• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

FIAA: Pasiguria fiskale dhe drejtësia e vonuar po largojnë investitorët nga Shqipëria

08:24 : 21/02/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Shqipëria jo vetëm po humbet investimet e mundshme që zgjedhin vende të tjera të rajonit me legjislacion më të qëndrueshëm, por rrezikon edhe mungesën e zgjerimit nga investitorët ekzistues.

Për këtë arsye, Libri i Bardhë 2025-2029 nxit fuqimisht krijimin e një kalendari të qëndrueshëm fiskal dhe një dialogu institucional, ku zëri i biznesit të dëgjohet përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe jo pasi ato të jenë bërë një fakt i kryer

Teksa Shqipëria ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave me BE-në dhe synon të pozicionohet si destinacion konkurrues për investitorët e huaj, mesazhi i “White Book 2025–2029”, një publikim i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA), është i qartë mbi atë që duhet bërë: më shumë qëndrueshmëri në ndryshimet ligjore.

Balazs Revesz, Kryetar i FIAA, shprehet se kur rregullat e lojës ndryshojnë shpesh dhe pa konsultim paraprak e të strukturuar, kostoja nuk është vetëm procedurale.

Sipas tij, për investitorët ndërkombëtarë, parashikueshmëria fiskale vlen më shumë se një normë tatimore e ulët, por e ekspozuar ndaj ndryshimeve të shpeshta. Këto ndryshime të paparashikueshme po largojnë investitorët potencialë drejt vendeve të rajonit që kanë qëndrueshmëri më të lartë.

Lexo edhe:

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

“Sa i përket humbjes së investimeve, duhet të jemi realistë se rreziku rregullator është një taksë e padukshme. Shqipëria jo vetëm po humbet investimet e mundshme që zgjedhin vende të tjera të rajonit me legjislacion më të qëndrueshëm, por rrezikon edhe mungesën e zgjerimit nga investitorët ekzistues.

Për këtë arsye, Libri i Bardhë 2025-2029 nxit fuqimisht krijimin e një kalendari të qëndrueshëm fiskal dhe një dialogu institucional, ku zëri i biznesit të dëgjohet përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe jo pasi ato të jenë bërë një fakt i kryer”, nënvizon z. Revesz.

Cili është mesazhi që duhet të marrë qeveria nga “White Book”?

Libri i Bardhë 2025–2029 duhet të shihet nga qeveria si një udhërrëfyes për partneritet strategjik dhe jo si një listë kërkesash. Mesazhi kryesor është ai i partneritetit dhe parashikueshmërisë, duke theksuar nevojën për një udhërrëfyes bashkëpunues për të përafruar klimën e biznesit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Europian.

Kur flasim për parashikueshmërinë, i referohemi asaj të arritur përmes konsultimit nëpërmjet një mekanizmi të përhershëm, qëndrueshmërinë administrative, qartësinë e ligjit dhe përafrimin me Planin e Rritjes së BE-së, duke pasur parasysh se 98% e investitorëve të huaj janë të etur për përfitimet e integrimit në BE.

Mesazhi kryesor është se transparenca dhe stabiliteti janë thelbësore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe cilësore.

“White Book” i referohet një rënieje të perceptimit të klimës së biznesit nga Sondazhi më i fundit në 45 pikë nga 49 një vit më parë. Cilët janë faktorët kryesorë që po zbehin besimin e investitorëve sot dhe pritshmërinë e tyre për në vijim?

Sipas Anketës së Mjedisit të Biznesit të FIAA 2025, perceptimi i klimës së biznesit në Shqipëri është ulur në 45 nga 100 pikë, nga 49 pikë që ishte një vit më parë.

Faktorët e hasur më shpesh në anketë, të cilët dobësojnë besimin e investitorëve, përfshijnë paqëndrueshmërinë makroekonomike, rritjen e korrupsionit, mungesat e tregut të punës, paqëndrueshmërinë legjislative dhe paqartësitë administrative.

Konsultimet me bizneset kanë nxjerrë në pah se ndryshimet e shpeshta në legjislacionin fiskal janë një nga shqetësimet kryesore. A është problemi më i madh niveli i taksave apo mungesa e parashikueshmërisë? Dhe a po humb Shqipëria investime për shkak të këtij rreziku rregullator?

Në analizën tonë dhe në bisedat e vazhdueshme me anëtarët e FIAA-s, rezulton se mungesa e parashikueshmërisë është një sfidë shumë më e madhe sesa vetë niveli i taksave.

Problemi më i madh është pikërisht paparashikueshmëria e ndryshimeve dhe mungesa e kohës së mjaftueshme dhe e një procesi të rregullt konsultimi publik me bizneset dhe ekspertët, përpara dërgimit të projektligjeve në parlament apo miratimit të akteve nënligjore.

Ky kuadër dinamik rregullator i pranishëm nuk ofron parashikueshmëri të mjaftueshme për investitorët e huaj, të cilët i ndërtojnë buxhetet e tyre afatshkurtra dhe afatmesme edhe mbi bazën e ndryshimeve ligjore të parashikuara.

Gjithashtu nuk lejon që investitorët e huaj të prekur nga ndryshimet ligjore të dëgjohen dhe të merren në konsideratë mjaftueshëm përpara miratimit të tyre.

Kur rregullat e lojës ndryshojnë shpesh dhe pa konsultim paraprak dhe të duhur, kjo krijon kosto të larta administrative dhe pasiguri në llogaritjen e kthimit të investimit. Për një investitor, stabiliteti fiskal vlen më shumë se një normë tatimore e ulët, por e pasigurt.

Sa i përket humbjes së investimeve, duhet të jemi realistë se rreziku rregullator është një taksë e padukshme. Shqipëria, jo vetëm po humbet investimet e mundshme që zgjedhin vende të tjera të rajonit me legjislacion më të qëndrueshëm, por rrezikon edhe mungesën e zgjerimit nga investitorët ekzistues.

Për këtë arsye, Libri i Bardhë 2025-2029 nxit fuqimisht krijimin e një kalendari të qëndrueshëm fiskal dhe një dialogu institucional ku zëri i biznesit të dëgjohet përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe jo pasi ato të jenë bërë një fakt i kryer.

Një tjetër aspekt që sillet në vëmendje është vonesa në rimbursimin e TVSH-së. A e shihni këtë si një problem teknik administrativ apo si një rrezik sistematik për investimet kapitale, veçanërisht në sektorët eksportues?

Rimbursimi i TVSH-së nuk duhet parë thjesht si një proces administrativ, por si një shtyllë besimi reciprok mes shtetit dhe biznesit. Ndërkohë që ne njohim hapat pozitivë që janë ndërmarrë përmes procesit të fiskalizimit dhe automatizimit, vonesat që hasen ende mbeten një shqetësim serioz.

Në Librin e Bardhë, ne e trajtojmë këtë jo thjesht si një problem teknik, por si një pengesë sistematike ndaj investimeve. Një sistem efikas i rimbursimit të TVSH-së është jetik për likuiditetin e kompanive, veçanërisht në një kohë kur kostot globale të kapitalit janë rritur, si dhe për të ndihmuar parashikueshmërinë financiare pasi kompanitë duhet të kenë siguri mbi fluksin e parasë.

Viti 2026 shënon 10 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi dhe investitorët e vlerësojnë gjyqësorin me kujdes. Në këndvështrimin e FIAA-s, si ka qenë ecuria dhe ndikimi i saj dhe çfarë duhet të përmirësohet më tej në funksion të rritjes së besimit dhe sigurisë së investitorëve?

Është ende herët për të konstatuar rezultate të prekshme të Reformës. Megjithatë, në këtë dekadë të Reformës në Drejtësi, FIAA mbetet mbështetëse e këtij procesi, duke e konsideruar atë si parakushtin kryesor për një ekonomi tregu të shëndetshme.

Vlerësojmë faktin që institucionet e reja të drejtësisë tashmë janë funksionale dhe po japin sinjale të qarta për rritjen e integritetit në sistem. Megjithatë, nga këndvështrimi i investitorit, “drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”.

Sfida më e madhe për ne sot mbetet grumbullimi i madh i dosjeve dhe zgjatja e proceseve gjyqësore për shqyrtimin e çështjeve, veçanërisht ato në Gjykatën Administrative të Apelit që bizneset i hasin më shpesh. Për një biznes, të presësh disa vite për një vendim gjykate do të thotë kapital i ngrirë, pasiguri operacionale dhe në disa raste, rrezikim i ekzistencës së investimit.

Në Librin e Bardhë 2025-2029, theksojmë se për të rritur besimin e investitorëve, reforma duhet të kalojë në fazën e saj të efikasitetit operacional.

Kjo përfshin specializimin e gjyqtarëve në çështje komplekse tregtare dhe financiare, për të garantuar vendime cilësore dhe të parashikueshme, duke përdorur gjerësisht digjitalizimin në sistemin gjyqësor për të rritur transparencën dhe për të përshpejtuar procedurat, si dhe forcimin e mekanizmave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, si arbitrazhi dhe ndërmjetësimi, për të lehtësuar barrën e gjykatave.

