• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja politikë-SPAK: Kikia: Po e sulmojnë drejtësinë tani që u lagën vetë

22:38 : 26/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Mentor Kikia komentoi në Euronews, përplasjet e fundit mes politikës dhe sistemit të drejtësisë.

Sipas tij, sot, kur SPAK ka filluar të godasë pjesë të sojit të politikanëve, ata janë ngritur duke përdorur kauzat e njerëzve të thjeshtë dhe hallexhinjve që kanë vuajtur nga sistemi i drejtësisë, për të treguar se ky sistem ka probleme.

Ai theksoi se reagimet e politikës janë të vonuara dhe janë shfaqur vetëm kur SPAK ka filluar të godasë disa nga soji i tyre.

“Po dalin zbuluar shumë maskarallëqe në sistemin tonë juridiko-politik, sepse politikanët, dhe më konkretisht qeveria, po përdorin disa kauza për të treguar sa i keq është sistemi i drejtësisë. Sot, kemi arritur në një pikë ku armiku i armikut tim është miku im, sepse drejtësia është ajo që ka mbushur burgjet me hallexhinj. Dhe për ta justifikuar këtë lloj drejtësie, ata kanë mbajtur fjalime se shteti është i barabartë për të gjithë: kush nuk paguan, shkon në burg, kush shkel ligjin, shkon në burg.

Kikia tha se jemi në finale të përballjes mes politikës dhe drejtësisë dhe pavarësisht paketimit të produktit, sipas tij brenda është një bombë.

Lexo edhe:

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

“Dikush e mbulon me gazeta të vjetra dhe është e shemtuar, dikush e mbulon me letër të bukur dhe fshinë me fjongo, por brenda ka bomba. Të dyja palët janë kundër SPAK-ut, i cili ka shumë mëkate dhe rreziqe për t’u shndërruar në polici gjyqësore, por politika është në hall të madh, sepse i ka vajtur uji te prapanica dhe po përpiqet të mbrohet me viktima. Vërtet. Viktimat e kësaj drejtësie, kur ishin viktima, nuk gjetën kurrë avokatin, as avokatin ligjor, as politik, as shtetëror”, tha Kikia.

Ai tha se tani, që duan ta sulmojnë drejtësinë, politikanët po i ngrejnë hallexhinjtë në pedestal dhe i quajnë heronjtë e ditës.

“Po kur ai që vrau veten në burg, sepse nuk kishte para për të paguar dritat dhe la tre fëmijë jetim, ku ishin këta? Përkundrazi, jo vetëm që mbyllën gojën, por edhe gojën e mediave që i kontrollojnë, dhe këto lajme u zëvendësuan me ceremoni përurimesh dhe tunele që hapeshin nga të gjitha anët. Ky lloj servilizmi politik, sot, u ka shpërthyer në derë, dhe ne kemi fatkeqësinë ta dëgjojmë. Ky është problemi dhe ne duhet të përpiqemi t’ua shpjegojmë të tjerëve se çfarë është kjo”, tha Kikia.

Etiketa: drejtesiakikiareagimet politike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

17:49 : 13/03/2026
AKTUALITET

‘Fantazma’ e krimit të ’97, arratia 29 vjecare e të dënuarit me vdekje për ekzekutimin e një 9-vjeçari

22:11 : 22/02/2026
AKTUALITET

FIAA: Pasiguria fiskale dhe drejtësia e vonuar po largojnë investitorët nga Shqipëria

08:24 : 21/02/2026
AKTUALITET

Reuters: Rama tenton të frenojë drejtësinë, BE i kujton nevojën për luftën ndaj korrupsionit

17:51 : 16/02/2026
AKTUALITET

Kikia: Drejtësia është e kërcënuar nga ndryshimet që mund të bëjë qeveria

21:37 : 09/02/2026
Para

Presioni ndaj SPAK, Çollaku: Shqetësimi i Ramës janë ministrat e tij

TË GJITHA

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026

Aksidenti tragjik në Kardhiq-Delvinë/ Zbardhen emrat e viktimës dhe të tre të plagosurve

09:49 : 05/06/2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Tiranës/ EMRI

09:37 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom