• Kontakt
Friday, August 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një gjetje e ONM ekspozon bisedat telefonike mes prokurorit Preçi dhe Arben Frrokut

19:02 : 13/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i Posaçëm pranoi si provë një gjetje të paraqitur nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, sipas së cilës prokurori Valentin Preçi ka pasur komunikime të hershme telefonike me Arben Frrokun, ndryshe nga ç’kishte pretenduar para vetingut.

Gjatë seancës publike të zhvilluar në KPA për çështjen e prokurorit të Tiranës, Valentin Preçi, të enjten më 13 shkurt, palët paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, që kishte të bënte me disa telefonata të kryera mes subjektit të rivlerësimit dhe të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frrokut, biseda të cilat kanë ndodhur para se të udhëtonin për në Mal të Zi së bashku. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani deklaroi se kjo gjetje tregonte se, ndryshe nga sa kishte deklaruar Preçi gjatë gjithë hetimit administrativ, në KPK dhe shqyrtimit në Kolegj, ata kishin pasur komunikime.

Preçi pretendoi më herët se nuk kishte njohje të mëparshme me Arben Frrokun dhe një udhëtim me makinë në qershor të vitit 2012 kishte qenë rastësor.

Dumani vërejti se të dhënat për komunikimet telefonike gjendeshin në dosjen penale në ngarkim të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Frroku. Sipas Dumanit, në prill të vitit 2012, Arben Frroku ka kryer tre thirrje drejt numrit celular të Preçit, ndërsa ky i fundit dy thirrje dhe rezulton që të kenë biseduar.

Drejtuesi i SPAK kërkoi që deklarimet e subjektit se nuk ka pasur njohje me Frrokun të konsiderohen si sjellje që pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke theksuar se këto veprime bien ndesh me etikën e magjistratit. Ai solli në vëmendje se kur deklarimet e rreme bëhen para prokurorit apo gjykatës, atëherë konsiderohen vepër penale.

Lexo edhe:

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

Dumani paraqiti si shembull rastin kur një prokuror i merr deklarimet një qytetari të thjeshtë dhe i kërkon të thotë vetëm të vërtetën, duke i bërë të ditur se nëse rezulton ndryshe procedohet penalisht. Ai theksoi se kur një prokuror në cilësinë e subjektit të rivlerësimit, që në fillim të hetimit administrativ e deformon të vërtetën, atëherë bie ndesh me etikën që duhet të ketë dhe duhet të vlerësohet në këtë drejtim.

Prokurori Valentin Preçi nuk ishte i pranishëm në seancë, por ai u përfaqësua nga avokatja e zgjedhur prej tij, Romina Zano. Avokatja Zano kërkoi që kjo gjetje të mos konsiderohet, duke theksuar se nuk ishte administruar sipas parashikimeve ligjore të procesit të vetingut të magjistratëve.

Ajo argumentoi se Komisioni dhe Kolegji, janë të vetmet institucione që mbartin të drejtën dhe përgjegjësinë për të kërkuar e marrë prova nga të gjthë institucionet, si edhe të vlerësojnë e marrin vendime. Sipas saj, Komisioneri Publik, mbart të drejtën për të paraqitur ankim dhe se në kuadër të një procesi të rregullt ligjor, është i detyruar që kompetencën e tij t’a mbështesë vetëm në aktet dhe provat e administruara gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit në KPK. Zano deklaroi se në këtë rast, përgatitja e praktikës shkresore mbi të cilën është paraqitur më pas gjetja nuk është konkluzion i veprimeve hetimore të KPK apo hetim gjyqësor i Kolegjit.

Avokatja e cilësoi jo në përputhje me ligjin çdo iniciativë të jashtme për të administruar e më pas paraqitur prova në gjykim. Në vijim, Zano paraqiti një arsyetim ligjor lidhur me rrethanat kur një subjekt rivlerësimi gjendet në kushtet e kontaktit të papërshtatshëm, duke vërejtur se duhet që personi në fjalë të jetë i proceduar për krim të organizuar, që hetimi ndaj tij të ketë publicitetin e duhur e që subjekti rivlerësimit të ketë dijeni për atë hetim, si dhe që takimi mos të jetë rastësor. Ajo e cilësoi të pabazuar dhe të padrejtë pretendimin e ngritur prej drejtuesit të SPAK ndaj Preçit. Zano paraqiti disa prova për të vërtetuar qëndrimin e parashtruar, që u administruan prej Kolegjit. Ndërkohë, KPA pranoi si provë edhe gjetjen e ONM-së, ndërsa dy denoncime të tjera nga publiku nuk u administruan. Në përfundim, KPA vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe e shtyu seancën për më datë 18 shkurt, në orën 09:00, për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin e paraqesin konkluzionet përfundimtare.

/BIRN

Etiketa: ALTIN DUMANIArben Frrokubisedat telefonikekolegjikontaktekpaonmprokuroritelefonValentin Preçiveting

Lajme të lidhura

Në foto: Ceno Klosi në SPAK
AKTUALITET

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

22:00 : 31/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

15:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

“Pandora”/ SPAK zbërthen skemën e mashtrimit me Call Center, prokurori: 8 masa arresti

15:22 : 31/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

22:50 : 29/07/2025
AKTUALITET

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

17:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Drafti i Kodit Penal, Kryeprokurori Cela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

14:31 : 29/07/2025
Para

Mesfushori Kristian Asllani drejt Bolognës, Interi merr Kastron

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com