• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Citimet/ Si kaloi Rama nga “drejtësia e re” te “drejtësia e tepërt”

19:28 : 26/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Që kur nuk mbahet mend tashmë, që nga vitet kur nisën nga puna institucionet e reja të drejtësisë, madje edhe më herët, Edi Rama është mburrur përherë si arkitekti dhe mbrojtësi më i madh i drejtësisë së re. Madje ende sot, kur po noton në ujëra të turbullta, kur ka dalë nga shinat mbështetjes pa kushte të drejtësisë së re, për inerci kryeministri vazhdon të mburret për reformën që do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë dhe si simbolin e ndarjes përfundimtare të drejtësisë nga politika.

“Nuk ka më të paprekshëm,” shprehej dikur ai me siguri absolute, ndërsa shoqëronte çdo arrestim të eksponentëve të opozitës me formulat mbështetëse për drejtësinë e re. “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit! Askush nuk mund të jetë mbi drejtësinë e re!”

Por ligji, mesa duket, ishte një mjet fantastik vetëm për sa kohë fshikulloi njerëzit për të cilët Rama kishte dhënë miratimin paraprak.

Me një shpejtësi marramendëse, nga fanari i demokracisë, SPAK u kthye në një gangrenë që duhej ndaluar me “kritikë konstruktive” – ose siç thuhet ndryshe, duhet vënë në rresht.

Kur SPAK arrestonte krerët e opozitës

Lexo edhe:

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

Putini ynë

Arrestimi i Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi ishte kulmi i suksesit të SPAK për socialistët, një provë e qartë që, më në fund, drejtësia ishte maturuar për të sfiduar çdo pushtet. Rama nuk foli menjëherë pas arrestimit. Ai fillimisht heshti për disa ditë, duke mos dashur të krijonte idenë se qeveria kishte ndikuar në hetime.

Kur gazetarët e pyetën pak kohë më pas, ai ishte po aq i drunjtë në përgjigjen e tij: “Nuk merrem me dikë që është shpallur non-grata nga SHBA. E kam thënë që në krye të herës. Èndrrat e mia janë më të mëdha se të lidhur me persona të caktuar. Nuk shoh në ëndërr se si dënohen njerëz”.

Më pas erdhi arrestimi i Ilir Metës. Kur forcat speciale morën zvarrë ish-presidentin me urdhër të SPAK, Rama duke buzëqeshur tha se ai dhe forca e tij politike “nuk bënte komente për çështje që i takojnë drejtësisë” dhe se arrestimi i Metës ishte “tipikisht një rast që i takonte drejtësisë”.

Deri këtu gjithçka eci sipas planit. Ndaj vlerësimet për drejtësinë e re nuk mungonin nga socialistët, që nuk i bënin dot ballë tundimit për të duartrokitur SPAK-un kur prekte opozitën.

Arrestimi i Veliajt, fundi i flirtit me SPAK


Por koha e artë e flirtit me SPAK duket se mori fund ditën që Erion Veliaj u arrestua në zyrën e tij nga agjentët e BKH-së. Papritmas, SPAK nuk ishte më institucioni i integritetit të lartë, por një makineri inkuizicioni që ndërhynte në jetën private të zyrtarëve të lartë. Menjëherë nga selitë e pushtetit nisën mesazhet e vrazhda, që në njërën anë synojnë të mbajnë lart moralin e ushtarëve socialistë, në anën tjetër përpiqen të mos e humbin atë shtresë të qytetarëve që e shohin me admirim punën e prokurorëve të SPAK kundër zyrtarëve të korruptuar.

“Sot kemi prokurorë që hyjnë në jetën e njerëzve nga vrima e çelësit” thotë Rama, duke përdorur një metaforë që përngjan shumë me retorikën e Berishës kur fliste për “drejtësinë e kapur”.

Sulmet e tij tani prekin gjithçka: mënyrën se si SPAK zgjidhte rastet që hetonte, prokurorët që merrnin vendime dhe deri tek pagat e tyre. “Pagat e deputetëve nuk krahasohen me pagat e tyre!” Ishte një insinuatë e qartë që prokurorët e SPAK ishin bërë të paprekshëm, se i shihnin veten mbi politikanët dhe po vepronin pa kontroll.

Sulmet e Ramës ndaj SPAK


Lapsi.al ka mbledhur disa nga citimet e Ramës ditët e fundit, ku ai shpreh frustrimin për faktin se nuk ka 100% të prokurorëve nën kontrollin e tij.

1. “Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë, pa kompromis, majtas dhe djathtas, kjo është e ndarë, por ama kundër korrupsionit dhe ai prezumimi i pafajësisë nuk mund të jetë një rresht aty në fund ku pasi e shqyen dikë dhe pasi e merr pa gjyq nga detyra dhe e çon e mbyll brenda… Jo. Këto gjëra janë pak si tepër.”

2. “SPAKU na ka treguar se i ka forcat që dinë ta hetojnë e ta ekspozojnë korrupsionin, por historia na ka treguar se rreziku që në emër të antikorrupsionit të goditet jo korrupsioni, por demokracia, shteti, ekonomia, nuk duhet neglizhuar kurrë. Dhe ne nuk do ta neglizhojmë.”

3. “Nëse kjo premisë themelore nuk respektohet dhe nëse ka shenja që thonë se abuzimi me pavarësinë e pushtetit të drejtësisë mund të bëhet një rrugë pa siguri juridike në trupin e shoqërisë, atëherë problemi nuk është më thjesht i atyre që keqtrajtohen direkt nga një pushtet që fryhet me vetveten, por është një problem për vendin, është një problem për shoqërinë.”

4. “Këta konsumatorë, disa konsumatorë duhet t’ua kursejnë shtetit dhe shoqërisë çorbën e derrit në menunë e drejtësisë.”

5. “Në autokraci prokurori dhe gjykatësi janë një, një trup i vetëm kundër të akuzuarit, ndërsa në gjyqin demokratik, jo vetëm janë të ndarë, por gjykatësi është mbi palët dhe të akuzuarit dhe akuzuesit janë tërësisht të barabartë para ligjit dhe para gjykatësit.”

6. “Po mirë, SPAK nuk është Vatikani! Edhe Vatikanin e kritikojnë. SPAK është një institucion i ri, është në të drejtën e tij në kuptimin kulturor dhe në kuptimin historik të bëjë dhe gabime, patjetër.”

7. “Nëse Erion Veliaj ka bërë korrupsion të shkojë aty ku duhet të shkojnë të gjithë ata që bëjnë korrupsion, por korrupsion ama. Korrupsion të provuar. Jo ‘Ishe ti në avion me atë dhe pastaj ia bërë gruan ti zëvendësministre’.”

8. “Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri.”

9. “Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e Sigurimit të Shtetit.”

10. “Edhe pastaj të thotë: unë të kam këtë, por ti më thuaj mua këtë që pastaj unë mos ta nxjerr këtë. Ku jemi këtu? Kjo është e papranueshme.”

Këto janë vetëm disa nga arsenali i kërcënimeve që kryeministri i ka drejtuar prokurorëve dhe gjykatësve që arrestuan Erjon Veliajn.

Ky është momenti kur një lider fillon të mendojë jo më se si ta mbrojë drejtësinë, por se si ta kontrollojë atë plotësisht. Mund edhe t’ia dalë duke pasur parasysh fuqinë politike dhe financiare që disponon. Por historia dëshmon se: kur një pushtetar fillon të sulmojë drejtësinë, problemi nuk është drejtësia – problemi është ai vetë./ Lapsi.al

 

Etiketa: drejtesiadrejtesia e reflirtRamaspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025
AKTUALITET

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tensione në Durrës/ Dy vota tepër në një kuti votimi, PD kërkon ndërprerjen e procesit

17:47 : 12/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Pse u rrit Rama?

13:14 : 12/05/2025
Para

Thoma Gëllçi u godit se Rama donte të shkrinte RTSH-në

TË GJITHA

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE në Tiranë

14:01 : 13/05/2025

Numërimi drejt fundit, si ndahen votat dhe mandatet për secilin Qark

13:44 : 13/05/2025

I bllokoi rrugën automjetit të zyrtarit të PS, lirohet nga qelia bashkëshorti i Elda Hotit

13:34 : 13/05/2025

Shpërblimi elektoral, masakrohet gjelbërimi i Liqenit Artficial për koncertin e Noizy-t

13:29 : 13/05/2025

EMRI/ Mbolli 3 parcela me kanabis me të vëllain, arrestohet një 50-vjeçar në Kukës

13:21 : 13/05/2025

Përplasja në qendrën e numërimit në Shkozë, polica shoqëron 7 persona

13:02 : 13/05/2025

Lëkundje të forta tërmeti në Itali

12:54 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com