Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 34 vjeç, pasi ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij”, njofton policia.
Gjithashtu policia bëri me dije se ka proceduar penalisht tre të rinj të moshave 17, 18 dhe 24-vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.
Si pasojë e sherrit, 17-vjeçari ka mbetur i dëmtuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. D, 18 vjeç, K. S., 24 vjeç dhe për një 17 vjeçar, pasi në rrugën “Kastriotët”, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin.
Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë shtetasi K. S dhe 17-vjeçari, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë“, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme..