• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Masakra” me fondet e shëndetësisë, Ministria i jep 8.5 mln euro “Rejsi Farma” pa garë

21:07 : 13/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompania farmaceutike “Rejsi Farma” në fund të vitit të kaluar duket se janë përfshirë në një procedurë prokurimi publik, për të cilin ka dyshime të forta për fitues të paracaktuar.

Nga buxheti i shtetit janë hedhur 8.5 milionë euro për vetëm 4 medikamente që u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh.

Ndërkohë që çdo ditë pacientët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, përballen me mungesën e medikamenteve bazike dhe janë të detyruar që të dalin në farmacitë jashtë spitalit për të blerë qoftë dhe 1 termometër apo ventolinë për aerosol, Ministria e Shëndetësisë bën një tender të dyshimtë.

Ministria e Shëndetësisë në fund të vitit 2024 ka realizuar 15 tendera me vlerë 9,3 milionë euro për blerjen e medikamenteve dhe në 4 prej tyre fituese është shpallur e njëjta kompani, Rejsi Farma, e cila është shpallur fituese pa garë.

Kjo procedurë është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik në 2 dhjetor të 2024 dhe mban datën e mbylljes 6 janar 2025. Objekti saj ishte blerja e barna spitalore për trajtimin e sëmundjeve tumorale të linjë së dytë, sëmundje gjenetike, sëmundje të gjakut, etj.

Lexo edhe:

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin më të ulët që nga 2017-ta

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

Ky tender ishte i ndarë në 15 lote dhe fituesit janë bërë publik në 10 shkurt 2025. Buxheti i vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e këtyre barnave me rëndësi të veçantë terapeutike dhe inovatore, sipas ministrisë, ishte 9,3 milionë euro pa TVSH.

Por zërat me vlerën më të lartë ishin të përqendruar vetëm në 4 lote, lotin nr 5, 6 ,7 dhe 8, të cilat në total kapin vlerën e 8,5 milionë eurove pa TVSH vetëm për blerjen e 4 medikamenteve, të cilat do t’u shërbejnë një numri shumë të vogël pacientësh.

Procedura për këto lote është me flamur të kuq. Pra të 4 lotet mbajnë flamurin e kuq, që do të thotë se prokurimi është zhvilluar me një konkurrent të vetëm.

Konkurrenti i vetëm që mori pjesë në këtë garë të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe që fitoi mbi 90% të buxhetit që kjo ministri vuri në dispozicion të Qendrës Spitalore Universitare për të mbuluar nevojat e saj me medikamente, i mori kompania Rejsi Farma. Kjo kompani do të furnizojë QSUT për një periudhë 2 vjeçare. Këto 4 lote të fituara nga Rejsi Farma pa konkurrentë të tjerë, ishin 8,5 milionë euro. Për 11 lotet e tjera buxheti i vënë në dispozicion nga ministria për blerjen e medikamenteve që kanë nevojë pavionet e QSUT-së është rreth 800 mijë euro pa TVSH.

Por çfarë barnash janë, përse janë kaq të shtrenjta dhe sa pacientë do të përfitojnë nga ky tender i zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë?

Ministria justifikohet duke thënë se numri i pacientëve që përfitojnë kurim nga ky tender i referohet kërkesës dhe argumentimit nga shërbimet përkatëse pranë qendrave spitalore.

Ministria thotë se kjo është një marrëveshje kuadër, pra një marrëveshje midis një autoriteti dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë, por në rastin e tenderimit të këtyre 4 loteve, konkurrenti i vetëm, ka qenë vetëm Rejsi Farma, e cila në të gjitha rastet ka ofruar rreth 98% të fondit limit.

Po a kishte alternativa më pak të kushtueshme për këto medikamente?

Loti i 5 për barin Ixazomib, është tenderuar më një fond prej prej 5.7 milionë euro ose 563 milionë e 536 mijë lekë. Është me flamur të kuq dhe fondi limit ka qenë 563 milionë e 536 mijë lekë. E vetme në këtë tender ka qenë Rejsi Farma e cila u shpall fituese me ofertën e saj prej 557 milionë e 707 mijë lekë ,pra 99% e vlerës limit. Ky medikament do t’u shërbejë vetëm 50 pacientëve

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ky bar, Ixazomib 2.3 mg është kërkuar nga shërbimi i Hematologjisë dhe konfirmuar nga drejtoria e QSUNT, për trajtimin e hemopative malinje. Është medikament i linjës së dytë, pra terapi që përdoret në rastet kur terapia e linjës së parë nuk ka funksionuar.

Përdoret në trajtimin e mielomës së shumëfishtë, një lloj kanceri i gjakut. Pra, ky bar është i nevojshëm për pacientët të cilëve iu dështon linja e parë e trajtimit ose kanë rikthim të sëmundjes.

Ministria pranon se qendrat spitalore disponojnë një medikament që mund të përdoret për trajtimin e të dy linjave të sëmundjes. Por ka marrë masa për pacientët të cilët nuk kanë pasur përmirësim nga terapia aktuale ose që kanë pësuar rikthim të sëmundjes. Ky medikament që i kushton buxhetit të shtetit 557 milionë lekë mund të mbulojë nevojat për rreth 50 pacientë në vit.

Loti 6 u tenderua blerja e medikamentit Risdiplam. Edhe ky lot është me flamur të kuq, fituar përsëri nga Rejsi Farma si konkurrent i vetëm. Fondi limit ishte 38 milionë e 863 mijë lekë, Rejsi Farma ofroi 38 milionë e 797 mijë lekë ,pra pothuajse sa fondi limit.

Ky medikament përdoret tek pacientët që vuajnë nga atrofia muskulare dhe sipas ministrisë 2 pacientë e kanë të domosdoshëm këtë trajtim.

Loti 8 medikamenti Lanadelumab, i cili u tenderua me një fond prej afro 1 milionë euro ose 106 milionë e 153 mijë lekë pa TVSH. U fitua përsëri nga Rejsi Farma me një ofertë të saj shumë pranë fondit limit. Rejsi Farma ofroi 90 milionë e 370 mijë lekë pa TVSH.

Ky medikament përdoret për kurimin e pacientëve që vuajnë nga angioderma hereditare

Ministria e Shëndetësisë justifikohet duket thënë se ky bar është kërkuar nga shërbimi i Alergologjisë dhe Imunologjisë klinike dhe përdoret për parandalimin afatgjatë të atakeve të angiodermës hereditare, por nuk jep asnjë koment mbi numrin aktual të pacientëve që përfitojnë nga ky medikament.

Aktualisht në Shqipëri ka vetëm 30 pacientë të diagnostikuar me angioderme hereditare dhe nga ky trajtim që i ka kushtua buxhetit të shtetit rreth 1 milionë euro pa TVSH, përfitojnë vetëm 3 pacientë.

Emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje në Komisionin e Barnave dhe Pajisjeve mjekësore mbi regjistrimin e këtyre medikamenteve në Republikën e Shqipërisë dhe cilat kompani kanë patentë për Shqipërinë. Gjithashtu një kërkesë Fiksi ia drejtoi edhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për çmimin me të cilën këto barna futen në Republikën e Shqipërisë, si dhe a është kjo hera e parë që ministria ka tenderuar këto medikamente? Pyetja tjetër e Fiksit drejtuar ministrisë ishte nëse fituesja Rejsi Farma është e vetmja kompani që i ka sjell edhe më përpara këto barna. Por deri më sot asnjë nga këto institucione nuk ka kthyer përgjigje.

Gazetarët e Fiksit trokitën edhe në drejtorinë e QSUNT për të mësuar më shumë mbi listën e barnave që kanë hartuar shefat e shërbimeve, meqenëse ministria ishte bazuar në këto lista për tenderin. Por edhe këtu pyetjet mbeten pa përgjigje.

Fiksi kontaktoi edhe me fituesen e tenderit, Rejsi Farma. Përfaqësuesit e saj pranojnë se janë të vetmit në tregun shqiptarë që kanë patentën nga kompanitë prodhuese për 4 medikamentet e tenderuara.

Pra ministria shpalli një procedurë tenderimi ku ftonte që operatorët të merrnin pjesë, ndërkohë që i vetmi operator i autorizuar në Shqipëri për të futur medikamentet tenderuese ishte Rejsi Farma. Duke e bërë në këtë mënyrë fituesin e paracaktuar.

Etiketa: 8.5 milion eurobuxhetiMerita Sheqiministria e shendetesisepa garëRejsi Farmatendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët paguajnë nga xhepi, fondet për shëndetësinë në nivelin më të ulët që nga 2017-ta

18:32 : 22/05/2025
AKTUALITET

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-a

09:28 : 22/05/2025
AKTUALITET

Mashtrimet/ Buxheti nuk mjafton as për gjysmat, premtime e Ramës me faturë mbi 29 mld euro

17:34 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
Para

Kapiteni në dyshim kundër Egnatias, gati rikthimi i afrimit të janarit te Partizani

TË GJITHA

Këmbimi valutor 30 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 30/05/2025

Temperaturat rriten ndjeshëm, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:08 : 30/05/2025

Investimet “lule mos me prek”! Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3 muaj

08:02 : 30/05/2025

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com