Besimi i investitorëve nuk ndërtohet vetëm mbi ekzistencën e ligjeve të mira, por mbi garancinë se në rast konflikti, ata do të kenë akses në një proces gjyqësor të shpejtë, të pavarur dhe profesional. Ky mbetet testi i vërtetë i suksesit të reformës në vitet në vijim.

Informaliteti dhe konkurrenca e pandershme mbeten gjithashtu një pikë për diskutim dhe kjo në një kohë kur qeveria do të zbatojë edhe paqen fiskale. Në këndvështrimin tuaj, si ndikon kjo qasje në mjedisin e të bërit biznes? A po ndëshkohen realisht aktorët informalë, apo po penalizohen më shumë bizneset e rregullta? Si duhet riformatuar politika e kontrollit?

Informaliteti mbetet një nga sfidat më kritike për mjedisin e biznesit në Shqipëri. Sipas FIAA, bizneset e rregullta sot ndiejnë një barrë joproporcionale. Ndërsa aktorët informalë shpesh veprojnë “nën radar”, bizneset transparente u nënshtrohen kontrolleve të shpeshta dhe të detajuara.

Kjo krijon ndjesinë se administrata tatimore po fokusohet se ku është më e lehtë për të mbledhur të ardhurat, në vend që të zgjerojë bazën e tatimpaguesve duke ndjekur ata që fshihen nga sistemi.

Pa një luftë reale kundër konkurrencës së pandershme, investitorët seriozë do ta kenë të vështirë të justifikojnë investimet kapitale në një treg ku çmimi i një produkti ose shërbimi nuk përcaktohet nga efikasiteti, por nga shmangia e taksave.

Si ndikojnë në qasjen e investitorëve aktualë dhe atyre potencialë problemet me fuqinë punëtore?

Kjo është një nga sfidat më urgjente që kemi trajtuar në Librin e Bardhë 2025–2029, pasi kapitali njerëzor është motori i çdo investimi.

Sot, pyetja e parë që bën një investitor i mundshëm nuk është më “sa është taksa?”, por “a ka mjaft njerëz të kualifikuar për të bërë punën?”.

Për investitorët aktualë, kjo situatë po rrit kostot operative. Ata po përballen me një “luftë për talentin”, ku qarkullimi i lartë i stafit dhe rritja e pagave shpesh të pashoqëruara nga përfitimet e produktivitetit ushtrojnë presion mbi qëndrueshmërinë e biznesit.

Për investitorët e mundshëm, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, prodhimit dhe shërbimeve me vlerë të shtuar, mungesa e një “pool” të mjaftueshëm punonjësish mund të jetë arsyeja kryesore për të mos zgjedhur Shqipërinë.

Në Librin e Bardhë, ne propozojmë një qasje me tre drejtime: edukimi dhe rikualifikimi, lehtësimi i procedurave për punësimin e të huajve dhe stimujt për inovacion. Mesazhi ynë është i thjeshtë: pa një strategji kombëtare agresive për talentin dhe punën, ne rrezikojmë të humbasim avantazhin tonë konkurrues si “destinacion investimi”.

Shqipëria jo vetëm po humbet investimet e mundshme që zgjedhin vende të tjera të rajonit me legjislacion më të qëndrueshëm, por rrezikon edhe mungesën e zgjerimit nga investitorët ekzistues.

Për këtë arsye, Libri i Bardhë 2025-2029 nxit fuqimisht krijimin e një kalendari të qëndrueshëm fiskal dhe një dialogu institucional, ku zëri i biznesit të dëgjohet përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve dhe jo pasi ato të jenë bërë një fakt i kryer. /Monitor/

Etiketa: drejtesiaFIAAinvestoretPasiguria fiskale

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

17:49 : 13/03/2026
AKTUALITET

‘Fantazma’ e krimit të ’97, arratia 29 vjecare e të dënuarit me vdekje për ekzekutimin e një 9-vjeçari

22:11 : 22/02/2026
AKTUALITET

Reuters: Rama tenton të frenojë drejtësinë, BE i kujton nevojën për luftën ndaj korrupsionit

17:51 : 16/02/2026
AKTUALITET

Kikia: Drejtësia është e kërcënuar nga ndryshimet që mund të bëjë qeveria

21:37 : 09/02/2026
AKTUALITET

Bushati: Rama po vendos kufij ndaj drejtësisë, Brukseli e ka kuptuar

21:20 : 09/02/2026
Para

Këmbimi valutor 21 shkurt/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom