• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Vrasës me pagesë”/ Veliaj kërcënon prokurorin Ols Dado: Nuk e ke idenë me kë je ngatërruar

11:45 : 23/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili prej datës 10 shkurt është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, as këtë të diel nuk i ka ndalur sulmet dhe kërcënimet ndaj prokurorit të dosjes së tij Ols Dado.

Në një postim të gjatë në Facebook, Veliaj ka akuzuar prokurorin se ka goditja ndaj tij është bërë me urdhër të kryedemokratit Sali Berisha.

Më tej kryebashkiaku i arrestuar ka kërcënuar Ols Dado, teksa shkruan se prokurori nuk e ka idëne se më kë është ngatërruar.

“Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë)”, shkruan Veliaj.

Gjithashtu kreu i Bashkisë Tiranë, nuk i kursen as ofendimet dhe tiketimet si ‘sigurims’, “vrasës me pagesë”, hajvan, kloun etj.

Lexo edhe:

I shkaktoi shtetit dëm rreth 3 mln euro, arrestohet 22-vjeçari/ EMRI

Qarkullonte i armatosur në Kamëz dhe tentoi ti ikte policisë, arrestohet 19-vjeçari/ EMRI

Ndërsa po ashtu Veliaj vijon duke thënë se prokurori Ols Dado ka shpërndarë dosjen, ende pa u njohur vetë ai se ç’farë përmban dosja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, më lejoni ta vijoj çmontimin e dosjes farsë edhe këtë të dielë.

Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës.

Me siguri menduan që duke më mbyllur brenda pa gjyq, do të më mbyllnin gojën dhe s’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim. Por, ky “kolegu” im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithëse e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë).

Nuk e ka idenë, dështaku, dhe nuk ka se si ta ketë në fakt, po do ia mësoj unë, ja kështu, me durim, pak nga pak, derisa t’i dalë boja kësaj menderhanes që gatoi për mue dhe ta neverisin të tërë, mbase përveç atyre që e përdorin si vegël të llojeve të ndryshme.

Nuk ka dyshim tanimë që ky që quhet prokuror, po që në fakt është një “vrasës me pagesë”, e ka shpërndarë ethshëm dosjen e mbushur me idiotësira nëpër gjirizet online të PD-së, ende pa u njohur unë vetë me ç’ka aty, në atë gjirizin e tij privat, por sot si ditë e dielë, po ju gjezdis në faqen 35, pika 19, ku violinisti dështak shkruan:

“…Gjithashtu, janë deklaruar si të ardhura edhe dietat për t’u shpenzuar jashtë shtetit në takimet zyrtare, si dhe biletat e udhëtimit për jashtë shtetit, të cilat duhet të blihen nga Autoriteti Kontraktor, Bashkia Tiranë nëpërmjet procedurës së prokurimit publik. Ndodhur në keto kushte, lind pyetja kush ja ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat…”.

Çfarë tmerri të merresh në vitin 2025 me lodrat e një truri si të Sigurimit të Shtetit në vitin 1975!

Dhe imagjinojeni që vetë ky klloun, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2009, deklaron: “Të ardhura të përfituara nga dietat”! Jo vetëm kaq, por në të njëjtin deklarim, Bruce Dado deklaron si të ardhura të tijat edhe shumat e “transferuara nga Këshilli i Evropës për dieta udhëtimi”. S’ka asgjë të keqe në këto, të kuptohemi!

E keqja është kjo më pas, kur zëmarrësin dhe zëdhënësin e prokurores së përgjithshme në atë kohë, e kanë armatosur sot me shpatën e SPAK-ut për të prerë koka njerëzish të pafajshëm, me argumenta që vetëm një gjysmë idiot dhe gjysmë kriminel nuk ka turp t’i shkruajë.

Referuar legjislacionit për tatimin mbi të ardhurat, me termin “dieta”, kuptohen shpenzimet për ushqim dhe këto janë ato që marrin të gjithë punonjësit e shtetit nga buxheti i vetë shtetit. Që domethënë, se këto as NUK prokurohen, as nuk ka se si prokurohen, se me logjikën e këtij lëkurë sholle për të marrë dieta punonjësit e shtetit duhet të hyjnë në një tender se kush merr më pak lekë për ushqim! A e kuptoni se sa i paaftë, i pacipë dhe i patru është ky tipi?

Nga ana tjetër, sigurisht që të deklarosh si të ardhur një shumë të caktuar dhe burimin e saj, nuk nënkupton se kjo shumë është kursyer, dhe aq më tepër që këtë shumë mund të ta ketë pasuar një i tretë… siç çuditërisht i lind pyetja këtij prokurori, të cilit i duhet hequr e drejta e profesionit si element i rrezikshëm për logjikën njerëzore dhe i duhet akorduar trajtim mjekësor falas për sasira të frikshme uji në tru!

Është pikërisht deklarimi, në fakt, ai që ligjëron edhe shpenzimin dhe në të kundërt, mosdeklarimi mund të nënkuptojë se shpenzimet e udhëtimit janë mbuluar nga dikush tjetër.

Tani po i ngre edhe unë disa pyetje se u pa puna:

  1. Pse qenka habitur prokurori që unë kam deklaruar dietat si të ardhura, kur këtë e paska bërë edhe vetë?
  2. Në qoftë se në rastin tim, prokurorit i paska lindur pyetja: “kush ia ka mbuluar shpenzimet jashtë shtetit shtetasit Erion Veliaj përderisa ka kursyer dietat”, a nuk krijohet dyshimi i arsyeshëm se në rastin e shtetasit Ols Dado, mund të kemi të bëjmë me një individ që ka bërë pisllëqe me deklarimet e tij?
  3. Pse xhanëm në rastin e tij “dieta” na qenka e ardhur e deklarueshme, ndërsa në rastin tim një autogol i dënueshëm me burg, pa gjyq?

Më tej akoma:

– A ka udhëtuar shtetasi Ols Dado për shërbime brenda dhe jashtë shtetit këto vite?

– A ka marrë dieta për këto udhëtime?

– Apo nuk i ka marrë sepse s’ka pasur nevojë?

– Sepse në qoftë se i ka marrë dhe nuk i ka deklaruar, në rastin më të mirë, ka bërë deklarim të rremë, por në rastin më të keq, lind vetiu pyetja e tij për atë vetë: kush ia ka mbuluar shpenzimet prokurorit që s’paska pasur nevojë për të marrë dietat e shtetit që i takojnë me ligj?

– Po kur udhëton me kontakte të papërshtatshme dhe i kursen dietat, se t’i paguajnë të tjerët, a duhet të deklarohen ato?

Hë-hë-hë Ols Violina…

Etiketa: arrestimErion VeliajkercenimOls Dadoprokurorisulm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I shkaktoi shtetit dëm rreth 3 mln euro, arrestohet 22-vjeçari/ EMRI

12:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

Qarkullonte i armatosur në Kamëz dhe tentoi ti ikte policisë, arrestohet 19-vjeçari/ EMRI

10:44 : 08/05/2025
AKTUALITET

Mbrojtje e veçantë për punonjësit e AMP-së që u kërcënohet jeta për shkak të detyrës

08:28 : 08/05/2025
AKTUALITET

Prangosja e Erys Isufit, Lapaj: Nuk është përfaqësuesi ynë! Sajesë për të më shantazhuar

21:21 : 07/05/2025
AKTUALITET

Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, arrestohet 36-vjeçari në Berat

14:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Plagosja e 21-vjeçarit në Durrës! Policia vë në pranga autorin e dyshuar

10:22 : 06/05/2025
Para

Foto/ Aksidenti tragjik në Itali, ky është 19-vjeçari shqiptar që humbi jetën

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com