• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balluku emëroi drejtor të KESH kunatin e prokurorit Aurel Zarka një ditë pas arrestimit

15:45 : 18/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një deklaratë për shtyp, koordinatori rajonal i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, ka ngritur një sërë akuzash mbi një zinxhir vendimesh të dyshimta që lidhen me emërimet dhe shkarkimet në sektorin energjetik.

Në qendër të kësaj skeme përmendet emri i Erind Sulos, i cili u emërua drejtor dhe administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) më 13 mars 2024, për t’u shkarkuar vetëm katër muaj më vonë pa një motivacion të qartë.

Balliu argumenton se ky largim mund të ketë lidhje me ngjarjen e bujshme të arrestimit të Fredi Belerit dhe rolin e zyrtarëve të lartë në kurdisjen e çështjes së tij.

Sipas tij, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është pjesë e kësaj skeme, e cila kulmoi me një emërim të pazakontë pas arrestimit të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, më 29 korrik 2024. Vetëm një ditë pas këtij arrestimi, bordi drejtues i KESH emëroi si drejtor të ri Erald Elezin, i cili rezulton kunati i prokurorit të arrestuar.

Kjo lëvizje ka ngritur dyshime mbi një përpjekje për të garantuar heshtjen e Zarkës dhe për të mbrojtur interesa të fshehta brenda qeverisë.

Lexo edhe:

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Deklarata e koordinatorit rajonal të Tiranës, Klevis Balliu:

Me datën 13 Mars 2024 Erind Sulo emërohet administrator dhe drejtor i ri i Koorporateës Elektroenergjitike shqiptare.

Por për habinë e të gjithëve, ai shkarkohet nga kjo detyrë 4 muaj më pas, motivacioni i shkarkimit të tij mbeti mister, pasi nuk rezultonte që ai te kishte ndonjë problem, nuk rezultonte të kishte mosmarrëveshje me ministren e Energjisë Belinda Balluku, përkundrazi ai u pa në rrethin e ngushtë të Ballukut dhe mori mbështetjen e saj pas shkarkimit.

Por motivi i shkarkimit të Erindi Sulos do mbetej mister deri sa një informacion i siguruar nga burime shikohet nga aktet zyrtare se shkarkimi i Erind Sulos mund të lidhet në fakt edhe me lojën e bërë ndaj Fredi Belerit, që rezulton se arkitektë mund të jenë, jo vetëm Edi Rama por dhe Belinda Balluku.

Në vitin 2023, dy ishin funksionaret e policisë dhe prokurorisë të cilët dyshohet se kurdisën kurthin ndaj Fredi Belerit.

Ish-prokurori i rrethit të Vlorës, Aurel Zarka, gjithashtu i lidhur me Belinda Ballukun dyshohet nëpërmjet kunatit të tij të quajtur Erald Elezi, i cili në vitin 2023 punonte në ARRSH me emërim direkt të Ballukut.

Një vit më vonë me 29 korrik 2024 ndodhi që Prokuroria e Posaçme shqiptare SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka në bazë të një procedimi të autoriteteve belge në lidhje me transkiptimet e telefonave SKY ENCRO.

Vetëm 24 orë më vonë nga arrestimi i prokurorit Zarkaj, rezulton se është mbledhur bordi drejtues i Koorporates Elektroenergjitike Shqiptare KESH dhe ka shkarkuar nga detyra drejtorin Erindi Sulo, për ta zëvendësuar atë me urgjencë me kunatin e prokurorit të arrestuar Aurel Zarka.

Nga aktet zyrtare rezulton se me datën 30 korrik 2024, bordi drejtues i KESH ka bërë emërimin e drejtorit dhe administratorit te ri të këtij institucioni Erald Elezi.

Shtetasi Erald Elezi rezulton kunati i prokurorit të arrestuar Aurel Zarka.

Ne deklarimin e pasurisë që ka bërë në institucionet shtetërore, në deklaratë gjenden dhe te ardhurat e detajuara të bashkëshortes së zotit Zarka, shtetases Suela Zarka (Elezi) e cila rezulton e bija e Hysni dhe Hurma Elezit, e datëlindjes 11 Qershor 1981.

Njësoj rezulton dhe drejtori i KESH, i biri i Hysni dhe Hurma Elezit, i lindur me 13 Janar 1992.

Pra rezulton se prokurori Aurel Zarkaj ka për grua të motrën e Erald Elezit, i cili është emëruar drejtor i KESH, 24 orë pas arrestimit të prokurorit Zarka.

Po ashtu, nga administrimi i të dhënave zyrtare rezulton se në Dhjetor 2023, dy motrat Suela Zarka dhe Algerta Elezi, kanë themeluar në Tiranë kompaninë tregtare CITY LOCKERS, ç’ka është tregues se të dy motrat me të vëllanë janë në marrëdhënie të ngushta jo vetëm si lidhje biologjike, por dhe si lidhje biznesi.

Nga sa me sipër mund të arsyetohet se urdhrin e Ramës nga pikëpamja operative e ka ndjekur Lubi Balluku.

Kur ndodhi e papritura një vit më vonë, dhe SPAK arrestoi me 29 korrik 2024 prokurorin Zarka, Belinda Balluku për 24 orë i ka emëruar e tij kunatin Erald Elezi, si drejtor të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare për t’i dhënë garanci se nuk e kishte shitur dhe as e kishte lëshuar.

Erald Elezit i është dhënë aseti më i rëndësishëm i infrastrukturës kritike të energjisë, mbase si garanci që Aurel Zarka të mos flasë dhe të mos tregojë të vërtetat që di ai.

U bëjmë thirrje organeve ligjazbatuese që të hetojnë lidhjet e Belinda Ballukut me këto aksione.

Etiketa: Aurel ZarkaBalliuKESHkunatiopozitaPDqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
RAJONI

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Fushata për Tiranën/ Florian Binaj prezanton planin e veprimit me përfaqësuesit e opozitës

16:00 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
Para

Peng i pazareve PS-PD, shtyhet përsëri zgjedhja e Avokatit të Popullit

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com