• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Delina Fico gllabëroi 10 mln euro nga fondet e USAID, e ka pagën sa dyfishi i ambasadorit

13:06 : 19/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama po mundohet të censurojë një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare të rrethit të tij familjar, siç është abuzimi me miliona dollarë të taksapaguesve amerikanë nga Delina Fico dhe Linda Rama.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se auditet e para në SHBA faktojnë se paratë e taksapaguesve amerikanë u përdorën për të pasuruar elitat e korruptuara të ekstremit të majtë në vendet e tjera të botës dhe sipas tij, rasti më klasik i abuzimit është ai me Linda Ramën.

Berisha tha se Linda Rama ka përfituar shuma marramendëse në kundërshtime flagrante me ligjet themelore të antikorrupsionit. Sipas tij, ajo përbën një rast unik në planet, kur bashkëshortja e kryeministrit, paguhet me paratë e taksapaguesve të vendeve të tjera dhe kryesisht të SHBA për të bërë raporte për veprimtarinë e qeverisë së burrit të vet.

Berisha përmendi dhe Delina Ficon, e cila sipas tij, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij.

Sipas liderit demokrat, Delina Fico ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro, dhe se e kishte rrogën dy herë më të madhe se sa ambasadori i SHBA në Shqipëri. Berisha përmendi dhe Milva Ekonomin apo Blendi Gonxhen, por sipas tij, ata kanë marrë më pak se Linda Rama dhe Delina Fico.

Lexo edhe:

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

Berisha i bëri thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë.

Sali Berisha: Narkoqeveria e Edi Ramës ka vendosur censurën më të plotë, po mbulon me terrin më të zi një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare të rrethit të tij familjar, siç është abuzimi me miliona e miliona euro dhe dollarë të taksapaguesve amerikanë nga ish-bashkëshortja e Edi Ramës dhe bashkëshortja e tij aktuale. Auditet e para në SHBA faktojnë se paratë e taksapaguesve amerikanë u përdorën për të pasuruar elitat e korruptuara të ekstremit të majtë në vendet e tjera të botës. Në rast se ka një rast më klasik të abuzimit ekstrem me paratë e taksapaguesve të SHBA, në Shqipëri në krye të listës qëndrojnë dy zonja, Linda Rama, bashkëshortja aktuale e kryeministrit, e cila në dhjetëra e dhjetëra projekte të saj, me fondacionin Shqipëria e Hapur, me UNDP-në dhe të tjera, ka përfituar shuma marramendëse në kundërshtime flagrante me ligjet themelore të antikorrupsionit. Ajo përbën një rast unik në planet, kur bashkëshortja e kryeministrit, paguhet me paratë e taksapaguesve të vendeve të tjera dhe kryesisht të SHBA për të bërë raporte për veprimtarinë e qeverisë së burrit të vet. Ky është një rast kulmor flagrance që fakton se gjer ku arrin makutëria e enturazhit të Edi Ramës dhe se për pasurimin e tij familjar, Edi Rama nuk respekton asnjë ligj, asnjë parim kombëtar as ndërkombëtar. Edi Rama ishte i detyruar të përjashtonte bashkëshorten e tij nga çdo lloj studimi që lidhej me qeverinë e tij. Por është bërë e kundërta, jam unë që kohë më parë kam denoncuar faktin e vizitave, e shoqëruar nga ministra, dhe i kam denoncuar me emër dhe mbiemër, ku Linda Rama debatonte dhe gjente tema për projektet e studimit të saj në agjencitë dhe zyrat e qeverisë. Pra, përdoreshin ato. Aktivitet absolutisht flagrant i shpërdorimit të detyrës dhe shpërdorimit të fondeve.

Por në hierarkinë e shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve amerikanë dhe pasurimit të elitave të ekstremit të majtë në vende të ndryshme të botës, Shqipëria nxin sterrë edhe me figurën e lubisë numër 2, e cila quhet Delina Fico. Delina Fico, bashkëjetuesja aktuale e ministrit Çuçi, dhe ish-bashkëjetuesja e Edi Ramës, ka marrë shuma përrallore me projekte antikushtuese dhe antiligjore nga USAID-i për pasurimin e saj dhe kapjen e sistemit të drejtësisë kryekëput nga Rama dhe enturazhi i tij. Lubia numër 2 apo Delina Fico me këshilltarët ligjorë që kompania e saj në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, ka afruar Gjykatës së Lartë dhe sistemit të drejtësisë, ka gllabëruar nga fondet e USAID-it dhjetë milionë euro. Dhe për vete rroga dy herë më e madhe se sa e ambasadorit të SHBA në Shqipëri. Unë e kuptoj se ata që kanë vendosur këtë censurë të tmerrshme mbi vjedhjet, shpërdorimin dhe abuzimin e fondeve nga gratë e narkoqeverisë, do shpërndajnë lajmin se unë po merrem me gratë e tyre. Jo, unë nuk po merrem me asgjë tjetër veçse me fondet e taksapaguesve amerikanë që janë shpërdoruar në mënyrë të tmerrshme dhe përgjegjësi direkte kanë Edi Rama, Blendi Çuçi. Po kështu Velica. Velica me Harabelin e saj merr dhjetëra mijëra euro nga ambasada e SHBA dhe dhjetëra mijëra euro nga BE për ngjarje që nuk i bën fare. Pra, ata të cilët i angazhojnë gratë e tyre për të vjedhur dhe shpërdoruar fondet, ata janë hajdutët më amoralë mbi tokë. Ndaj dhe, duke dënuar censurën që po aplikohet në Shqipëri nga mediat e qeverisë, në një kohë kur Shqipëria nxin në mediat e SHBA dhe në deklaratat e zyrtarëve të lartë citohet e para, se ku kanë shkuar. Dhe nuk po ndalem këtu se e këtij sekti është edhe Milva. Po janë shumë. Blendi Gonxhja. Janë shumë ata. Po këta janë më pak se ato të parat. Se edhe këta i kanë futur fëmijët. Po, po. Pra, këtu prokurori nuk ka se është e tëra nën kontroll politik. Sepse një prokurori e vërtetë, e bazuar dhe e varur nga ligji, me urgjencë do kishte hetuar këto akte të rënda. Po nuk hetohen, përkundrazi këto mbrohen nga Edi Rama sikundër mbrohet çdo vjedhje e lidhur me të. Ndaj dhe i bëj thirrje FBI-së të ndërmarrë një hetim me përparësi në Shqipëri për të nxjerrë të gjitha shpërdorimet e mëdha në nivelin më të lartë qeveritar të Shqipërisë me paratë e taksapaguesve amerikanë. Ftoj Edi Ramën, që ka shkallmuar siç e shihni ju dhe nga mëngjesi gjer në darkë, në një llogare të pakontrolluar, flet përçart korr e mos lidh, t’u thotë shqiptarëve për këto akuza të rënda kombëtare dhe ndërkombëtare, që e nxijnë imazhin e Shqipërisë. Ka thënë ai një fjalë të vetme për këto? Asnjë fjalë… Garantoj qytetarët shqiptarë se një audit i plotë me ndihmën e ekspertëve më të mirë shqiptarë dhe amerikanë do bëhet lidhur me të gjitha këto abuzime dhe se përgjegjësit do marrin ndëshkimin më të merituar ligjor.

Fondet e USAID-it/ Delina Fico mori 1 milion dollarë rrogë për Reformën në Drejtësi

Etiketa: Delina FicoEdi Ramafondetlinda ramaSali Berishausaid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
AKTUALITET

Kenin e priti Edi tek parku Edenit, të dy 8 milionë euro

20:03 : 15/07/2026
AKTUALITET

Debate në Këshillin Kombëtar të PD-së, Kuçana përplaset me Berishën për Flamur Nokën

19:41 : 15/07/2026
Para

New York Times: A po lobon LaCivita tek Trump për Sali Berishën?

TË GJITHA

Përplasja me Erion Braçen, protestuesi: Më etiketoi si drogaxhi, më pas u kërcënova me 500 mesazhe

21:41 : 15/07/2026

Debati me Kuçanajn për Flamur Nokën/ Berisha: Rezoluta nuk ishte paraqitur sipas statutit

21:36 : 15/07/2026

Shqiptarja nga Frankfurti thirrje protestuesve: Hapi i parë, heqja e këtij regjimi diktatorial

21:25 : 15/07/2026

Një hap larg finales, starton supersfida Angli-Argjentinë

21:12 : 15/07/2026

50 milionë euro pa garë financiare/ ARRSH kualifikon vetëm nga një kompani për çdo lot

21:05 : 15/07/2026

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Vuçiç: Nuk pasqyron vullnetin tim

20:48 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbet girişbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş