• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekonomistët shqyrtojnë rritjen e inflacionit në Shtetet e Bashkuara

20:48 : 20/02/2025
në BOTA

Janari shënoi një rritje të inflacionit në Shtetet e Bashkuara, ndërsa çmimi i ushqimeve, karburantit dhe shtëpive, mes të tjerash, vazhdon të rritet. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias bisedoi me dy ekonomistë lidhur me veprimet që mund të ndërmarrë administrata e Presidentit Donald Trump për të ndikuar tek ulja e çmimeve.

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara ende nuk është nën kontroll. Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit 3% gjatë janarit, krahasuar me një vit më parë, sipas raportit të fundit nga Departamenti amerikan i Punës. Ekspertët thonë se rritja u shkaktua nga disa faktorë.

Zëri i Amerikës bisedoi me ekonomisten Allison Schrager të Institutit të Manhatanit.

“Kostoja e strehimit vazhdon të rritet. Shërbimet ishin ende të kushtueshme. Çmimet e mallrave po uleshin kryesisht pas përmirësimit të situatës së kovidit dhe ky progres kryesisht ka ngecur”.

Edmond Berisha është profesor i ekonomisë në Universitetin Shtetëror Montclair.

Lexo edhe:

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

“Situata është e mirë, sa i përket papunësisë, çka do të thotë se amerikanët po punojnë, po sigurojnë të ardhura dhe po bëjnë shpenzime. Shpenzimet e larta po i mbajnë çmimet e larta”.

Analistët thonë se Presidenti Donald Trump trashëgoi në përgjithësi një ekonomi të qëndrueshme. Por Presidenti Trump e fajëson Presidentin Biden për inflacionin.

“Kjo u shkaktua nga Bideni. Gjatë mandatit tim, praktikisht nuk kishim inflacion. Unë sapo kam marrë pushtetin”, thotë Presidenti Trump

Ekonomistja Allison Schrager thotë se disa masa të propozuara nga administrata e Presidentit Trump mund të forcojnë ekonominë.

“Kryesisht shkurtimi i taksave për korporatat, reformat e mundshme tatimore dhe zbutja e rregulloreve, do ta nxisin ekonominë”.

Konsumatorët nuk pritet të kenë përfitime kur flitet për normat e interesit. Ekspertët thonë se mund të merren masa të tjera për lehtësuar koston e jetesës.

“Mbështetja për tregun e lirë aq sa është e mundur. Tjetra është se ne duam të stimulojmë edhe prodhimin”, thotë eksperti Edmond Berisha.

Profesori i ekonomisë në Universitetin Shtetëror Montclair në Nju Xhersi thotë se inflacioni është fenomen botëror. Krahasuar me vendet e tjera, ekonomia amerikane është në gjendje të mirë, pavarësisht rritjes modeste të vendeve të punës në muajin janar./VOA

Etiketa: inflacionSHBAvendimi

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ultimatum Hamasit: Keni 48 orë për lirimin e pengjeve ose…

22:49 : 25/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

“Nuk kam mbaruar ende”, Kamala Harris: Mund të kandidoj sërish për presidente

16:22 : 25/10/2025
BOTA

SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro

22:29 : 24/10/2025
Para

Firmat që “përmbytën” Durrësin, fitojnë tenderin 8.4 mln euro për kanalet e plazhit në Spille

TË GJITHA

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

14:52 : 26/10/2025

Itali/ Makina me 5 persona ra në humnerë, vdes një 25-vjeçar! Zjarrfikësi që shkoi në ndihmë ishte i ati

14:38 : 26/10/2025

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025

Përplasen dy makina në aksin Bulqizë-Maqellarë, plagosen 4 persona

14:07 : 26/10/2025

Përjashtohet nga tenderat/ Shkëlqim Kupa ka fituar 40 mln euro para publike, por “digjet” për 25 mijë euro

13:52 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com