhe jo i “Qerosit”./ Lapsi.al

Etiketa: armand shkullakuOls DadoprokuroriRamaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

13:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Afera “5D”/ Dëshmitari: Si Alfred Qato më mori nga furra e bukës dhe më bëri “pronar” të “Vas konstruksion”

13:01 : 03/07/2025
AKTUALITET

Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur

10:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Nis me debat seanca plenare në Kuvend

10:18 : 03/07/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës, temperaturat brenda kryeqytetit ndryshojnë me 6 gradë nga lagja në lagje

09:16 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Hoqëm renë e zezë të helmit”/ Çfarë deklaronte Rama 2 vite më parë për inceneratorin e Elbasanit

21:45 : 02/07/2025
Para

EMRI/ Vritet me armë zjarri në oborr të shtëpisë 20-vjeçari në Shkodër

TË GJITHA

Kroacia thirrje shtetasve të saj që të mos udhëtojnë në Serbi!

14:35 : 03/07/2025

Ekipet e shpëtimit në Gazë: Forcat izraelite vranë 25 persona, 12 në strehimore

14:03 : 03/07/2025

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

14:01 : 03/07/2025

Italianët godasin organizatën e Suel Çelës, i sekuestrojnë 4 milionë euro pasuri në Verona

13:48 : 03/07/2025

Shiste kokainë në doza, arrestohet 48-vjeçari në Berat

13:47 : 03/07/2025

Arrestohet 64-vjeçarja në Pogradec, shiste lëndë narkotike, shpallet në kërkim djali i saj/ EMRAT

13:33 : 03/07/2025

Jona Bejko e “5D”-së dëshmon për hotelin në Durrës, ankohet për bisedat e nxjerra me Lali Eri

13:30 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com