• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rubio: Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Putini është serioz për paqen

21:44 : 16/02/2025
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha të dielën se në ditët e ardhshme do të përcaktohet se sa serioz është presidenti rus Vladimir Putin për paqen në Ukrainë, ndërsa zyrtarët amerikanë nisen për në Arabinë Saudite për takime me zyrtarët rusë.

Kryediplomati i Amerikës hodhi poshtë gjithashtu shqetësimet evropiane se janë përjashtuar nga bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke thënë në një intervistë me CBS se procesi i negociatave është ende në fazat paraprake.

Më herët të dielën, agjencia Reuters njoftoi se zyrtarët amerikanë u kishin dorëzuar zyrtarëve evropianë një pyetësor ku ndër të tjera kërkonin të dinin ndër të tjera, se me sa trupa mund të kontribuonin për zbatimin e një marrëveshjeje paqeje.

Por asnjë aleat evropian nuk ishte ftuar në Arabinë Saudite, ku zyrtarët rusë dhe amerikanë pritet të nisin bisedimet në fillim të javës lidhur me rrugët për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Presidenti Trump bisdeoi me Vladimir Putinin javën e kaluar dhe Vladimir Putin u shpreh i interesuar për paqen, ndërsa presidenti shprehu dëshirën e tij që t’i jepet fund konfliktit në një mënyrë të qëndrueshme dhe që ruan sovranitetin ukrainas”, tha zoti Rubio në një intervistë për televizionin CBS.

Lexo edhe:

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

SHBA tërheq trupat nga Lituania

“Natyrisht kjo duhet të pasohet me veprime konkrete, kështu që javët dhe ditët e ardhshme do të përcaktojnë nëse është diçka serioze apo jo. Në fund të fundit, një telefonatë nuk sjell paqen”, tha ai.

I dërguari amerikane për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, do të nisen për në Arabinë Saudite të dielën në mbrëmje, tha zoti Witkoff në një intervistë për Fox News më herët gjatë ditës. Sekretari Rubio tha se ai ishte planifikuar gjithsesi të shkonte në Arabinë Saudite për shkak të një udhëtimi zyrtar në rajon. Përbërja e delegacionit rus ende nuk është finalizuar, tha zoti Rubio.

A DO TË KETË ROL EVROPA NË BISEDIMET E PAQES?

Sekretari Rubio dhe këshilltari Witkoff hodhën poshtë shqetësimet se Ukraina dhe udhëheqësit evropianë nuk do të kenë rol në negociatat e paqes, pavarësisht se i dërguari i zotit Trump për Ukrainën, Keith Kellogg, sugjeroi pikërisht një gjë të tillë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.

Zoti Witkoff tha në intervistën për Fox News se zyrtarët ukrainas kishin takuar disa zyrtarë amerikanë gjatë konferencës, ndërsa Presidenti Trump kishte biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy javën e kaluar.

Zoti Rubio tha se ukrainasit dhe evropianët e tjerë do të jenë të përfshirë në çdo proces kuptimplotë negociatash.

“Nëse rezulton të jenë negociata reale dhe nuk jemi ende në atë pikë – por nëse kjo do të ndodhë, Ukraina do të duhet të jetë e përfshirë sepse ata janë ata që u pushtuan (nga Rusia) dhe evropianët do të duhet të përfshihen sepse kanë sanksione ndaj Putinit dhe Rusisë. Thjesht nuk jemi ende në atë pikë”, tha zoti Rubio.

Ndërkohë Presidenti francez Emmanuel Macron do të mbajë të hënën një takim urgjent të nivelit të lartë të udhëheqësve evropianë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe sigurinë evropiane, në përpjekje për një përgjigje konkrete për qasjen e Presidentit amerikan Donald Trump ndaj konfliktit.

Shqetësimi kryesor i tyre është se mund të humbin sigurinë se mund tp mbështeten tek mbrojtja ushtarake e Shteteve të Bashkuara dhe se zoti Trump mund të arrijë një marrëveshje paqeje për Ukrainën me presidentin rus, me lëshime në kurris të Kievit dhe që mund të cenojë sigurinë më të gjerë kontinentale evropiane.

I pyetur nëse kishte diskutuar për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë gjatë një telefonate të shtunën me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, Rubio nuk pranoi ta konfirmonte një gjë të tillë, duke thënë thjesht se ata “nuk hynë në detaje”.

Pas telefonatës, Moska tha se të dy kryediplomatët kishin diskutuar për heqjen e “barrierave të njëanshme” të vendosura nga administrata e mëparshme amerikane në marrëdhëniet me Rusinë.

Zoti Rubio tha se ai kishte ngritur gjatë telefonatës çështjen e kushteve “të vështira” në të cilat funksionon ambasada amerikane në Moskë dhe kishte thënë se për të pasur përparim në arritjen e paqes në Ukrainë, si Rusia ashtu edhe SHBA-ja do të kenë nevojë për ambasada që funksionojnë siç duhet në vendet reciproke./ VOA

Etiketa: paqerubioSHBAUkraine

Lajme të lidhura

BOTA

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026
BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

Negociatat mund të zhbllokojnë përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në BE

19:41 : 02/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Para

Vendosen tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe

TË GJITHA

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom