• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi/ I shesin apartamentin në bashkëpronësi dhe ndërrojnë bravat, hyn me polici

21:55 : 17/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë, ku takohet me zonjën Gjeladina Ramadani, e cila në vitin 1993 privatizoi një dhomë në një apartament në këtë qytet. Dhoma tjetër e të njëjtit apartament, u privatizua nga Sulbena Balili.

Pas 30 vitesh, Balili e shet pjesën e saj takuese, por në dokumentet e shitjes është e gjithë sipërfaqja e apartamentit. Si të mos mjaftonte kjo, Gjeladina tregon se kur u bë shitja, ajo nuk mundi të futej në dhomën e saj, pasi pala tjetër ndryshoi bravat e ajo hyri me polici.

“Kemi 20.17 unë dhe 20.17 ajo. Ajo e ka shitur pjesën të gjithën. E ka shitur gjithë hyrjen. 10 ditë unë kam ngelur pa çelës se i kishte ndërruar. Erdha të futesha në banesë dhe e gjeta të mbyllur, kishte ndërruar bravën. Gjërat e mia i ka shkatërruar fare dhe ato dyer i kam bërë unë, nuk i ka bërë ajo”, tha pwr mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

Në Tetor 2024 Kledion Zenelaj bleu apartamentin nga Sulbena Balili dhe Kledioni thotë se ka blerë 40 metra katrorë e ka bërë dhe certifikatën e pronësisë.

Gazetarja: Zoti Kledian ju keni blerë një apartament nga zonja Sulbena Balili në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë?

Lexo edhe:

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google ndaj miqve të Ramës

Kledion Zenelaj: Po, po! Unë e kam blerë para se ta shikoja. 

Gazetarja: Ju zonja Sulbena ju është prezantuar si pronare e vetme e apartamentit?

Kledion Zenelaj: Mua më ka thënë, që kam një apartament për të shitur.

Gazetarja: Nuk të ka thënë që ka dhe një bashkëpronare?

Kledion Zenelaj: Mua më ka thënë zonja në fjalë, që kam pasur dhe një shoqe në këtë shtëpi. Unë e kam me 40m2 certifikatën e shtëpisë. Kam folur dhe me zonjën, më mbrapa, pasi e mora vesh, kam marrë dhe zonjën në fjalë të shtëpisë, i kam thënë hajde këtu, sepse kështu ka dalë, si do ia bëjmë? Do ta marrësh ti shtëpinë? Pasi unë e mora vesh. Do ta mbash ti këtë dhomën, apartamentin, apo do më japësh ti tënden?

Gazetarja: Ti si blerës i bie që blerë vetëm shtëpinë e Sulbenës?

Kledion Zenelaj: Unë kam blerë 40m2, po ta shikosh lexon aty, 40m2.

“Stop” pati një komunikim dhe me Sulbena Balilin, e cila pohoi atë që tha dhe zonja Gjeladina.

Gazetarja: Tani si është puna, sa metra ke ti dhe sa metra ka ajo?

Sulbena Balili: Ne kemi pasur atë apartamentin të dyja bashkë, por secila ka pasur pronën e vet. Unë kam pasur dhomën 40m2 , nuk e di, sa është ajo, se nuk e kam vrarë mendjen, po dhoma është e madhe dhe ajo zonja ka pas kuzhinën, që është rreth 20m2. Banjon dhe korridorin i kemi pas të dyja të përbashkëta. Unë e shita pjesën time, se me duhej.

Gazetarja: Ju pretendoni se ai apartamenti është 40 metra për ty dhe 40 metra për Gjeladinën?

Sulbena Balili: Është me dokumente.

Gazetarja: Unë isha tek apartamenti dhe nuk mund duk aq i madh sa për të shkuar në 80 metra katrorë.

Sulbena Balili: Tani sesa kanë vënë ata, unë e kam siç është bërë privatizimi, se ç’kanë bërë ata gabim në matje, unë s’mbaj përgjegjësi, se ata i kanë bërë me inxhinierë, punët e tyre.

Gazetarja: E keni vënë në dijeni blerësin aty, që ai ka vetëm një dhomë dhe jo gjithë apartamentin?

Sulbena Balili: Po, po, po!

Noterja Niada Çela që ka bërë shitjen thotë se çdo gjë e ka bërë konform rregullave e ligjeve. Rezulton se për të njëjtin apartament, janë hapur 2 numra pronësie dhe sipërfaqja nuk korrespondon me realitetin. Tani pritet një zgjidhje nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Noterja: Më erdhi një zonjë me vërtetim hipotekor. Kam këtë pronësi. Si e ke fituar? Në 91-shin kam qenë beqare, jam vetëm pronare. Shumë mirë! Më sill certifikatë pronësie. Më sill vërtetim, si je bërë pronare. Mi solli të gjitha të arkivit. I aplikova në hipotekë, më erdhi certifikatë e re. I aplikova për rifreskim, më erdhi me datë të re, bëra shitjen. Aplikova në emër të blerësit, erdhi certifikata.

Noterja: Ti aplikove për rifreskim në hipotekë?

Qytetari: Po dhe doli.

Noterja: Dhe ça të erdhi?

Qytetari: 40 metra!

Noterja: Në emër të kësaj?

Qytetari: Po!

Noterja: Edhe ndryshon fraksioni. Po ku i gjetën ata, pastaj dy pasuri brenda një apartamenti?/tvklan

Etiketa: apartamentibashkëpronësipolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Punonjësi u masakrua me gurë në kokë te Syri i Kaltër, arrestohet autori, procedohen 3 persona

21:52 : 12/07/2026
AKTUALITET

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google ndaj miqve të Ramës

12:02 : 10/07/2026
AKTUALITET

Koncerti i Kanye West do paralizojë Tiranën! Policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

18:17 : 09/07/2026
AKTUALITET

6 pika këmbimi valutor pa licensa në Berat/ 11 masa sigurie, sekuestrohen mbi 215 mijë euro

17:55 : 09/07/2026
AKTUALITET

Java e 6-të, si po ndryshon protesta, nga flamingot tek lodhja që nuk dorëzohet

19:24 : 08/07/2026
AKTUALITET

39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, sulmon edhe policinë/ Detajet e para

18:40 : 08/07/2026
Para

FOTOLAJM/ Berisha editon foton e Ramës në Facebook

TË GJITHA

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş