• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Veliaj e ka vendin në burg, ka vjedhur 130 mln euro për një djegës që nuk ekziston

13:05 : 13/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në Kuvend se nuk mund të mbrohet një njeri si Erion Veliaj që ka vjedhur 130 milionë euro të qytetarëve të Tiranës me një djegës që nuk ekziston.

“Edhe ti zonja Pëllumbesha je një laliste e çmendur prandaj dhe e lë atë të bëjë apologjinë e një prej hajdutëve më të mëdhenj të kohërave.

Të dalësh këtu të mbrosh njeriun, i cili vetëm fustane grash dhe të brendshme të tyre, ka vjedhur dhe shpërdoruar 960 mijë euro dhe qindra mijëra të tjera që i kam aty, që nuk ia ka përfshirë fare prokurori, ia ka amnistuar, kur e di që pensionistët marrin një pension që nuk u mjafton për një javë ilaçe, do të thotë se ndërgjegjja njerëzore është fshirë… është zëvendësuar me llojin e një specie tjetër, specie hajdutësh.

Se kush në këtë tokë nuk mund të flasë për një njeri që ka vënë firmat mbi një objekt për të cilin qytetarët e Tiranës kanë paguar 130 milionë euro dhe nuk ekziston.

Cila është ndërgjegjja këtu?

Lexo edhe:

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

Sepse i ka vjedhur kreu i juaj me Erion Veliajn.

I ka vjedhur. Ku janë 130 milionë euro të zhdukura?

A nuk ishte ai i zotuar me firmë që do të mbikëqyrte çdo muaj punimet?

Ku janë?

Ku janë 1 milion pemë të mbjellura? Absolutisht më shumë gënjeshtra se sa qime në mjekrën tënde, pastor. Ti habit kombin me atë që bën.

Po ç’lidhje ke ti me Biblën kur del e flet këtu si i pafe?

Si mund të mbrohet Erion Veliaj, më thoni ju mua këtu? Si mund të mbrohet?

Si mund të mbrohet kur janë shpenzuar vetëm në garderobë njëlloj sa Lejla Asadi sipas agjencive ndërkombëtare?

A jeni ju përfaqësues të qytetarëve apo kryehajnave të Tiranës dhe botës?

Si mund t’i lejosh të flasin këtu në këtë mënyrë për një njeri, i cili vuri modelin e vjedhjes 100 përqind të 5D?

Po këta të 5B ku janë? Ulsiu është një, ku janë të tjerët?

Dy kanë ardhur këtu, të tjerët ia kanë mbathur se keni frikë.

A e dini ju sa pallate ka prishur Erion Veliaj me Maznikun e tij për të marrë 100 përqind paratë e vjedhura të tërmetit dhe për të dyfishuar katet për të vjedhur me to?

Po si flet në këtë mënyrë? As avokati i tij nuk flet siç flet ti…

Sepse ti duket se noton në përfitimet e tij.

Duhet një hetim i hollësishëm. Nuk mjafton e shkuara jote si pastor si certifikatë pastërtie. Me fjalën që mbajte këtu, ke nevojë për një kontroll me lupë të çdo pasurie dhe çdo gjëje.

A mundet të dalë njeriu të bëjë avokatinë e atij, i cili krijoi modelin e vjedhjeve të prokurimeve 100 përqind me firmat e tij?

A mundet?

A e more vesh që u gjetën 95 mijë euro në prerje 500-she?

Damian, se ti e di se janë prerjet e trafikantëve. Ulsiu e di më mirë se atë 500 mijëshen ashtu ta kishin dërguar ty ata. E kishin në prerje 500 mijëshe, ca edhe të mykura. Çantën Louis Vuitton e more më vonë.

Pastaj flasin në këtë mënyrë këta.

Po si mund të flasësh në këtë mënyrë ti për një njeri, i cili vetëm me dherat dhe inertet përvetëson 70 milionë euro?

A ka Zot mbi tokë që i pranon këto?

Të zhduket objekti 130 milionë euro i një populli të varfër dhe ti del e reciton këtu për pyllin e parkut të Tiranës që e shpall 1 milion drurë dhe nuk janë as 10 mijë?

A mund të përdoren këto forma për të mashtruar qytetarët në këtë mënyrë?

A nuk është krim?

Ku shkoi ky Igli që firmosi me Blinken protokollin e censurës. Ai ishte protokolli i censurës Damian. Tek Blinken do të shkojë edhe ky.

Prandaj ia hoqi Rama fotografitë. Fotografitë t’ia heqë Rama, por ai do përfundojë para drejtësisë amerikane. Ky do përfundojë para drejtësisë amerikane dhe shqiptare. Po, po Damian.

Bashkë me atë, ministrin e jashtëm. Erdhi në vizitë dhe na firmosi të ngremë komisionin Braçe, komisionin e censurës.

A e morët vesh sot, Jorgo Goro dënohet 3 vite burg?

Olta, ku je? A e di se u dënua për tokën tënde ai?

Pra, Olta mbrohet këtu, Jorgoja me tre vite dënim për tokën publike që vodhi Olta me të shoqin.

Kur u bë Kuvendi i Rithemelimit, ata që u morën me skenën, kontraktuan një kompani, më thanë se është më e mira.

Kur më vonë del Lul Brava dhe bën denoncimin, e ndihmoi Rama me burrin e Gjylametit.

Pyes unë, ai ortak ishte, më thanë. Si e morëm atë? Ishte e vetmja kompani që mund ta bënte në cilësinë e duhur, më thanë.

Tani Skrapi nis hetimin pas urdhrit të Eskobarit të Ramës, të Blinkenit dhe Juri Kimit e me radhë.

Nis hetimin për Rithemelimin dhe i del që njëri ortak i kompanisë që kishte bërë skenën tonë ishte bashkëshorti. Nuk guxoi ta thërriste njëherë. Thirri ortakun tjetër.

Absolutisht po. Ortaku tnjetër u thirr, u mor në proces, por problemi ishte se ai kishte zbatuar ligjin.

Por çështja është se atë nuk guxuan ta thërrasin. Por mjafton se ishte bashkëshorti i Gjylametit dhe nuk guxuan ta thirrin.

Kjo nuk përfundon kurrë.

Kjo përfundon më 14 maj kur të shkoni atje ku e keni vendin të gjithë,” tha Berisha.

Etiketa: BerishadjegesVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025
AKTUALITET

Sa mandate do të marrë PD? Berisha: Jam i bindur për fitoren

22:21 : 09/05/2025
AKTUALITET

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025
AKTUALITET

“LaCivita e shkallmoi”/ Berisha: Më 12 Maj, Rama do t’i bjerë tavolinës me kokë

20:56 : 09/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
AKTUALITET

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025
Para

Berisha: Jorgo Goro u dënua për tokën që vodhën Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com